Lufta në Ukrainë/ Prigozhin: Armëpushimi në Bakhmut? Një humor ushtarak! Putin bisedë telefonike me Erdogan

Kreu i grupit të mercenarëve rusë "Wanger", Yevgeny Prigozhin është shprehur se deklarata e tij e bërë me herët mbi një armëpushim të mundshëm në Bakhmut si pasojë e vizitës së gazetarëve amerikanë, ka qenë vetëm humor ushtarak. Ai tha se gazetarët amerikanë do të ishin të shoqëruar me një prej gjeneralëve ukrainas të cilët prej kohësh e kërkonin dhe nuk mund ta neglizhonin si rast për ta lënë t'u ikte nga duart për shkak të një armëpushimi. 

Nga ana tjetër presidenti turk Erdogan diskutoi me telefon me homologun e tij rus Vladimir Putin mbi zhvillimet e fundit në luftën mes Moskës dhe Kievit, për marrëveshjen që zhbllokonte eksportet e grurit nga portet e Ukrainës dhe situatën në Siri.

Ndërkohë forcat ruse kanë nisur sulme në disa rajone në Ukrainën jugore, duke synuar rajonin e Mykolaiv. Guvernatori Vitaly Kim tha se të paktën 15 persona u plagosën dhe një u vra nga sulmi. Një alarm për sulm ajror alarmoi të gjithë rajonin për sulmin në orën 1 të mëngjesit me orën lokale.

Sipas autoriteteve, rajoni "është goditur me katër raketa të mbrojtjes ajrore S-300. Të paktën një prej tyre goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe.

Nga ana tjetër, Ukraina akuzon Rusinë për bllokimin e funksionimit të korridorit të grurit. Sipas forcave detare të Kievit, përfaqësuesit rusë në Stamboll bllokuan nisjen e katër anijeve të ngarkuara me grurë nga portet ukrainase, duke përfshirë Akdeniz-M, të marrë me qira nga Programi Botëror i Ushqimit për të dërguar grurë në Etiopi.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë ruse që të krijojë një muze kushtuar asaj që ai e quan "operacion special ushtarak" në Ukrainë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Putin urdhëron qeverinë ruse: Krijoni një muze kushtuar operacionit special ushtarak në Ukrainë

1681887265_putin.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi qeverinë e tij të punojë në krijimin e muzeu kushtuar asaj që Moska e quan një "operacion special ushtarak" në Ukrainë,

"Siguroni krijimin e muzeve (rajonale, komunale, në bazë të organizatave arsimore) kushtuar ngjarjeve të operacionit special ushtarak dhe bëmat e pjesëmarrësve të tij", thuhet në dokument.

Putin urdhëroi gjithashtu të shqyrtohet çështja e transferimit të objekteve që lidhen me operacionin special ushtarak për t'u ekspozuar në muze". Qeveria duhet gjithashtu të konsiderojë organizimin e një studimi të historisë së operacioneve ushtarake speciale brenda sistemit arsimor. 

Ora 21:21
Deklaroi se do respektonte armëpushimin për gazetarët amerikanë që vizitojnë Bakhmutin, Prigozhin: Ishte humor ushtarak

1680500141_bakhmut.JPG

Ishte thjesht një shaka e “humorit ushtarak”. Kështu e shpjegon Yevgeny Prigozhin, kreu i mercenarëve të Wagner, njoftimin e tij të mëhershëm për një "armëpushim" ndaj Bakhmutit me rastin e mbërritjes së gazetarëve amerikanë. 

Prigozhin tha këtë mëngjes se ukrainasit po shoqëronin gazetarët amerikanë në frontin e Bakhmutit, duke shtuar se ai kishte vendosur për një armëpushim në mënyrë që gazetarët amerikanë të mund të shkrepin me qetësi fotografitë e Bakhmutit dhe të shkojnë në shtëpi. 

Pastaj shefi i Wagner sqaroi se ishte thjesht një shaka. 

“Kishin ardhur informacione se gazetarët amerikanë po vinin nga Chasov Yar të shoqëruar nga Tserber, komandant i brigadës 57 të ushtrisë ukrainase, të cilin e gjuajmë prej kohësh pa mundur ta kapim. Unë bëra një deklaratë për mediat. Ishte humor ushtarak, asgjë më shumë, ishte një shaka”, tha Prigozhin.

Ora 18:21
Zëdhënësi i Kremlinit: Presidenti kinez Xi Jinping nuk diskutoi me Putinin mbi sovranitetin e Ukrainës

1675078851_vbxd.JPG

Gjatë vizitës së tij në Moskë, presidenti kinez Xi Jinping nuk diskutoi me Vladimir Putinin  një kthim të sovranitetit të plotë të Ukrainës mbi territorin e saj brenda kufijve të vitit 1991.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencitë ruse, duke komentuar bisedën e djeshme telefonike mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ora 15:58
Shefi i NATO-s: Ukraina ka mundësi të çlirojë territoret e pushtuar nga Rusia por kjo e fundit nuk duhet nënvlerësuar

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndihma ushtarake nga aleatët dhe partnerët i ka përmirësuar ndjeshëm gjasat e Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj të paprovokuar.

Deklarata e shefit të NATO-s erdhi përderisa Kievi zyrtar raportoi se luftime të ashpra po zhvilloheshin për ta fituar kontrollin e Bahmutit, qytet në lindje të Ukrainës që ka qenë epiqendra e ofensivës ruse.

Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se më shumë se 98 për qind e pajisjeve luftarake të premtuara nga aleatët tashmë i janë dorëzuar Ukrainës.

Megjithatë, shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi se nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrë Rusinë pavarësisht nga mbështetja ushtarake e paprecedentë që Ukraina mori nga partnerët dhe aleatët e saj.

Deklaratat e Stoltenbergut erdhën mes raporteve se Kievi po përgatiste një kundërofensivë të shumëpritur që mund të niste sapo të ngrohej moti dhe të përmirësohej terreni.

 

Ora 15:55
Rusia refuzon kërkesën e SHBA-së për ta vizituar gazetarin e burgosur

1681810465_1680167192evan.jpg

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi mbi refuzimin e një kërkese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i bërë një vizitë gazetarit amerikan të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është burgosur në Rusi nën akuza për spiunazh.

Gershkovich ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij më 29 mars nga shërbimi i sigurisë ruse nën akuzat për spiunazh që ai, The Wall Street Journal dhe qeveria e SHBA-së i kanë mohuar.

Gershkovich është korrespondenti i parë amerikan që nga fundi i Luftës së Ftohtë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunazh. Arrestimi i tij tronditi gazetarët amerikane dhe nxiti zemërim në mesin e shteteve të Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur më parë Gershkovichin të arrestuar gabimisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Refuzimi i kërkesës së SHBA-së për një vizitë konsullore për Gershkovichin erdhi pas paralajmërimit nga Lavrov se Moska nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë refuzimin e vizave për gazetarët rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se po shqyrtonte gjithashtu ndërmarrjen e hapave të tjerë hakmarrës.

 

Ora 15:50
Rusia paralajmëron fuqitë perëndimore: Nuk duam përshkallëzim të konfliktit bërthamor, mos na sfidoni

Rusia nuk parashikon një përshkallëzim bërthamor në konfrontimin e saj me Perëndimin për Ukrainën, por ka paralajmëruar që të mos testohet durimi i saj. 

"Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar zhvillimin e ngjarjeve sipas skenarit më të keq, por jo me koston e cënimit të interesave tona jetike. Unë nuk këshilloj askënd që të dyshojë në vendosmërinë tonë dhe të testojë durimin tonë në praktikë"- u shpreh Zakharova. 

Mes të tjerash Maria Zakharova, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse kritikoi edhe furnizimet e armëve bërthamore në Ukrainë.

“Rusia ka kritikuar ashpër furnizimet e armëve perëndimore në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s në Lindje. Ata vazhdojnë të shkelin qëllimisht interesat tona themelore, qëllimisht krijojnë rreziqe dhe rrisin aksionet në konfrontimin me Rusinë," u shpreh Zakharov. 

Ora 08:36
Biden: SHBA dhe Koreja e Jugut përkrah popullit ukrainas

1682417966_Screenshot11.jpg

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut së bashku "në mbështetje të popullit të Ukrainës". Kështu shkruan presidenti Joe Biden në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke komentuar vizitën e presidentit Yoon Suk Yeol në Shtëpinë e Bardhë. Të dy vendet, komentoi Biden, "ndajnë angazhimin së bashku me popullin e Ukrainës kundër sulmit brutal ndaj demokracisë së tyre". "Çështja - shtoi ai - e shkeljes flagrante të së drejtës ndërkombëtare nga Rusia është e rëndësishme për vendet kudo, jo vetëm në Evropë".

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'