“Mund të themi padyshim se rënia avionit në Sinai ishte akt terrorist”. Kjo është deklarata që ka dhënë Alexandër Bortnikov, kreu i shërbimeve sekrete ruse. Ky njoftim erdhi mbas takimit me presidentin rus Vladimir Putin.
Prononcimi u postua në websiten e Kremlinit pak minuta më parë në gjuhën ruse.
Bortnikov tha se hetuesit kanë studiuar sendet personale, bagazhet në bord.
Një bombë e improvizuar e mbushur me 1 kg TNT, shpërtheu në mes të ajrit çka shpjegoi përhapjen e pjesëve të avionit mbi një distancë të madhe.
Është hera e parë që Kremlini jep njoftimin se ka të dhëna që një bomb rrëzoi avionin.
Javën e kaluar ishte Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Philip Hammond i cili tha se ishte një mundësi e madhe që shteti islamik të kish rrëzuar avion rus.
Avioni rus Airbus A-321 me 224 persona në bord i nisur nga një resort turistik në Sharm El Sheik në Detin e Zi, me destinacion Shën Petërburgun, u rrëzua në pjesën qendrore të gadishullit. Nga përplasja nuk rezultoi asnjë i mbijetuar.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com