Rusia tha se më 18 tetor ka këmbyer 95 ushtarë ukrainas, që ishin mbajtur robër, me numrin e njëjtë të ushtarëve rusë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Si rezultat i procesit negociues, 95 ushtarë rusë janë kthyer” nga Ukraina, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Moska bëri të ditur se po ashtu ka dorëzuar 95 ushtarë ukrainas, që ishin të burgosur të luftës. Kievi ende nuk ka konfirmuar këmbimin e të burgosurve.
Pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë, Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer qindra të burgosur që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj më 2022. Shpesh, marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve janë ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Turqia.
Në këmbimin paraparak, që ndodhi në shtator, secila palë kishte liruar 103 ushtarë të burgosur.
Më herët gjatë 18 tetorit, Kievi tha se ka pranuar trupat e 501 ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve me forcat ruse, kryesisht në lindje të Ukrainës.
Ndërkaq, zyrtarët rusë thanë se kanë pranuar trupat e 89 ushtarëve të vrarë në Ukrainë./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania furnizon për herë të parë Ukrainën, i jep 4000 dronë me inteligjencë artificiale
20 Nëntor, 11:45
-
'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
19 Nëntor, 13:27
-
Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
18 Nëntor, 08:30
-
Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia godet një ndërtesë në qytetin Sumy, humbin jetën 10 persona
18 Nëntor, 08:18
-
Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit
18 Nëntor, 08:05
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Biden heq kufizimet, Kievi mund të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
17 Nëntor, 08:51
-
Ligjvënësit republikanë optimistë se Trump do t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë
16 Nëntor, 07:28
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte: Duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën
14 Nëntor, 20:27
-
Borrell mbërrin në Kiev për ta ritheksuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën
9 Nëntor, 13:07
-
Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?
8 Nëntor, 18:00
-
Orban: Trump do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën
8 Nëntor, 12:57
-
WSJ zbulon planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
7 Nëntor, 14:49