Rusia rrëzon 3 raketa ukrainase mbi Urën e Krimesë

Rusia rrëzon 3 raketa ukrainase mbi Urën e Krimesë

1691839317_ijhtry.jpg

Dy raketa ukrainase u rrëzuan të shtunën nga mbrojtja ajrore ruse mbi Urën e Krimesë, një infrastrukturë e rëndësishme civile dhe ushtarake që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar, njoftuan autoritetet pro-ruse.

"Dy raketa ukrainase u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore pranë ngushticës së Kerçit. Ura e Krimesë nuk u dëmtua", tha kreu i Krimesë Sergei Aksionov në Telegram.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha gjithashtu se kishte penguar një tentativë sulmi nga dronët ukrainas që synonin gadishullin e Krimesë.

“Natën e kaluar tentativa për sulm terrorist të regjimit të Kievit me 20 dronë kundër objektivave në territorin e gadishullit të Krimesë dështoi”, tha Ministria e Mbrojtjes në Telegram.

Para disa minutash, një tjetër raketë ukrainase u rrëzua mbi ngushticën e Kerçit në Krime, deklaroi lideri i Krimesë, Sergej Aksyonov.

20 dronë ukrainas u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe 6 të tjerë nga lufta elektronike, shtoi ai.

Pamjet janë shpërndarë edhe në rrjete sociale sidomos në Twitter nga njerëzit që kanë qenë të pranishëm.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina godet me tre raketa urën e Krimesë! Moska: Ne do të përgjigjemi


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti