Rusia sanksionon edhe 25 shtetas amerikanë, mes tyre 2 aktorët e Hollywood-it Sean Penn dhe Ben Stiller

Rusia sanksionon edhe 25 shtetas amerikanë, mes tyre 2 aktorët  e Hollywood-it Sean Penn dhe Ben Stiller

Sean Penn dhe Ben Stiller

Rusia ka shtuar 25 shtetas tjerë amerikanë në listën e sanksioneve, duke përfshirë aktorët e Hollywood-it, Sean Penn dhe Ben Stiller.

Tensionet mes Moskës dhe Perëndimit sa shkojnë e rriten pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme në Moskë ka thënë përmes një deklarate më 5 shtator se ky vendim është marrë si përgjigje ndaj “sanksioneve të Perëndimit kundër shtetasve rusë”.

Në listën e sanksioneve të Rusisë përfshihen anëtarë të Kongresit amerikan, figura zyrtare, përfaqësues të grupeve biznesore dhe të instituteve tjera. Aty përfshihen edhe aktorët Stiller dhe Penn, të cilët kanë kritikuar ashpër luftën e Moskës në Ukrainë.

Penn ka qenë në Ukrainë për të incizuar një dokumentar kur ka nisur lufta më 24 shkurt, si dhe ka vizituar rajonet Buça dhe Irpin, zonat ku kanë ndodhur mizoritë kundër civilëve nga forcat ruse. Moska ka hedhur poshtë akuzat e ka shënjestruar civilët, pavarësisht të dhënave ekzistuese. Stiller madje ka takuar edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në Kiev, duke e quajtur atë “hero”.

Deri më tani, Rusia ka sanksionuar 1.073 shtetas amerikanë. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera, kanë goditur Rusinë me sanksione të ashpra, prej shpërthimit të luftës./REL


Lajmi kryesor:

Ushtria e Kievit merr nën kontroll 3 vendbanime në rajonin Donjeck dhe në jug! Pro-rusët në Kherson: Pezullohet mbajtja e referendumit në Ukrainën jugore


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd