Zelensky-Europës: Të gjithë jeni ukrainas, nëse biem ne, bini ju! Centrali bërthamor në duart e rusëve! Rusia bllokon rrjetet sociale! Me kërkesë të SHBA-Shqipëri OKB mblidhet të hënën

UKRAINË-Ofensiva ushtarake ruse në Ukrainë vazhdon e pandërprerë, me bombardime dhe qytete të rrethuara, ku shpërthime të reja kanë ndodhur në Kiev. Presidenti i Ukrainës, Zelensky gjatë mbremjes u dërgoi një mesazh ukrainasve në vend duke thënë se sot të gjithë janë ushtarë

"Disa prej nesh janë ushtarakë, që i shërbejnë vendit tonë në ushtri. Të tjerët po shërbejnë si mjekë... të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër së keqes", tha ai.

Ai dedikoi disa minuta heshtje për të rënët dhe u bëri thirrje njerëzve të Evropës që të "dalin në rrugë" dhe të mbështesin Ukrainën.

Gjithashtu Rusia ka bllokura rrjetet sociale Facebook, Youtube dhe Tëitter me arsyetimin se po diskriminojnë mediat shtetërore ruse.

Me kërkesë të SHBA dhe Shqipërisë Këshilli i Sigurimit në OKB do të mblidhet ditën e hënë për situatën në Ukrainë.

Gjatë sulmeve të sotme pre ra edhe termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, ai i Zaporizhzhës ka rënë tashmë në duart e Rusisë. Termocentrali u bë kryeqendra e reagimeve botërore pas një zjarri që ra pranë tij, si pasojë e sulmeve të pandërprera të ushtrisë ruse që prej mesditës së të enjtes. Ushtria ruse ndërpreu sulmin duke lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërkohë sipas raportimit të autoriteteve ukrainase niveli i rrezatimit është normal.

Një zyrtar i lartë i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se "asnjë sistem sigurie  nuk është rrezikuar pranë vetë reaktorëve" në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë , më i madhi në Evropë , të cilin trupat ruse e kanë pushtuar.

Sot presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë një orëshe me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe i ka komunikuar që gjatë fundjavës do të ketë një tjetër raund bisedimesh mes dy vende, ndërsa tha se mercenarë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia e Siria po shkojnë të luftojnë në Ukrainë. Ndërkohë që një ambasador rus në Kombet e Bashkuara tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin në Antalia, ishte një ide e mirë

Ndërkohë që në pranë Kievit ka patur shpërthime të reja në lagje të banuara, ku mendohet se numri i viktimave është shumë i lartë, mes të cilëve ka edhe fëmijë.

Për këtë sulm ndaj termocentralit, pas një bisedime me Zelenskyn, kryeministri Britanik ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. Presidenti Ukrainas është telefonuar edhe nga Biden, ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka thënë se është në monitorim të situatës në Zaporizhzhë.

Në një reagim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e konsideroi sulmin mbi centralin bërthamor si tregues të papërgjegjshmërisë së kësaj lufte. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin, u ka bërë thirrje vendeve fqinje që të mos përkeqësojnë situatën, duke theksuar se nuk ka qëllime të këqija përkundrejt tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 04:30
Kryeministri Johnson telefonatë me Bolsonaron e Brazilit, dakordësi për t'i kërkuar armëpushim urgjent Rusisë

Kryeministri britanik Boris Johnson telefonoi presidentin brazilian, Jair Bolsonaro për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

Udhëheqësi britanik i kujtoi Bolsonaros se Brazili ishte një aleat "jetik" gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se zëri i Bolsonaros ishte "vendimtar" në këtë moment krize, raportoi CNN Brasil.

Një zëdhënës i Johnson tha se të dy udhëheqësit ranë dakord për "kërkimin e një armëpushimi urgjent" dhe ranë dakord që "paqja duhet të mbizotërojë".

Sipas një deklarate nga zëdhënësi i Johnson, kryeministri shtoi se "civilët e pafajshëm po vriten dhe qytetet po shkatërrohen dhe bota nuk mund të lejojë që agresioni i Presidentit Putin të jetë i suksesshëm".

Ora 04:08
Kievi bën bilancin: 39 avionë rusë dhe 40 helikopterë të shkatërruar që nga fillimi i luftës

Forcat ukrainase kanë shkatërruar të paktën 39 avionë rusë dhe 40 helikopterë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase të cituara nga mediat lokale.

Ora 04:02
SHBA bën planin për ditën e ‘zezë’, si do veprojë nëse Kievi bie në duart e Rusisë

Administrata Biden ka filluar të vlerësojë planet për një nga skenarët më të këqij, përkatësisht rënien e Kievit, mërgimin e qeverisë së Volodymyr Zelesnkyt dhe vendosjen e një regjimi miqësor me Moskën në Ukrainë.

Këtë e raporton CBS, duke cituar disa burime, sipas të cilave debati është ndezur se si të ndihmohet, në një rast si ky, Zelensky.

Dy anëtarë të Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve po kërkojnë konsensus për një masë dypartiake që do t'i kërkonte administratës Biden të hartojë një strategji për të mbështetur rebelët pro-pavarësisë nëse presidenti rus Vladimir Putin pushton Kievin dhe pushton zona të rëndësishme të vendit.

 

Ora 03:52
Foli për Ukrainën, Kina censuron fjalimin e presidentit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paralimpike në Pekin

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paralimpike në Pekin të premten, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) Andreë Parsons bëri thirrje për paqe në fjalimin e tij, por një pjesë e madhe e mesazhit të tij u censurua nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

“Sonte dua të filloj me një mesazh paqeje. Si udhëheqës i një organizate me përfshirje në thelbin e saj, ku diversiteti festohet dhe dallimet përqafohen, unë jam i tmerruar nga ajo që po ndodh në botë tani”, tha Parsons, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

“Shekulli 21 është një kohë për dialog dhe diplomaci, jo për luftë dhe urrejtje,” shtoi ai.

Komenti i drejtpërdrejtë i CCTV nuk e përktheu përshkrimin e tij të ngjarjeve që po ndodhin në botë dhe pjesën më të madhe të fjalimit që pasoi. Gjithashtu uli volumin e fjalimit të Parsons në transmetim dhe ndaloi përkthyesit e gjuhës së shenjave në ekran.  

Gjatë ceremonisë së hapjes, Parsons u pa duke duartrokitur ndërsa u prezantuan 20 atletët që konkurronin për Ukrainën. Por skena e Parsons që brohoriste për delegacionin e Ukrainës u censurua gjithashtu, duke u zëvendësuar me një pamje të gjerë të stadiumit nga transmetuesi shtetëror.

Ora 03:37
Zyrtari ukrainas publikon emrat e ushtarëve rusë të kapur rob: Nënat të vijnë të marrin fëmijët e tyre, lista tjetër, ajo e të vrarëve

Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Geraschenko publikoi në rrjetin social Telegram listën e ushtarëve rusë të kapur rob nga ushtria ukrainase.

Lista e publikuar përmban të dhënat personale, gradën dhe origjinën për 116 ushtarë rusë.

“Po publikoj listën e parë të robërve të luftës të ushtrisë ruse, të cilët u joshën me mashtrim në territorin e Ukrainës. Do të ketë edhe shumë lista të tjera të tilla, si dhe listat e ushtarëve të vdekur. Dhe faji për gjithë këtë është i Putinit. Nënat e Rusisë, ejani në Kiev dhe merrni fëmijët tuaj”, shkruan Gerashchenko.

Ora 03:14
VIDEO/ Shpërthimi i madh ndriçon qiellin gjatë natës në Chernihiv

Një shpërthim i madh ndriçoi qiellin e Chernihiv në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa Rusia po vazhdon sulmin në qytetin ukrainas.

Pamjet, të cilat janë verifikuar nga Associated Press, janë filmuar nga një qytetar në një ballkon aty pranë.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve në qytet aktualisht është 47 ndërkohë puna për shpëtimin e të mbijetuarve nën rrënoja u pezullua për shkak të bombardimeve të forta.

 

Ora 03:00
Bombarduesit e famshëm amerikanë B52 fluturime pranë Ukrainës

Bombarduesit amerikanë fluturuan në hapësirën ajrore rumune, jo shumë larg Ukrainës, pasi u nisën nga baza ajrore, Fairford në Britaninë e Madhe.

Fluturimet e bombarduesve B52 janë në kuadër të një stërvitjeje me forcat ajrore gjermane dhe rumune, raporton CNN, e cila citon Forcat Ajrore të SHBA.

Ora 02:52
Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës ndalon sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në gara

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG) ka njoftuar se duke filluar nga e hëna, sportistët dhe zyrtarët rusë dhe bjellorusë, përfshirë edhe gjyqtarët, nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e FIG ose garat e sanksionuara nga FIG.

Sportistët dhe zyrtarët nga këto dy federata u ndalohet të konkurrojnë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Akrobatike në Baku, Azerbajxhan nga 10-13 mars.

“Këto janë masa parandaluese që synojnë ruajtjen e integritetit të Gjimnastikës, sigurinë dhe integritetin e anëtarëve dhe të gjithë sportistëve dhe pjesëmarrësve, si dhe në luftën kundër të gjitha formave të dhunës dhe padrejtësisë sportive”, thuhej në deklaratën e FIG.

Ora 02:42
Frikë nga bombardimet ruse në qytetet e Ukrainës për t’i bërë të dorëzohen

Zyrtarët e SHBA dhe NATO-s që monitorojnë luftën në Ukrainë kanë vënë re një ndryshim në strategjinë e Moskës.

“Rusia tani duket e gatshme të bombardojë qytetet deri në atë pikë sa t'i detyrojë ata të dorëzohen, gjë që mund të rezultojë në një numër të madh të viktimave civile”, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës për CNN.

Ora 02:28
VIDEO/ Muzikë nën sulmin e raketave, i riu relakson qytetarët e frikësuar në Ukrainë

UKRAINË-Muzikë në mes të luftës, Maksym luan në piano për qytetarët ukrainas të strehuar në tunele për t’i shpëtuar raketave ruse.

Maksym është strehuar me familjen e tij në një tunel dhe i bie pianos. Ai tregon për Radio 5 Live të BBC se si ka luajtur muzikë për të relaksuar veten dhe ata që strehohen me të. Ai performon ndërsa refugjatët kalojnë kufirin, duke ikur nga pushtimi rus.

 

Ora 02:27
Këshilltari i Zelenskyt: Ushtria e Putinit është më e madhe, por jo më e fortë, këtu do t’i varrosim

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës ka thënë se ushtria e vendit nuk po ia del rastësisht apo prej fatit. Në një postim në Facebook, Aleksey Arestovich tha se "Suksesi ynë është një model, me marrëdhënie të ndërtuara dhe të zbatuara në mënyrë të qartë, shkak-pasojë"

Ai u zotua se rezistenca nga forcat e armatosura si dhe nga publiku i gjerë do të "përmbyste makinën ruse të luftës".

"Ushtria ruse nuk është e fortë. Është thjesht e madhe," tha Arestovich, i cili vuri në dukje se zyrtarët e huaj të mbrojtjes janë "të tronditur" nga sa mirë ushtria dhe udhëheqja e Ukrainës po përballet me luftën.

Ai gjithashtu tha se sukseset e tyre kishin ardhur megjithë kohën e kufizuar për të planifikuar përmasat e pushtimit. "Tetë të dhjetat e ushtrisë së Putinit janë këtu. Këtu do t'i varrosim," u shpreh ai.

Ora 02:11
10 miliardë dollar financim urgjent, Zelensky videokonferencë me senatorët amerikanë për t'i 'bindur'

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bisedojë me senatorët amerikanë në një video-konferencë pas një kërkese nga ambasada ukrainase.

Do të jetë hera e parë që ligjvënësit do të bisedojnë me presidentin ukrainas që kur Rusia pushtoi vendin e tij dhe kjo vjen pasi Kongresi Amerikan po shqyrton një kërkesë për 10 miliardë dollarë, financim emergjent, i cili pritet të miratohet javën e ardhshme.

Ora 02:02
Arrestohet gazetari në Poloni, akuzohet si spiun i Rusisë, po ikte për në Ukrainë

Polonia ka arrestuar një gazetar spanjoll me dyshimin se është spiun rus. "I dyshuari, i identifikuar si një “agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU)”, është arrestuar në Przemysl - afër kufirit të Polonisë me Ukrainën", tha sot, 4 mars 2022, Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë  (ABW).

Pablo Gonzalez, gazetar i pavarur ka punuar për median online Publico dhe kanalin televiziv La Sexta. Sipas njoftimit thuhej se ai ishte me origjinë ruse dhe po planifikonte “të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”.

ABW tha se ai kreu veprime për të cilat përfitonte Rusia dhe udhëtoi në Evropë duke përfituar nga statusi i tij si gazetar.

Avokati i tij, Gonzalo Boye, i tha Reuters se nuk kishte arritur ende të kontaktonte klientin e tij. Ai postoi më herët në Twitter se klienti i tij ishte akuzuar për spiunazh dhe po mbahej në burgun Rzeszoë.

Ministria e Jashtme e Spanjës tha se ishte informuar nga autoritetet polake për akuzat, por nuk mund të jepte asnjë detaj por shtoi se do i ofronte ndihmë konsullore.

Prokuroria e Polonisë tha se Gonzalez ka qenë aktiv në shtete të tjera dhe mbante dy pasaporta, dy karta ID ruse me dy emra të ndryshëm. Nëse ai shpallet fajtor rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg.

Gazetari i arrestuar, Pablo Gonzalez

Ora 01:51
Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken: Paqja në Europë është në rrezik

“Stabiliteti i Evropës qëndron në balancë dhe paqja është rrezikuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia”, kështu u shpreh sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një konferencë për shtyp në Bruksel pas Këshillit të Jashtëm të Jashtëzakonshëm të OKB.

Ora 01:50
SHBA: Trupat ruse po i afrohen termocentralit të dytë bërthamor të Ukrainës

“Forcat ruse po i afrohen termocentralit më të madh bërthamor në Ukrainë”, deklaron ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e cila nuk e përmendi emrin e uzinës.

Sipas Energoatom, organi mbikëqyrës i termocentraleve bërthamore të Ukrainës, termocentrali i dytë më i madh bërthamor në vend për sa i përket kapacitetit të prodhimit të energjisë është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk, në rajonin e Mykolaiv në jug të Ukrainës.

Ora 01:40
Bllokimi i fluturimeve ruse jep shenjat e para, dorëhiqet drejtori i kompanisë ajrore ruse

Pas bllokimit të fluturimeve dhe anullimit të mijëra udhëtimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Aeroflot, Mikhail Poluboyarinov ka dhënë dorëheqjen, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Ora 01:39
Nuk pranojnë luftën, drejtuesit e institucioneve kulturore në Rusi japin dorëheqjen

Drejtuesit e institucioneve kryesore kulturore në Rusi kanë dhënë dorëheqjen pas pushtimit të Ukrainës. Këtë e bën të ditur faqja ArtNet, e cila flet për një eksod “masiv” dhe përmend në veçanti dy raste, zëvendësdrejtorin e ‘Pushkin’ Vladimir Opredelenov dhe drejtorin artistik të Fondacionit ‘Vac’ në Moskë, Francesco Manacorda.

“Shumica e deklaratave të kuratorëve dhe drejtorëve sugjerojnë se dorëheqja ishte vullnetare, por ka elementë që sugjerojnë se janë shtyrë nga kolegët dhe eprorët për shkak të mungesës së mbështetjes për pozicionet e Vladimir Putinit”, shkruan faqja që ndjek nga afër botën e artit.

Ora 01:33
Samsung pezullon dërgesat e telefonave celularë dhe çipave në Rusi

Gjiganti korean Samsung ka pezulluar dërgesat e celularëve dhe çipave në Rusi “për shkak të situatës aktuale gjeopolitike”.

"Ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm," tha kompania në një deklaratë.

Samsung Electronics është lider i tregut të telefonave celularë në Rusi me një pjesë të tregut prej 30% në fund të vitit 2021, përpara Xiaomi të Kinës (23%) dhe 13% të Apple.

Ora 01:27
Me kërkesë të SHBA dhe Shqipërisë, Këshilli i Sigurimit në OKB mblidhet të hënën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë. Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike për ‘La Reppublica’, sipas të cilave takimi është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. 

Ora 01:11
FOTOLAJM/ "Mirë se erdhe në ferr", mesazhi me të cilin përballen pushtuesit rusë

“Mirë se erdhe në ferr” është pikturuar në një bllok betoni në periferi të kryeqytetit, ku qytetarët dhe ushtarët po bëhen gati për luftë.

Burrat në këtë pikë kontrolli në hyrje të qytetit janë të rrethuar nga municione, granata me raketa dhe arka me kokteje molotov, gati për të luftuar ushtrinë ruse që ata besojnë se po i afrohet gjithnjë e më shumë Kievit.

Ora 23:27
Senatori amerikan kërkoi vrasjen e Putin, përgjigjet Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë kërkesën e senatorit republikan Lindsey Graham për të vrarë Vladimir Putin.

"Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjoni të dalë nga goja e çdo personi që punon në këtë administratë," tha zëdhënësja, Jen Psaki, kur gazetarët i kërkuan asaj një koment mbi fjalët e Graham.

Ora 23:09
Gjigandi CNN ndalon transmetimin në Rusi

CNN ka ndaluar transmetimin në Rusi pasi Vladimir Putin nënshkroi një dekret që do burgoste deri në 15 vjet për ata që përhapin informacione "të rreme" për forcat e armatosura të Rusisë.

Zëdhënësi i CNN, Brian Stelter tha se, "CNN do të ndalojë transmetimin në Rusi ndërsa ne vazhdojmë të vlerësojmë situatën dhe hapat tanë të ardhshëm duke ecur përpara".

Ora 23:01
Zelensky kundër NATO-s për refuzimin e zonës së ndalim-fluturimit për Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi vendimin e NATO-s për të mos krijuar një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.

"Sot lidershipi i Aleancës i dha dritën jeshile bombardimeve të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi," tha ai, sipas raportimeve nga portali Kyiv Independent .

Ora 22:56
Borrell: Sanksionet nuk kanë për qëllim ndryshimin e regjimit në Rusi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se sanksionet e vendosura si rezultat i luftës në Ukrainë nuk kanë të bëjnë me kërkimin e ndonjë ndryshimi të regjimit në Rusi.

“Ne nuk jemi për ndryshimin e regjimit. Sanksionet nuk janë për të provokuar një ndryshim regjimi në Rusi. Përkundrazi, sanksionet janë shkaktuar nga lufta. Dhe qëllimi është të dobësohet ekonomia ruse, të bëhet ekonomia ruse të ndjejë peshën e pasojave dhe të rritet, forcojë pozicionin e ukrainasve në negociatat e ardhshme. Por asgjë për ndryshimin e regjimit”, tha ai.

Borrell tha gjithashtu se sanksionet nuk do t'i japin fund luftës në Ukrainë menjëherë.

“Ne mund të bëjmë shumë gjëra, por nëse njerëzit presin që sanksionet financiare të ndalojnë luftën brenda natës, ata nuk e dinë se për çfarë po flasin. Fatkeqësisht ne nuk kemi aftësinë për ta ndalur luftën në rrugën e saj. Ajo që ne mund të bëjmë megjithatë është të dobësojmë ndjeshëm ekonominë ruse me kalimin e kohës, "tha ai.

Borrell shtoi se përgjigja e BE-së nuk ishte kundër popullit rus, por për të mbështetur normat ndërkombëtare.

“Kjo nuk është Lindja kundër Perëndimit. Ky nuk është një ribërje e Luftës së Ftohtë. Ne po mbrojmë sovranitetin e kombeve - të gjitha kombeve. Ne po mbrojmë integritetin territorial të shteteve – të gjitha shteteve. Në Lindje, në Perëndim, në Veri dhe në Jug. Nuk është përsëri beteja e dy hemisferave. Ne mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin e shteteve, integritetin territorial, mosshkelja e kufijve është diçka që është e vlefshme për këdo në botë. Ne nuk jemi armiq të popullit rus, ne jemi miq të Ukrainës, ne po i mbështesim ata në luftën e tyre, por nuk jemi kundër popullit rus”, tha Borrell.

Borrell tha gjithashtu se BE-ja "nuk do t'i kërkojë Zelensky të dorëzohet".

Ora 22:51
Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë 'me kalimin e kohës'

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka thënë BBC-së se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë. Blinken tha se nuk mund të thoshte se sa do të zgjaste lufta, por këmbënguli se disfata e Ukrainës nuk ishte e pashmangshme.

Ai pranoi se "pesha e ushtrisë ruse është shumë herë më e madhe se e Ukrainës", por ai vlerësoi popullin ukrainas për vendosmërinë e tij dhe tha se pret që "me kalimin e kohës" të bëhet e qartë se Moska nuk mund t'ia nënshtrojë popullin e vendit vullnetit të saj.

“Nëse synimi i Moskës është që të përpiqet disi të rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose në tjetrën”, tha ai.

Blinken tha se SHBA dhe aleatët e tjerë mbeten të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit.

“E vetmja gjë më e keqe se një luftë e kufizuar në Ukrainë është ajo që përshkallëzohet edhe më tej dhe shkon përtej saj”.

Ora 22:51
Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët ukrainas: Janë një ortek njerëzor

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, thotë se ka një "ortek njerëzor njerëzish" që derdhet përtej kufijve të Ukrainës në vendet fqinje. Ai tha se numri i përgjithshëm i refugjatëve ukrainas deri më tani po shkonte "shumë shpejt drejt 1.5 milion" dhe "rritej shumë shpejt".

Duke folur nga kufiri moldav, Grandi tha se vetë Moldavia kishte pranuar tashmë mbi 200,000 refugjatë, të cilët ai i quajti "një barrë shumë e vështirë për t'u mbajtur" për një vend jashtë BE-së me infrastrukturë të kufizuar dhe një popullsi të vogël.

Ai tha se zyrtarët moldavë po bënin një punë fantastike, por organizimi i furnizimeve në kufi kërkon kohë.

Grandi vlerësoi gjithashtu "derdhjen e jashtëzakonshme të solidaritetit" të treguar nga individë dhe firma private, duke vënë në dukje se UNHCR kishte marrë mbi 100 milionë kontribute gjatë ditëve të fundit.

Por ai tha se sfida do të ishte mbajtja e kësaj në afat të gjatë për atë që do të ishte një "urgjencë e gjatë".

Ora 22:48
'Viktima e parë e sanksioneve ndaj Rusisë'! Italia bllokon jahtin 65 milionë euro të manjatit rus

'Viktima' e parë në Itali e sanksioneve të vendosura kundër Rusisë është manjati Alexei Mordashov, i konsideruar njeriu më i pasur në vend, me një pasuri prej 29 miliardë dollarësh.  Guardia di Finanza ka sekuestruar jahtin e tij të ankoruar në portin e Imperia, "Lady M.", me vlerë 65 milionë euro.

Ora 22:30
Siguria bërthamore, Macron bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Në një deklaratë nga Pallati Elysee-së, bëhet me dije se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sigurinë bërthamore.

“Presidenti i Republikës dënon fuqishëm çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile ukrainase të shkaktuar nga forcat ruse gjatë agresionit të tyre ushtarak kundër Ukrainës. Është e domosdoshme të garantohet siguria e tyre. Rusia duhet gjithashtu të lejojë akses të lirë, të rregullt dhe të papenguar të personelit në objekte për të siguruar funksionimin e tyre të vazhdueshëm të sigurt të objekteve”, thuhet në deklaratën e Elysee.

Ora 22:17
Pasi bllokoi mediat sociale, Putin merr vendim: Deri 15 vite burg për ata që përhapin informacionet e rrema

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që dënon përhapjen e informacionit "të rremë" për forcat e armatosura ruse me burg deri në 15 vjet. Ky vendim vjen në një kohë kur disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si "pushtim" ose "luftë" atë që Kremlini e quan "operacion special ushtarak" në Ukrainë. Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të gjobisë ose të burgosë për thirrjet për sanksione kundër Rusisë. Kujtojmë që më herët, Putin ka bllokuar të gjitha rrjetet sociale, Facebook, Youtube dhe Twitter.

Ora 22:03
CNN: 92% e forcave ushtarake ruse janë futur në Ukrainë

92% e forcave luftarake ruse të përgatitura për pushtimin janë tani në Ukrainë, raporton CNN , duke cituar një ekzekutiv të lartë të Pentagonit.

Ora 21:51
Zelensky thirrje Europës: Përkrahni luftën tonë, nëse Ukraina bie, bini dhe ju!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar sërish komunitetin global për solidaritetin me Ukrainën, pasi ajo mbrohet nga një pushtim rus.

Në një video të re të postuar në kanalin e tij Telegram, Zelensky u dërgoi një mesazh ukrainasve, duke thënë: "Sot, ne jemi të gjithë ushtarakë. Disa prej nesh janë ushtarakë, që i shërbejnë vendit tonë në ushtri. Të tjerët po shërbejnë si mjekë... të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër së keqes".

Ai dedikoi disa minuta heshtje për të rënët dhe u bëri thirrje njerëzve të Evropës që të "dalin në rrugë" dhe të mbështesin Ukrainën.

"Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, ju do të bini. Të gjithë ju sot jeni ukrainas. Dilni dhe mbështesni Ukrainën sa më shumë që të mundeni... Dhe nëse fitojmë dhe jam i sigurt se do të fitojmë, kjo do të jetë fitorja për të gjithë botën demokratike. Kjo do të jetë fitorja e lirisë sonë. Kjo do të jetë fitorja e dritës mbi errësirën, e lirisë mbi skllavërinë. Dhe nëse fitojmë, do të lulëzojmë si Europa dhe Evropa do të lulëzojë më shumë se kurrë pas kësaj fitoreje madhështore. Lavdi Ukrainës”, përfundoi ai.

Ora 21:00
FOTO/ Rusët shkatërruan 'Mbretin e qiejve', ja çfarë ka mbetur pas

Pak ditë më parë u shkatërruar avioni më i madh në botë i cili u dogj gjatë një sulmi rus në një aeroport ukrainas, teksa sot mediat kanë publikuar pamje nga ajo se, teksa sot mediat kanë publikuar pamje nga ajo se çfarë ka mbetur.

Imazhet tregojnë “Antonov-225 Mriya” të shkatërruar në aeroportin Hostomel pranë Kievit i cili u sulmua të dielën e kaluar. Antonov An-225 Mriya është projektuar dhe ndërtuar në Ukrainë në vitet 1980 nga Korporata Antonov. Ai është 84 metra i gjatë, me një hapje krahësh në 88 metra – pothuajse dy herë sa gjerësia e një fushe tradicionale futbolli.

Ora 20:46
Pas Facebook, Rusia ndalon Twitterin dhe Youtube

Rusia ka ndaluar Twitter dhe Youtube në të gjithë vendin. Me herët Rusia vendosi të bllokojë aksesin në platformën e Facebook duke shtuar se kishte pasur 26 raste të diskriminimit ndaj mediave ruse nga Facebook që nga tetori 2020, me akses të kufizuar për kanalet e mbështetura nga shteti si RT dhe agjencia e lajmeve RIA.

Ora 20:45
Sulm ajror në rajonin e Kievit

Dyshohet se janë 5 të vdekur duke përfshirë 3 fëmijë në sulmin ajror në rajonin e Kievit.

Ora 20:30
SHBA në mbështetje të Ukrainës, dërgon nënpresidenten Kamala Harris në Poloni

Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë nënpresidenten Kamala Harris në Poloni! Lajmi konfirmohet nga burime për CNN. Udhëtimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë vazhdon të tregojë mbështetjen për Ukrainën pasi ajo hyn në një fazë të re e të rrezikshme në pushtimin rus.

Ora 19:40
Borrell: Ne mund të zgjerojmë bankat e përjashtuara nga SWIFT

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se BE mund të zgjerojë bankat e përjashtuara nga SWIFT

"Ne jemi duke vlerësuar se cila mund të jetë një paketë e re sanksionesh në ditët në vijim, për shembull mund të rrisim numrin e bankave të përjashtuara nga sistemi SWIFT ", tha Borrell

Ora 19:39
Rusia bllokon Facebook-un: Ka diskriminuar mediat ruse

Rusia ka bllokuar Facebook-un. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Interfax. Sipas tyre, Facebook është treguar diskriminues ndaj mediave ruse.

Ora 19:30
 Rusia mirëpret planet për bisedime me Kievin në Turqi

Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme. Ambasadori rus Genadi Gatilov ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për këtë fundjavë, ndërsa nuk ka pasur shumë përparim në bisedime deri më tani.

Ora 18:57
Rusia sulmoi centralin më të madh bërthamor në Ukrainë, mblidhet urgjent këshilli i sigurimit në OKB, SHBA: Sulmi ishte i pamatur

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur në Nju Jork pasi Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë që tani është nën kontrollin e saj.

Ndërtesat në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, më i madhi në Evropë, janë dëmtuar dhe Kievi zyrtar thotë se ka të vdekur dhe të plagosur.

 Përfaqësuesja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield, tha në takim se veprimet e Rusisë ishin “të pamatur” dhe “të rrezikshme”.

“Me hirin e Zotit, bota shmangu për pak një katastrofë bërthamore mbrëmë. Ne të gjithë prisnim të nxirrnim frymën ndërsa shikonim situatën e tmerrshme të shpalosej në kohë reale,” thotë ajo.

Ora 18:34
Blinken dhe Von der Leyen deklaratë të përbashkët: Lufta mund të mos përfundojë së shpejti

"Ne e dimë se fatkeqësisht, tragjikisht, kjo luftë mund të mos përfundojë së shpejti. Përpjekjet që po bëjmë së bashku duhet të vijojnë gjatë gjithë kohës." Këtë e theksoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen në një deklaratë të përbashkët në Bruksel.

Ora 18:28
Prekëse/ Vajza feston ditëlindjen e 7-të duke ikur nga lufta, zjarrfikësit i organizojnë festë! Reagimi i saj është fantastik

Në Ukrainë, çdo ditë është si një tjetër, të gjitha kalohen në frikën se nga momenti në moment mund të vdesin nga lufta. Megjithatë, ka pasur edhe momente të bukura dhe emocionuese, siç ishte rasti i të voglës, Arina nga Ukraina. Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të shtatë në një mënyrë krejtësisht të pazakontë. E strehuar në një kamp të improvizuar të refugjatëve në Rumani, ajo pati një festë ditëlindjeje nga zjarrfikësit vendas. Ato i kënduan këngën e ditëlindjes me një tortë, por nuk munguan as dhurata.

Ora 18:13
VIDEO emocionuese/ Ukrainasit i këndojnë në 'fytyrë' ushtarëve të armatosur rusë

 

Pamje të jashtëzakonshme vijnë nga Novopskovi në Ukrainë. Kordonit të trupave të armatosura ruse populli ukrainas ka zgjedhur që t'i përgjigjet duke kënduar e duke valëvitur flamujt. "Ukraina, Ukraina", dëgjohet teksa thërrasin në kor banorët. Videoja është shpërndarë nga Franak Viacorka, këshilltar i lartë i aktivistes bjelloruse të të drejtave të njeriut Sviatlana Tsikhanouskaya.

Ora 18:09
DASH thirrje ambasadave të saj në botë: Mos shpërndanin postimin e Ambasadës së Kievit ku quan sulmin ndaj centralit bërthamor 'krim lufte'

Departamenti Amerikan i Shtetit u dërgoi një mesazh urgjent të gjitha ambasadave amerikane në Evropë, duke u thënë atyre që të mos ripërtërijnë postimin në Twitter të ambasadës së SHBA-së në Kiev, duke e quajtur sulmin ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhya nga Rusia një krim lufte. CNN raporton se ky mesazh i ka shkuar të gjitha ambasadave të SHBA në botë ky thuhet se “Të gjitha – mos/mos ripërsëritni postimin në Twitter të Ambasadës së Kievit se bombardimi i objektit është një krim i mundshëm lufte”, thuhej në mesazh. "Nëse e keni ripërsëritur atë - anuloni atë sa më shpejt që të jetë e mundur."

Mesazhi është një tregues se qeveria e SHBA-së mund të mos mbështesë pretendimet për krime lufte të bëra nga ambasada e Kievit lidhur me sulmin në centralin bërthamor të Zaporizhzhya

Ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre në qytetet kryesore të Ukrainës, termocentrali më i madh bërthamor i vendit, Zaporizhzhia, u sulmua të premten. Një zjarr atje shkaktoi frikën për një aksident të mundshëm, por zjarri është shuar. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha gjithashtu se reaktorët në termocentral janë të sigurt dhe nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.

Deri më tani, administrata e presidentit amerikan Joe Biden nuk ka thënë se ndonjë nga agresionet e Rusisë në Ukrainë përbën krim lufte.

Ora 18:08
Bombardime pranë Kievit, të paktën 7 të vdekur, mes tyre dy fëmijë! 100 të tjerë nën rrënoja

Të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm ajror në rajonin e Kievit, në Markhalivka.  Policia ukrainase tha se dy fëmijë ishin në mesin e viktimave. Nën rrënojat e shtëpive të bombarduar në Borodyanka, në rajonin e Kievit, mund të ketë rreth 100 njerëz. Kjo u raportua nga shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës . Ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin në vendin e bombardimit, por u goditën nga trupat ruse.

Ora 17:35
FOTO/ Rusët bombardojnë shtëpinë e Zelenskyt

Raketat ruse kanë bombarduar edhe shtëpinë e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky. Ka qenë sekretari i presidentit Zelensky Sergii Nykyforov që ka publikuar foto. raketat kanë rënë në shtëpinë e Zelenskyt, por që nuk ka shpërthyer.

Më herët u raportua për 3 atentate ndaj Zelenskyt, ndërsa vetë ky i fundit në ditët e para të luftimeve deklaroi se ai dhe familja e tij ishin objektivi i rusëve.

Ora 17:03
VIDEOLAJM/ 'Duket si një zyrë fluturuese', dalin pamjet brenda bordit të një aeroplani vëzhgues të NATO-s afër Ukrainës

BBC është futur brenda një bordin e një aeroplani vëzhgues të NATO-s që monitoron të gjitha lëvizjet e Rusisë. Ato janë të lokalizuar në Poloni, kjo sepse nuk mund të shkojnë në Ukrainë, sepse nuk është një vend i NATO-s. Siç shihet në pamje, ajo duket një zyrë fluturuese ku brenda saj mund të vëzhgohet edhe një lëvizje sa më e vogël.

"Me radarët ne mund të shohim nga afër çdo gjë dhe raportojmë me atë se çfarë shohim", tha një prej zyrtarëve.

NATO është akuzuar se në këtë luftë, thjesht po vëzhgon, por kjo është hedhur poshtë nga një prej suhtarakëve.

"Nuk është kështu, roli ynë, është të mbrojmë territorin e NATO-s", tha zyrtari.

Ora 16:38
Zelensky bisedon me Presidentin e Këshillit Evropian: Ja për çfarë diskutuam

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka vijuar dialogu me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, ku ka bërë me dije edhe të gjitha temat për të cilat kanë biseduar.

"Dialogu me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel vazhdon. Detyra jonë e përbashkët është të mbrojmë objektet bërthamore. Ne kemi diskutuar për mënyrat se si mund të mbrohemi dhe rritjen e sanksioneve kundër Rusisë. Gjithashtu, është diskutuar edhe lidhur me proceduat e lehtësuara për pranimin e Ukrainës në BE", shkruan Zelensky në Twitter, pa i dhënë një përgjigje lidhur me akuzat e Moskës se ai është larguar nga vendi.

Ora 16:31
Kiev: Raste të shumta të grave të përdhunuara nga ushtarët rusë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se "fatkeqësisht kemi raste të shumta të grave të përdhunuara nga ushtarë rusë në qytetet ukrainase".

Kuleba më pas tha se ishte në favor të propozimit për një gjykatë speciale të paraqitur nga ish-kryeministri britanik Gordon Brown, duke vënë në dukje se "ne po luftojmë kundër një armiku që është shumë më i fortë se ne".

Ora 16:15
Rusia tha se Zelensky është larguar në Poloni, Ukraina: E pavërtetë! Presidenti është këtu

Ukraina ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga kryeparlamentari rus se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi drejt Polonisë. “Rada”, kanali zyrtar televiziv i parlamentit ukrainas ka bërë me dije se Zelensky është në Kiev, së bashku me njerëzit e tij.

Ora 15:39
Putin 1 orë bisedë telefonike me Scholz: Raundi i ri i bisedimeve me Ukrainën në fundjavë

Raundi i ri i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusinë do të jenë në fundjavë. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin në bisedën telefonike që pati me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ishte zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit i cili bëri publik lajmi teksa doli në një deklaratë për mediat.

Nga sa bën të ditur Gjermania, Scholz i ka kërkuar Putin që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake si edhe i ka bërë thirrje që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.

Ora 14:45
Kreyparlamentari rus: Zelensky ka ikur nga Ukraina, ndodhet në Poloni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua nga Ukraina dhe shkoi në Poloni. Ky është pretendimi i kryetarit të parlamentit (Dume),Vyacheslav Volodin i cili e ka shkruar në kanalin e tij në Telegram, kjo sipas raportimeve të ‘Tass”.

Megjithatë nuk ka asnjë konfirmim nga pala ukrainase.

Ora 14:39
Si po i shpëtojnë luftës ukrainasit, në xhamat e makinave shkruajnë ‘fëmijë’ ose ‘njerëz’

*Nga Sarah Rainsford për BBC në Kharkiv

Sapo kaluam pikën e kontrollit në Kharkiv këtë mëngjes, pamë radhën: makina dhe autobusë, që qëndronin tre ose katër orë në rrugë për të dalë nga qyteti. Shumë automjete kishin shenja të shkruara me dorë të ngjitura në dritare "fëmijë" ose "njerëz".

Një autobus i verdhë shkollor kaloi pranë nesh, i mbushur plot me pensionistë, fëmijë dhe gra që mbanin qeset plastike me gjërat e tyre në prehër.

Herë pas here kishte ndonjë makinë që mbante flamur të Ukrainës. Burri në makinën pranë meje kishte pasaportën e tij të hapur në kroskot për kontroll të shpejtë nga ushtria dhe milicia në shumë blloqe rrugore përgjatë rrugës.

Kaluam një makinë të vogël me shenjën "fëmijët" në anën e pasme dhe një peshqir të bardhë të varur nga dritarja. Këto familje kishin qenë në rrugë që në dritën e parë të luftës, në ankth për të ikur nga bombardimet në qytetin e tyre.

Shumica prej tyre nuk kanë asnjë plan të vërtetë, askund për të shkuar dhe asnjë mënyrë për të ditur se për sa kohë do të largohen.

Ora 14:28
E reja nga Kharkiv: Qyteti im po bombardohet, por mamaja ime në Rusi nuk do të më besojë

Oleksandra është strehuar në banjën e banesës së saj në qytetin verilindor të Kharkiv me katër qentë e saj që nga fillimi i  bombardimeve.

25-vjeçarja ka folur rregullisht me nënën e saj, e cila jeton në Moskë, Rusi.

Gjatë këtyre bisedave dhe madje edhe pasi dërgoi video nga bombardimet e rënda, Oleksandra nuk është në gjendje të bindë nënën e saj për rrezikun në të cilin ndodhet.

"Nuk doja t'i trembja prindërit e mi, por fillova t'iu them të vërtetën se civilë dhe fëmijë po vdesin," thotë ajo

Ajo shton se edhe pse prindërit e saj shqetësohen për të, mendojnë se ka qenë një rastësi vrasja e civilëve, pasi ushtria ruse nuk ka qëllime të tilla.

Oleksandra thotë se nëna e saj përsërit gjërat që dëgjon në tv e censuruara ruse.

Ora 14:22
Për t'i shpëtuar sulmeve ruse, ukrainasit vendosin tabela në makinat e tyre: 'Njerëz', 'fëmijë'

Në Kharkiv të Ukrainës njerëzit po mendojnë shumë mënyra për t'i shpëtuar sulmeve të ushtarëve rus. Shumë automjete kanë shenja të shkruara me dorë të ngjitura në dritare - ato thjesht thonë "fëmijë" ose "njerëz". Një autobus i verdhë shkollor, i mbushur plot me pensionistë, fëmijë dhe gra që përqafonin qeset plastike me gjërat e tyre në prehër e kishte të shkruar një tabelë të tillë.

Ora 14:22
Situata në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit i OKB mbledhje urgjente sot

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një mbledhje urgjente për luftën në Ukrainë.

Ora 14:17
Kina anulon transmetimin e Premier League

Kina ka vendosur që të bllokojë transmetimin e të gjitha ndeshjeve të Premier League këtë fundjavë për shkak të shfaqjeve të ndryshme të planifikuara të mbështetjes për Ukrainën. Kina është një nga aleatët kryesorë të Rusisë.

Ora 13:54
Habit Putin: Ne do të përshtatemi edhe me sanksionet e reja

 

Presidenti rus Vladimir Putin është paralajëmruar se të tjera sanksione do t'i vendosen vendit të tij nëse vazhdon me luftën në Ukrainë.

Por ai thotë se ata që refuzojnë të bashkëpunojnë do të dëmtojnë veten e tyre - si dhe do të dëmtojnë Rusinë.

Por pavarësisht këtij dëmi, ai thotë se vendi i tij po zhvillon "kompetenca të reja" dhe projekte për të "zgjidhur detyrat me të cilat përballemi".

"Ne do të përfitojmë nga kjo [sanksionet]," pohon ai.

Ora 13:48
Mbi 18,000 refugjatë nga Ukraina mbërrijnë në Gjermani

Më shumë se 18,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga pushtimi rus vetëm tetë ditë më parë, sipas ministrisë së brendshme gjermane.

“Deri më tani 18,436 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani”, u tha gazetarëve Maximilian Kall, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në një konferencë shtypi në Berlin.

"Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, shumica e tyre (refugjatëve) janë gra dhe fëmijë.”

Ai sqaroi se “njerëzit që po ikin nga zona e luftës mund të hyjnë në BE – pavarësisht nëse janë azilkërkues ukrainas apo shtetas të vendeve të treta”.

Ora 13:20
Lufta në Ukrainë, UNHCR: Po shkojmë drejt krizës më të madhe të refugjatëve në Evropë në këtë shekull

Vendimi i BE-së për të ofruar mbrojtje të përkohshme për refugjatët që ikin nga Ukraina "do të sigurojë mbrojtje të menjëhershme në BE për ukrainasit dhe shtetasit e vendeve të treta me status refugjati ose qëndrimi të përhershëm në Ukrainë". Kjo u njoftua nga UNHCR e cila u kërkon shteteve të BE-së që të zbatojnë me shpejtësi direktivën pasi "kjo po bëhet me shpejtësi kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë të këtij shekulli".

Ora 13:18
Putin-Scholz, bisedë telefonike për korridoret humanitare

Kancelari gjerman Olaf Scholz është duke zhvilluar në këto momente një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmi është dhënë nga Këshilltari i Zelensky, Mykhailo Podoliak, i cili nënvizion se biseda po përqendrohet në çështjen e korridoreve humanitare, pas një marrëveshjeje të arritur dje për këtë qëllim.

“Bota më në fund e ka kuptuar të gjithë katastrofën e organizuar nga Rusia”, shtoi këshilltari.

Ora 13:08
Hija e rëndë e luftës mbi qytetet ukrainase, ndryshimi drastik dhe pasojat e bombardimeve ruse në disa fotografi

Ukraina ka ndryshuar 180 grandë në këto 9 ditët e fundit. Pamja e saj nuk është më e njëjta dhe asnjë qytet i saj nuk i ngjan atij të para luftës.

Më poshtë do gjeni disa fotografi të ndryshmeve drastike dhe hijes së rëndë dhe të dhimbshme që i ka dhënë sulmi rus qytete të Ukrainës.

Kievit, sulme ajrore vdekjeprurëse

Qyteti i vogël i Irpin ndodhet 20 km në veriperëndim të Kievit, në të cilin kanë hyrë forcat ruse janën e kaluar.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në veri-lindje të vendit, ka qenë fokusi i bombardimeve intensive nga rusët.

Chernihiv , një qytet 120 km) në verilindje të Kievit, është përballur gjithashtu me granatime të rënda ditët e fundit nga forcat ruse që pushtojnë nga veriu.

Ora 13:04
Volodymyr Zelensky u shpëtoi tre atentateve në një javë! Shërbimet e inteligjencës ruse paralajmëruan Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka mbijetuar të paktën tre tentativave për vrasje në javën e kaluar. Sipas "The Times", ishin elementë të FSB-së, shërbimet e inteligjencës ruse, të cilët dhanë informacionin për të penguar planet që vinin nga dy fronte: forca mercenare ruse Wagner nga njëra anë dhe ushtarët çeçenë të dërguar nga Ramzan Kadyrov në tjetrën. “Mund të them se kemi marrë informacion nga FSB-ja, e cila nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë luftë të përgjakshme. Dhe falë kësaj, grupi elitar i Kadyrov u shkatërrua, ai që erdhi këtu për të eliminuar presidentin tonë”, tha për televizionin ukrainas Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Sipas Ukrainës, rreth 400 mercenarë kanë qenë në Kiev prej disa javësh me një mision: të vrasin Volodymyr Zelensky dhe elementë kryesorë të qeverisë së tij për të lejuar vendosjen e një presidenti pro-rus.

Ora 12:44
Putin thirrje vendeve fqinje: Mos i përkeqësoni situatën, nuk kemi qëllime të këqija

1646387587_putin.JPG

"Rusia nuk ka qëllime të këqija ndaj fqinjëve të saj dhe i fton ata të normalizojnë marrëdhëniet". Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, duke marrë pjesë onile në ceremoninë e ngritjes së flamurit të tragetit 'Marshall Rokossovsky'. Duke iu drejtuar guvernatorit të rajonit të Kaliningradit, Anton Andreyevich Alikhanov, ai i tha: "Dëshiroj të theksoj edhe një herë se nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve. Unë do t'i këshilloja ata të mos përshkallëzojnë tensionet dhe të mos vendosin asnjë kufizim. Ne jemi duke respektuar të gjitha detyrimet tona dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë "

Ora 12:19
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miraton rezolutën për komisionin ndërkombëtar të hetimit për shkeljet

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon pushtimin rus dhe ngritjen e një komisioni për të hetuar krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Rusia mbeti plotësisht e izoluar, me vetëm një shtet tjetër anëtare, Eritrea , që votoi kundër rezolutës. Një komision hetimor është niveli më i lartë i hetimit që këshilli mund të urdhërojë. Ka një të tillë për Sirinë dhe tani do të ketë një për veprimet e Rusisë në Ukrainë. Kina, Kuba ose Venezuela, që zakonisht mbështesin Rusinë, këtë herë ata abstenuan.

Ora 12:17
Jeta në Kiev vazhdon, 390 foshnja kanë lindur në 8 ditët e fundit

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë, me disa qytete kyçe të bombarduara nga raketat ruse ndërsa një kolonë lëviz ngadalë drejt kryeqytetit. Mbi një milion ukrainas kanë ikur në vendet fqinje, por për ata që nuk mund të largohen nga Kievi, jeta ka vazhduar. Parlamenti ukrainas thotë se 390 foshnja kanë lindur në Kiev në 8 ditët e fundit, 199 djem dhe 191 vajza.

Spitalet janë detyruar të 'lëvizin' nën tokë pasi sirenat ajrore u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin ditët e fundit.

 

Ora 12:03
Ushtria ruse pa mëshirë, godet një shkollë në Zhytomyr

 

Forcat ruse goditën një shkollë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit, duke shkatërruar ndërtesën. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së qytetit Serhiy Sukhomlyn në Facebook, sipas mediave vendase.

"Një raketë ose një bombë sapo u hodh në shkollën 25 të qytetit. Gjysma e ndërtesës është shkatërruar.", shkruhej në njoftim.

Sipas informacioneve paraprake, nuk është raportuar asnjë viktimë.

Ora 12:02
Shifra dramatike, Ukraina: Më shumë se 2000 civilë të vdekur në Kharkiv, mbi 100 fëmijë

“Dje numëruam më shumë se 2000 civilë të vdekur dhe mbi 100 fëmijë. Ne mund të llogarisim vdekjet dhe lëndimet me qindra çdo orë." Këtë e deklaroi Serhiy Chernov, president i këshillit rajonal të Kharkivit, në një video-lidhje me Samitin e rajoneve në zhvillim në Marsejë. Një fshat, ai Lakevo në rrethin e Kharkiv, u shkatërrua plotësisht.

Ora 11:56
Deputetët rusë miratojnë ligjin kundër 'lajmeve të rreme' ndaj ushtrisë

Ligjvënësit rusë kanë miratuar një projektligj që dënon shpërndarjen e “lajmeve të rreme” për operacionet ushtarake, në kohën e mbylljes së mediave të pavarura rreth mbulimit të luftës ruse në Ukrainë.

Projektligji, i miratuar më 4 mars, do të shtohet si artikull i veçantë në Kodin Penal, “për të parandaluar diskreditimin e forcave të armatosura të Federatës Rusë gjatë operacioneve të tyre për të mbrojtur interesat e Federatës Ruse dhe qytetarëve të saj, dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Ligji i ri parasheh dënime deri me 10 vjet burgim për individët që shpallen fajtorë për këto shkelje.

Dënimi për përhapje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse që çon në “pasoja serioze”, rritet në deri 15 vjet.

Me projektligj është bërë e paligjshme “që të bëhen thirrje kundër angazhimit të trupave ruse, për të mbrojtur interesat e Rusisë” apo për “diskreditim të forcës së tillë”.

Të njëjtat dënime vlejnë edhe për thirrjet që të sanksionohet Rusia.

Ky vendim vjen pasi autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj mediave të pavarura, duke i kërcënuar për raportimet e tyre për luftën në Ukrainë.

Rregullatori i mediave, Roskomnadzor ka urdhëruar mediat që të publikojnë vetëm informacione të ofruara nga burimet zyrtare.

Ai ndalon përshkrimin e veprimeve ruse në Ukrain si pushtim apo luftë, dhe kërkon që të cilësohen “operacione speciale ushtarake”.

Më 4 mars, Roskomnadzor, ka thënë se ka “kufizuar” qasjen në mediat e pavarura, përfshirë disa faqe të Radios Evropa e Lirë, faqet ruse të kanaleve, BCC dhe Deutsche Welle, si dhe platformat, Facebook dhe Google.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Putin, ka thënë të enjten, 3 mars, se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj.

Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.​

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ REL

Ora 11:53
Sulmi rus në centralin bërthamor Zaporizhzhia, tre të vdekur

Tre ukrainas kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, sipas kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës.

Ora 11:50
E vërteta pas fotos që rrëqethi botën! Po luante me shokët kur rusët bombarduan shkollën, ja si humbi jetën djaloshi mes dhjetëra të vdekurve të tjerë në Mariupol

 

Serhii ishte duke luajtur futboll në rrugët e Mariupolit me dy miqtë e tij, kur rusët bombarduan shkollën ditën e mërkurë duke lënë pas me dhjetëra viktima, njeri prej të cilëve ishte edhe 16-vjeçari.

Imazhi i babait që qan pa pushim mbi trupin e vdekur të djalit të tij, të mbuluar në një çarçaf të larë me gjakun  tij ka rrëqethur të gjithë botën.

Nuk e kishte menduar se kur Serhii i tha se do të luante futboll me shokët, do të ishte hera e fundit që do ta shihte duke marrë frymë. Nuk e dinte që kjo do të ishte hera e fundit që do i shihte sytë...

Ora 11:37
Tanket ruse në një tjetër qytet, futen edhe në Mykolaiv

Trupat ruse kanë hyrë në Mykolaiv. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i bashkisë, Oleksandr Senkevych. Mykolaiv, është një qytet në Ukrainën jugore jo shumë larg Khersonit, qytetit nën pushtetin rus. Ai ka rreth gjysmë milionë  banorë.

 

Ora 11:32
Sulmi në termocentralin bërthamor, Zelensky thirrje Perëndimi: Ashpërsoni sanksionet

Pas sulmit në termocentralin bërthamor, Zelensky ka bërë thirrje për sanksione më të rënda perëndimore.

"Një shtrëngim i menjëhershëm i sanksioneve kundër shtetit terrorist bërthamor është i nevojshëm," tha ai në një fjalim video.

Përmes fjalës së tij ai i ka bërë edhe thirrje qytetarëve rusë të dalin dhe të protestojnë për të ndalur sulmet në vendet bërthamore.

Ora 11:20
Zjarri në centralin bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Ukraina kërkesë për ndihmë të menjëhershme

"Ukraina i ka dërguar agjencisë sonë një kërkesë për ndihmë të menjëhershme. Ne nuk do ta lëmë këtë thirrje të bjerë në vesh të shurdhër". Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi, duke raportuar për përleshjet që ndodhën gjatë natës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. “Situata është e brishtë dhe shumë e paqëndrueshme”, tha ai.

Ora 11:13
Prej 2 ditësh të pushtuar, Zelensky ka një mesazh emocionues për banorët e Khersonit: Çohuni, ndihuni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkoi në një video drejtuar banorëve të Khersonit që "të bëjnë pushtuesit të kuptojnë se ata mund të qëndrojnë në Kherson vetëm përkohësisht".

Sipas Zelensky, në këtë qytet ukrainas së shpejti mund të organizohet një demonstratë në favor të Rusisë "në të cilën do të marrin pjesë të huajt, me qëllim kërkimin e tradhtarëve vendas".

Dhe kështu ai i pyeti banorët: "Të vërtetoni se është qyteti juaj. Ndaloni planin pushtues".

Ora 11:06
Moska akuzon Kievin: Sulmin në termocentralin bërthamor e ka bërë Ukraina

Sulmi në termocentralin bërthamor "ishte një provokim i krijuar nga regjimi i Kievit me qëllimin për të akuzuar Rusinë për shkaktimin e një aksidenti bërthamor". Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha, duke specifikuar se stafi i uzinës "punon si zakonisht dhe monitoron nivelet e rrezatimit".

Ora 11:00
Zelenskyy: Vetëm një zonë ndalim-fluturimi mund të parandalojë Rusinë të bombardojë centralet bërthamore

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një fjalim video këtë mëngjes, duke iu përgjigjur situatës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia gjatë natës. Stacioni më i madh bërthamor i Evropës u dogj pas "bombardimeve të armikut" dhe mësohet se aktualisht është nën kontrollin rus.

Zelenskyy tha se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Zelenskyy gjithashtu sot u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër pushtimit, i cili ka hyrë në javën e dytë.

"Populli rus, dua t'ju bëj thirrje: si është e mundur kjo? Në fund të fundit ne luftuam së bashku në vitin 1986 kundër katastrofës së Çernobilit," tha ai. Ai pretendon se Moska synon qëllimisht infrastrukturën dhe zonat e banuara të Ukrainës, me Mariupol, Kherson, Kharkiv dhe Chernihiv nën sulm.

Ora 10:44
Sensiblizimi i gjermanëve me refugjatët ukrainas (VIDEO)

Deri tani më shumë se 1 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina. Ndërkohë që solidaritet me popullin e Ukrainës, kanë shprehur shumë shtete në Europë. Këto janë pamje që vijnë nga Berlini, ku qytetarë të shumtë kanë dalë që të presin refugjatët e luftës në Ukrainë për t’i strehuar. Të përlotur, ato takohen me njerëz të panjohur të cilët u kanë hapur dyert e shtëpive për tu strehuar.

Ora 10:43
Qyteti i Khersoni në ditën e parë nën pushtimin rus! Banori: Ka optizëm, djemtë tanë të ushtrisë Ukrainës do vijnë shumë shpejt

Kur Taras hedh një vështrim të kujdesshëm rreth qytetit të tij në ditën e parë që kur rusët morën kontrollin, ai sheh automjete ushtarake në rrugë, por jo ushtarë. Porti i Khersonit, në Ukrainën jugore, është qyteti i parë i madh që pushtohet nga Rusia pas më shumë se një jave luftimesh intensive.

Por Taras, jo emri i tij i vërtetë, tha për programin Today të BBC Radio 4 se kishte pozitivitet mes 200 njerëzve që ishin në radhë jashtë supermarketit sot.

Ai ka mundur të blejë mish pas 30-40 minutash, por miqtë e tij kanë pritur dy deri në tre orë ditët e fundit.

"Ajo që vura re sot është se ata janë plot optimizëm dhe energji. Ata besojnë se do të përfundojë shumë shpejt pas disa ditësh ose javësh.

"Sidomos gratë tona, u habita, ato janë aq krenare për ushtrinë tonë ukrainase sa thonë se djemtë tanë mund të vijnë dhe ne do t'i vrasim dhe gjithçka do të kthehet".

I pyetur nëse ndan optimizmin e tyre, ai thotë "padyshim" dhe po ashtu 95% e qytetarëve Kherson.

Ai thotë: "Kryetari ynë po thotë se qyteti ynë mbetet nën flamurin ukrainas, kështu që nuk mendoj se ushtarët rusë që ndodhen brenda qytetit për momentin kanë ndonjë plan, ata janë duke pritur për diçka."

Ai shton: "Njerëzit kanë frikë nga bombardimet, kështu që për ditët e ardhshme ne do të përpiqemi të mbijetojmë."/ BBC

Ora 10:38
Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit thirrje NATO-s: Dërgoni trupa, Rusia kërkon ta kthejë Ukrainën në shkretëtirë dhe të vrasë civilë

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit i ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa ta bëjë vendin një shkretëtirë dhe të vrasë shumë civilë.

Sergei Orlov tha për programin Today të BBC Radio 4: "Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal - është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombeve më të mëdha evropiane.

"Duket sikur [udhëheqësit e NATO-s] nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t'i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putin ose të paktën për të na mbrojtur nga kërcënimet nga qielli."

Ai thotë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të krijojë një shkretëtirë për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, por ai thotë se "është e pamundur të marrin qytetet tona sepse qyteti nuk janë ndërtesat, qyteti janë njerëzit".

Ai shton: "Ne tashmë e kuptojmë se ai është gati të vrasë sa më shumë civilë që i nevojiten."

Banorët e qytetit port ukrainas të Mariupolit i kanë thënë BBC-së se po përpiqen t'i mbijetojnë një breshëri të pamëshirshme të bombardimeve ruse që kanë shkatërruar lagjet e banuara dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë.

Ora 10:34
Ukrainasit mbrojnë statujat historike të Lviv

Banorët e kryeqytetit kulturor të Ukrainës Lviv po ndihmojnë që të mbrojnë monumentet historike, sipas zyrtarëve lokalë të trashëgimisë, ku disa statuja guri shihen se janë të mbështjella me çarçafë mbrojtës.

Fotot e marra në sheshin qendror tregojnë qytetarë mbi shkallë që mbështjellin skulpturat e perëndisë romake Neptun dhe perëndeshës greke Amfitrite në plastikë. Së bashku me statujat e afërta të hyjnive klasike Adonis dhe Diana, figurat gëlqerore u ndërtuan më shumë se 200 vjet më parë, me shatërvanët shoqërues të vendosur në çdo cep të sheshit.

Ora 10:25
Lufta vazhdon e ashpër/ Bombardohet një shkollë në Zhytomir, 47 civilë të vdekur në Chernihiv

Në Zhytomir, rreth 150 kilometra në perëndim të Kievit, një bombardim goditi një shkollë mëngjesin e sotëm. Ditët e fundit, Zhytomir tashmë ishte bombarduar: aeroporti i qytetit u godit nga një raketë Iskander nga Bjellorusia.

Ndërkohë, në Chernihiv, në veri të vendit, numri i civilëve të vrarë nga bombardimet e djeshme ka shkuar në 47.

Ora 10:16
Po largoheshin nga Kievi për t’i shpëtuar luftës, ushtria ruse shuan të gjithë familjen ukrainase! Mbijeton vetëm vajza 13-vjeçare, në gjendje të rëndë në spital

Një djalë 5-vjeçar me sy të gëzuar, një vajzë 10-vjeçare fanse e madhe e "Harry Potter", nëna e tre fëmijëve dhe një baba që iku me mendjen tek familja e tij, humbën jetën nga një bombardim i fuqishëm që simbolizon luftën e tmerrshme të Putin ndaj Ukrainës.

E vetmja që shpëtoi nga e gjithë familja është Sofia, e cila ndodhet në spital në një gjendje kritike për jetën. Ajo nuk di asgjë...nuk e di që nuk e ka më as vëllain, as motrën dhe as prindërit.

Familjarët qëndrojnë ditë e natë mbi kokën e vogëlushesh, me sytë në sytë e saj, me shpresën që nga momenti në moment do t’i hap. Kjo është shpresa e fundit, e cila do të vdes kur të vdes edhe Sofia. Por pastaj...kur të zgjohet...kush do të jetë ai që do t’i tregoi se nuk e ka më familjen?

Familja u vra teksa po udhëtonin larg Kievit me makinë, me shpresën në zemër se do t’i largoheshin luftës në Ukrainë.

Një tjetër histori lufte në Ukrainë, thyen zemra e të gjithëve!

 

Ora 10:16
Borrell: Putini përdor armë të ndaluara nga konventa e Gjenevës! BE ka të gjitha masat në tryezë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes në Këshillin e NATO-s, tha se jemi dëshmitare të një lufte të udhëhequr nga Putin kundër Ukrainës dhe po përdoren armë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës.

"Ne jemi dëshmitarë të një lufte të udhëhequr nga Putini kundër Ukrainës, një luftë absolutisht e pajustifikueshme që po shkakton shumë viktima me përdorimin e armëve rreptësisht të ndaluara nga Konventa e Gjenevës.  Rusia po përdor "armë rreptësisht të ndaluara nga Konventa e Gjenevës, ka viktima të shumta civile. Është e rëndësishme të aktivizohet mekanizmi i Moskës dhe të fillojë një mision për të hetuar çdo krim lufte të kryer në Ukrainë". 

Borrell tha se është koha për unitet transatlantik dhe është më e rëndësishme se kurrë.

"Kjo është koha për të dëgjuar zërat tanë dhe për t'u ngritur. Kjo është koha kur uniteti transatlantik është më i rëndësishëm se kurrë. Ne do të shqyrtojmë gjithçka. Një javë më parë ju thashë se gjithçka ishte në tavolinë dhe e shihnit se gjithçka ishte në tryezë sepse ne kemi marrë masa që askush nuk mund t'i priste. Kështu që gjithçka qëndron në tryezë", shtoi ai.

Ora 10:13
Blinken: Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt, por nëse vjen tek ne jemi gati

 

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po fliste përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel këtë mëngjes kur u shpreh se perëndimi nuk kërkon luftë por nëse ajo vjen është gati.

Z. Blinken shtoi se NATO nuk kërkon "të mos ketë konflikt", por "nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s".

“Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s. Gjatë natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha Blinken.

Ora 10:12
Bien sërish sirenat e alarmit në Lviv, banorët strehohen për tu mbrojtur

Vullnetarët në Lviv hedhin rërë, për të përforcuar barrierat në rrugë

Në Lviv u dëgjuan sirenat e alarmit të bombardimeve pak më parë. Qytetarët nxituan që të strehohen për tu mbrojtur. Qyteti mbrohet nga të paktën tre anë nga forcat ukrainase dhe kontrollohen si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ora 10:07
Kievi: 9166 ushtarë rusë kanë rënë gjatë pushtimit të Ukrainës

Deri më tani 9,166 ushtarë rusë kanë rënë gjatë pushtimit të Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga forcat e armatosura të Kievit.

Ora 09:54
Sulmi rus në centralin bërthamor të Ukrainës, NATO: Shenjë e papërgjeshmërisë së kësaj lufte

 

 “Sulmi ndaj termocentraleve bërthamore është demonstrim i papërgjeshmërisë së kësaj lufte”, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në lidhje me sulmin ndaj centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia.

Ora 09:39
Senatori amerikan bën deklaratën e fortë: Për t'i dhënë fund luftës duhet të vritet Putin

 

"E vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin", kjo ishte deklarata e fortë e një senatori amerikan, Lindsey Graham.

Ai sqaroi se e vetmja mënyrë për t'i dhënë përfundimisht fund luftës në Ukrainë, është që të vritet "motori" i këtij sulmi, presidenti rus, Vladimir Putin.

 “E vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.”, është shprehur ai.

 “Sigurisht është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën e mbetur të jetës tuaj, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë, ju duhet të veproni tani”, ka thënë ai duhe iu drejtuar rusëve.

Graham shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-së. Ai cilësohet një person me ndikim i Partisë Republikane për çështjet ushtarake dhe të politikës së jashtme.

Ora 09:25
Rusia do të dënojë me burgim ata që përhapin informacione “të rreme” për ushtrinë

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar të premten një ligj që dënon me burgim ata që përhapin informacion “të rremë” për forcat e armatosura.

Ligji, i miratuar nga Duma Ruse, në leximin e tretë dhe të fundit, ka prezantuar dënime me burg për ata që me qëllim përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura, të cilat kanë ndikim serioz, është thënë në dokumentin rus, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ora 09:22
Britania: Sulm serioz dhe i pamatur në zonën bërthamore

Sulmet ruse në centralin bërthamor të Ukrainës, Zaporizhzhia janë “serioze dhe të pamatura”, të cilat duhet t’i marrë me seriozitet gjithë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab.

Ai ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se “është shumë e vështirë të besohet se sulmi nuk është bërë me dashje”.

Ai ka thënë se e kupton që nuk ka rrezik të menjëhershëm në këtë zonë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka kërkuar takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të “rritur presionin ndaj makinës së luftës së presidentit rus, Vladmir Putinit”.

Ora 09:03
Banori në Ukrainë: Marrja e centralit bërthamor një shqetësim për të gjithë botën

Një mësues që jeton në Zaporizhzhia ku trupat ruse kanë kapur një central bërthamor tha për programin Today të BBC Radio 4 se ai pa ushtrinë ruse duke shtënë dhe hedhur bomba në uzinë gjatë gjithë natës.

"Unë e di që një nga ndërtesat ishte në zjarr, por për fat nuk ishte stacioni bërthamor aktual. Sigurisht që është ende një lajm i keq, por të paktën nuk është reaktori aktual."

Ai thotë: “Është një shqetësim jo vetëm për rajonin tonë, por për Ukrainën dhe gjithë botën, pasi është një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë me sa di unë. Është çmenduri, është thjesht terrorizëm, nuk ka fjalë, bota duhet të bëjë diçka për të."

Ora 08:58
Ukraina: Rusia ka shteruar shumicën e rezervave të saj operacionale

Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia ka konsumuar pjesën më të madhe të rezervave të saj operacionale në përpjekjen për të kapur Kievin dhe tani po merr rezerva nga divizione të tjera.

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shton se trupat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetin port të Mariupolit. Banorët e Mariupolit kanë përshkruar një breshëri të pamëshirshme bombardimesh ndërsa forcat ruse përpiqen të kapin qytetin. Ushtria ukrainase shton se një grup ushtarësh rusë janë tërhequr nga bazat detare në Detin e Zi, megjithëse ata vazhdojnë "të përgatiten për zbarkimin e marinsave në Zatoka".

Ora 08:56
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Nuk ka ndryshim në nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Pajisjet thelbësore të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nuk u dëmtuan nga zjarri i shkaktuar mbrëmë nga një sulm rus, pa asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), duke cituar autoritetet e kontrollit të Ukrainës. "Rregullatori ukrainas tha se një zjarr në vend nuk ndikoi" pajisjet thelbësore dhe personeli i fabrikës po merr masa për zbutjen e rrezikut," thuhet në deklaratë. "Nuk ka pasur ndryshime të raportuara në nivelet e rrezatimit në objekt."

Ora 08:37
Google 'tërhiqet' nga Rusia, pezullon reklamat

Motori i kërkimit Google dhe platforma e lidhur me video YouTube kanë pezulluar shitjen e hapësirës reklamuese në territorin rus, pasi vendi pushtoi Ukrainën.

"Në këto rrethana të jashtëzakonshme në të cilat ndodhemi, ne kemi ndaluar hapësirat reklamuese në Google në Rusi', shkruan "TASS"

Google shtoi se po ndjek situatën dhe se përdoruesit do të mbahen të informuar për evoluimin e saj.

Ora 08:33
Rusia bllokon faqet e disa mediave të huaja

Shërbimi rus i kontrollit të komunikimit, ka kufizuar aksesin në disa faqe lajmesh, duke përfshirë Meduza, Radio Liberty dhe BBC dhe Deutsche Welle, sipas grupit vëzhgues, GlobalCheck. Është raportuar edhe për bllokim të platformave, Facebook, Twitter, dhe dyqaneve online të Apple dhe Google.

Ora 08:22
Kievi: Rusët kanë marrë kontrollin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

Forcat ushtarake ruse kanë marrë nën kontroll termocentralin bërthamor me gjashtë reaktorë në qytetin Enerhodar, në rajonin e Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase, të cituara nga mediat ndërkombëtare. “Personeli i operacioneve po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, thanë ata në mediat sociale, duke shtuar se përpjekjet e tyre ishin në përputhje me kërkesat e sigurisë.

Ora 08:02
Çekia lejon qytetarët të luftojnë për Ukrainën kundër pushtimit rus

Liderët çekë janë pajtuar për t’iu lejuar qytetarëve të shtetit të luftojnë në anën e Ukrainës kundër pushtimit rus, pa u përballur me pasoja. Kryeministri çek, Petr Fiala ka thënë se ka biseduar me presidentin e shtetit, Millosh Zeman, i cili është pajtuar për të falur individët në raste të tilla.

Shtetasit e Republikës Çeke zakonisht e kanë të ndaluar që të shërbejnë për një ushtri të huaj. Fiala ka thënë se ligji për këtë çështje nuk do të rishikohet.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka bërë thirrje evropianëve me përvojë ushtarake që të mbështesin Kievin kundër pushtimit rus. Rreth 400 vullnetarë kanë kontaktuar autoritetet çeke, duke kërkuar përjashtim nga rregulli. Republika Çeke është anëtare e NATO-s prej vitit 1999 dhe është më pak se 400 kilometra larg Ukrainës.

Ora 07:27
Zelensky: Vetëm Evropa mund ta ndalojë Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për "veprim të menjëhershëm nga Evropa" pasi ushtria ruse bombardoi termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainën jugore, duke shkaktuar një zjarr. “Vetëm veprimi i menjëhershëm i Evropës mund të ndalojë trupat ruse”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ora 05:55
Zjarrfikësit shuajnë flakët në termocentralin bërthamor: Nuk janë prekur strukturat thelbësore

Zjarrfikësit ndaluan përhapjen e zjarrit në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhës. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës së Ukrainës.

Zjarri në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nuk preku strukturat ose pajisjet "thelbësore", personeli i uzinës po merr masa për të garantuar sigurinë, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (Aiea) në Tëitter, e cila deklaron se u informua nga autoritetet ukrainase.

Flakët përfshinë disa objekte që shërbenin për trajnime dhe reaktori më i afërt ishte i ifikur pasi ishte në riparim e sipër.  

Ora 04:39
Johnson bën thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kryeministri britanik denoncoi "veprimet e papërgjegjshme" të Putinit që "kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës". Dhe pas një telefonate me Zelensky, ai kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

 

Ora 04:23
Zjarri në centralin bërthamor, Zelensky: Rusia shtet terrorist

Presidenti Zelensky nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet sociale e ka cilësuar Rusinë si një shtet terrorist, pasi është i pari shtet që ka sulmuar një territor bërthamor.

‘Ushtria ruse ka hapur zjarr ndaj termocentralit Zaporizhzhia. Asnjë shtet përveç Rusisë nuk ka hapur ndonjëherë zjarr ndaj njësive të energjisë bërthamore. Për herë të parë në historinë njerëzore, një shtet terrorist i është drejtuar terrorit bërthamor. Vetëm veprimi i menjëhershëm evropian mund të ndalojë trupat ruse’, shprehet Zelensky. 

Ora 03:55
Autoritetet e Zaporizhzhia: Luftimet janë ndalur pranë termocentralit, nivelet e rrezatimit janë normale

Luftimet janë ndalur pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia dhe nivelet e rrezatimit në sfond janë aktualisht normale pasi një zjarr vazhdonte në objekt, deklaron një zëdhënës i centralit.

Zëdhënësi Andrii Tuz tha se termocentrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik, megjithëse vetëm një njësi e prodhimit të energjisë nga gjashtë është funksionale.

Në një postim të mëparshëm në Facebook, Tuz tha se të paktën një njësi gjeneruese e energjisë në centralin bërthamor u godit në luftime. "Shumë pajisje teknike u goditën," tha ai për CNN.

Tuz tha se kur zjarrfikësit mbërritën fillimisht, ata u pritën me armë dhe u kthyen.

Ora 03:47
Ekspertët bërthamorë: Fatkeqësia varet nga vendi ku po ndodh zjarri

Ndërsa një zjarr i raportuar nga zyrtarët ukrainas vazhdon në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, ekspertët bërthamorë iu përgjigjën disa prej pyetjeve më urgjente:

A ka sisteme në fabrikë që mund të luftojnë automatikisht zjarrin? Po, por ato nuk i luftojnë të gjitha zjarret, tha eksperti i politikave bërthamore dhe profesori i Harvardit, Graham Allison. Dhe jo të gjitha zjarret në një termocentral mund të kenë "pasoja katastrofike". Varet se ku është zjarri - shqetësimi më i madh është nëse zjarri arrin në gropat e ftohjes së reaktorit, gjë që mund të shkaktojë një shkrirje të reaktorit.

Çfarë mund të ndodhë nëse një reaktor shkrihet? Nëse një zjarr, sulm me raketë ose një lloj tjetër sulmi prish strukturën e ftohjes së reaktorit bërthamor, ai nuk do të jetë në gjendje të ftohet vetë - duke shkaktuar që karburanti brenda të nxehet dhe shkrihet, duke lëshuar sasi të mëdha radioaktiviteti, tha James Acton, bashkë- drejtor i Programit të Politikës Bërthamore në Carnegie Endowment for International Peace.

Shembujt më të fundit dhe të rëndë përfshijnë katastrofën bërthamore të Fukushimës në Japoni në vitin 2011 dhe katastrofën e Çernobilit të vitit 1986 në Ukrainën Sovjetike.

Sa e mundshme është kjo? Është e vështirë të thuhet sepse ka ende shumë që nuk dimë, disa ekspertë ranë dakord - më e rëndësishmja, ku ndodhet zjarri, nëse është edhe pranë reaktorëve apo në një pjesë tjetër të kompleksit të energjisë bërthamore, nëse të gjithë reaktorët janë duke punuar - të gjitha gjërat që mund të ndikojnë në ashpërsinë e një fatkeqësie, nëse ndodh.

Pse po sulmohet termocentrali? Trupat ruse duket se po përpiqen të mbyllin një lumë aty pranë dhe të rrethojnë forcat ukrainase, një manovër klasike, tha gjenerali në pension i ushtrisë amerikane Wesley Clark - dhe termocentrali është "në rrugën e duhur". Termocentrali është gjithashtu një "aset strategjik kyç", duke siguruar një pjesë të madhe të fuqisë së Ukrainës, ai shtoi: "Merreni jashtë linje, rrjeti është të paktën përkohësisht i destabilizuar. Ju po e zvogëloni aftësinë e ukrainasve për të qenë në gjendje të trajtojnë komunikimet në shumë e gjërave të tjera”.

Ora 03:36
VIDEO/ Këshilltari i Zelenskyt publikon pamjet e zjarrit në central: Rrezik për gjithë Europën, Rusia të ndalë sulmin

Kreu i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliyak ka shpërndarë një video ku pas sulmit nga rusët një zjarr ka shpërthyer jashtë termocentralit Zaporizhzhia.

Mykhailo Podoliyak shkruan se "NPP Zaporizhzhia është nën zjarr! E gjithë Evropa është në rrezik të përsëritjes së katastrofës bërthamore. Rusët duhet të ndalojnë sulmin"

Kliko Linkun për të parë videon e zjarrit në termocentralin bërthamor.

Ora 03:28
Ku ndodhet Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia dhe çfarë fuqie ka?

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është në zjarr pas një sulmi nga ushtria ruse, sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të Enerhodar.

Fabrika ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës, rreth 112 kilometra nga qyteti i Zaporizhzhia dhe rreth 200 kilometra në perëndim të Donetsk, një prej dy territoreve pro-Moskës.

Ky është Centrali më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit.

Sa fuqi gjeneron?

Impianti gjeneron 40-42 miliardë kWh, që përbën një të pestën e prodhimit mesatar vjetor të energjisë elektrike në Ukrainë dhe pothuajse 47% të energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet bërthamore të Ukrainës. 

Sipas Energoatom, centrali ka aftësi "për monitorimin e vazhdueshëm të rrezatimit të zonës industriale të termocentralit bërthamor, zonave të mbrojtjes sanitare dhe 30 kilometrave të kontrollit të rrezatimit". 

Ora 03:10
Zjarri në centralin bërthamor, Ukraina raporton: Asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit në Zaporizhzhia

Rregullatori bërthamor i Ukrainës i tha Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se "nuk ka asnjë ndryshim të raportuar në nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia", shkroi IAEA në Twitter.

Ora 02:52
Zjarri në centralin bërthamor, Biden telefonatë urgjente me homologun Zelensky

Presidenti i SHBA Joe Biden sapo ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon të monitorojë zjarrin e raportuar në termocentralin bërthamor Zaporizhzia.

Ora 02:41
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Jemi në kontakt me autoritetet ukrainase për zjarrin në centralin bërthamor

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha në një postim në Tëitter se "është në dijeni të raporteve për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia" dhe se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.

'Të ndalohet sulmi, rrezik i madh nëse flakët prekin reaktorët', shkruan IAEA në Twitter.

Ora 02:28
SHBA: Po monitorojmë centralin bërthamor të Ukrainës në të cilin ka rënë zjarr

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se ata po monitorojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, ku zyrtarët ukrainas thonë se një zjarr ka shpërthyer ndërsa trupat ruse vijojnë sulmet. 

Ora 02:03
Zjarri në centralin bërthamor Zaporizhzhia, ministri ukrainas: Rusët të ndalin sulmin, është 10 herë më i madh se Çernobil

Në një postin në Twitter, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba deklaron se Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë është në flakë dhe se rusët duhet të ndalojnë sulmin dhe të lejojnë zjarrfikësit të ndërhyjnë.

‘Ushtria ruse po qëllon nga të gjitha anët mbi NPP Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Zjarri tashmë ka rënë. Nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çornobili! Rusët duhet të pushojnë MENJËHERË zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit, të krijojnë një zonë sigurie’, shkruan Kuleba në Twitter.


Ora 01:11
Sulmi rus në Ukrainë, shpërthime dhe flakë pranë reaktorit më të madh bërthamor të Europës

Disa pamje që qarkullojnë në rrjet tregojnë shpërthime dhe flakë pranë stacionit më të madh bërthamor të Evropës, Zaporizhzhia.

Kryetari i qytetit të afërt të Energodar ka thënë se uzina është në flakë pasi u sulmua nga trupat ruse.

Më herët, autoritetet ukrainase raportuan se ushtria ruse po shtonte përpjekjet për të kapur uzinën në juglindje të Ukrainës dhe se kishte hyrë në Energodar me tanke.

 

er.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dropulliti Shqipfoles: 05/03/2022 17:47

    O dropulliti shqipfoles dhe trushpelare ule tyten e perleshjeve vetiake dhe mos pi kaq shume teke me raki ose uzo para se te shkruash ne portal. Na prishe cilesine e komenteve. Etimologjia e Epirit ka qene dhe do jete gjithmone Shqiperi (toke e Shqipes). S’me rruhet dhe s’ka kurre vlere etimologjia qe perdor greku per te pretenduar territore ne Shqiperi. Pirro ne lashtesi quhej Pirrus. Pirrus thjeshte dmth shqiponje. Pirroja quhej Shqiponje nga ushtaret e tij. Pse shqelmon ne menyre te tille arsyetimin e thjeshte? Me pelqen qasja jote e paditur dhe e sforcuar ne portalet shqiptare. Ki kujdes mendjen e dyfishte qe ke dhe perleshjet vetiake te perbrendshme. Rrofte Epiri, Rrofte Shqiperia, Rrofte Iliria. Lavdi Kombit tim dhe Lavdi stergjysherve te mi Ilire!

    Përgjigju
    • Dropulliti shqipfoles: 05/03/2022 20:39

      Vazhdo perserit si papagall idiotesite per te cilat i ke marre pergjigjet, trushplar shqipfoles. U thuaj shokeve te tu nga Dropulli dhe nga Himara (sepse une s’jam vertet andej - thjesht tallem me lojen tuaj te ndyre) te tregohen te disiplinuar si ty, te mos c’orientohen kur shtiren si shqiptar gjate fushates propagandistike ne internet, dhe te tregojn pa dashje te verteten duke thene se jane nga Dropulli dhe nga Himara.

  • Dropulliti shqipfoles: 05/03/2022 06:39

    O Dropulliti shqipfoles, uli teket mre jahu dhe perqendrohu ne ate qe po perpiqesh te thuash. Perleshja e perhershme ne arsyetimin tend vetjak dhe qe ke perbrenda, nuk duhet te shfaqet kaq haptazi ne komentet publike. Do pushohesh nga puna, jo per gje. Si ore, nje komentues dhe propagantist i kalibrit tend vjen ketu dhe pellet per helenizmin dhe nuk e di se cfare do te thote helenizem dhe ku qendron ndryshimi midis heleniit dhe grekut? Kjo s’te falet mre pjeshke anadolli. A deshiron qe te ta shpjegoje nje Shqiptar se ku qendron ndryshimi? Greku eshte idiot per vete sa e perdor gjithe diten dhe nuk e di se cfare do te thote. Ela, e di ti kush pellet keshtu? Veshgjati im. Grek e ka emrin!

    Përgjigju
    • Dropulliti shqipfoles: 05/03/2022 16:33

      O supaxhi shqipfoles, nuk me intereson aspak etimologjia e fjaleve ‘helen’ dhe ‘grek’. Po ke qejf, shprehi mendimet edhe mbi ato tema dhe te shohim se ku deshiron te dalesh dhe se sa bindes je. Sa per perleshje te brendshme, une s’kam te atilla, o skuth! Jam teper me i qete me i sakte mbi origjinen time etnike se ti - nuk me ka shplare trure as agjentura greke dhe as ndonje prift antishqiptar. Pseudonimin ‘Dropulliti shqipfoles’ e perdora si pjese e ironise kur shkruaj per plehrat trushplare qe bejn propagand antishqiptare. Je ti qe shmangesh, supaxhi i asimiluar qe shtiresh si shqiptar per te bere propagand. U perpoqe per te perhapur keqinformim historik, me shume dinakeri, me temat e etimologjise se fjales Epir dhe temes se perkatesise etnike te Pirros, dhe t’a demaskova metoden prej skuthi. Ik tani lexo histori te mirefillte, sic jane dokumentat veneciane qe publikon profesor Xhufi mbi Epirin dhe leri perrallat qe lexojm ne portale anonime.

  • Cavsj: 04/03/2022 23:25

    O Dropulliti Shqipfoles, Sa teke ke ngrejt sot? Mohimi i jot per shpjegimin Shqiptar te fjales Epir eshte i pritshem dhe i natyrshem, por eshte e veshtire qe nje dropullit i lartesise tende, duke u bazuar ne cilesine e komenteve qe ben, te mjaftohet me nje perralle te vockel rreth kuptimit te fjales Epir. Perpiqu te ndalosh ate perleshjen logjike qe ke perbrenda. Mbreti i Epirit ishte Pirroja. Edhe Pirron e beni grek juve, por ngeceni kur ju kujtohet se u rrit nga Glauksi - Mbret i Taulanteve. Perdore nje fjale - helenizem. Cfare eshte helenizmi dhe ku eshte ndryshimi me grek? Ende, sot e kesaj dite nuk kam rastisur ne nje grek te zgjuar qe e shpjegon. Zotrote ka te gjitha te drejtat qe te jep kushtetuta Shqiptare. Kur do marrin te drejtat e tyre minoriteti Shqiptar ne greqi? Homogjenet Shqiptare ne greqi nuk duhet te jene subjekt i vazhdueshem gjenocidi vetem sepse greku ka deluzionet e tij!

    Përgjigju
    • Dropulliti shqipfoles: 05/03/2022 01:22

      Bravo! E njejta taktik edhe me kete koment. Edhe kesaj radhe ti zgjedh nje teme qe krijon pershtypjen se identiteti etnik i epiroteve ka qene grek. Sa e cuditshme qe kur une bej koment per prezencen e propagandes antishqiptare ne portale lajmesh, ti vjen dhe hap disa tema te cilat perdoren pikerisht nga qarqe greke (dhe servilet e tyre te huaj) per te mbeshtetur tezat se Epiri i lashte ka qene grek. Si ka mundesi qe ti perqendrohesh pikerisht ne keto tema (fjala Epir dhe mbreti Pirro), qe shfrytezohen nga greket, ne vend se ta argumentosh perkatesine iliro-shqiptare me argumenta me te forta?! Me heret u perpoqe me etimologjine e fjales Epir, ndersa tani me identitetin e Pirros. Seriozisht mendon se do me vendosesh ne veshtiresi duke hapur nje teme mbi te cilen ka burime historike qe shfrytezohen nga pala greke?! Pirro ishte ilir jo sepse u rrit nga mbreti Glauk, por sepse ishte molos dhe keta ishin thjesht nje fis ilir jugor. Burimet e lashta historike qe e trajtojn Pirron si grek jane thjesht disa historian te lasht grek njeri me mashtrues se tjetri. Pausanias dhe te tjere si ai thjesht deshironin te pervetesonin nje tjeter figure historike te huaj, sic u perpoqen me edhe me Filipin II dhe Aleksandrin e Madh. As Epiri dhe as Maqedonia nuk kishin asnje arsye qe te zgjidhnin mbreter grek. Sa per pyetjen mbi helenizmin dhe termin grek, te gjithe e din se termi helen perdorej nga greket e lashte per grupin e tyre etnik, dhe me vone ky term u zevendesua me termin Grek. Edhe mbi kete teme ekzistojn disa teori idiote shkruar nga shqipfoles anonim ne internet. Per shembull, nje version e lidh fjalen Grek me fjalen shqipe ‘gra’ dhe e perdor kete per te bere pretendimin idiot se Greket ishin shqiptar. Njesoj si me idiotesine qe lidh fjalen Epir me fjalen Shqiperi/Shqiptar, dhe shume te tjera. Punojn fuqishem rrjetet shqipfolese te Athines per t’i sherbyer lexuesit shqiptar teori idiote! Po pyetjen per te drejtat e mohuara te shqiptareve ne Greqi pse ma ben mua - ti e kupton fare mire qe une jam shqiptar dhe po tallem me propaganden greke. Vazhdo me teori te tjera historike si ato qe permende, por kujdes… kujdes mos prek ndonje liber serioz si Arberit e Jonit, te prof Pellumb Xhufit, se aty ke mjaft fakte mbi identitetin e Epirit… kujdes me libra te atille se ato e mbrojn identitetin shqiptar te Epirit me burime historike dhe jo me brrockulla qe tallen me intelektin e lexuesit.

  • Gozhda e Putin Nastradinit: 04/03/2022 17:47

    Putin po i kthen favorin Vucicit dhe po i pregatit vetes hapesiren e re ne EUROPE ku do te fusi hunden e tij te qelbur sllave per te provokuar konflikt, diversione tipike te ish KGB,E vetmja zgjidhje qe tregon force, por dhe i thote mjaft hijes se cizmes sllave ne hapesirat shqiptare dhe ul riskun per konflikte te pergjakshme ne kerthize te Europes eshte Antaresimi imediat i KOsoves ne NATO dhe MIlitarizimi i shpejte i FSK, si dhe pershpejtimi i integrimit te faktorit Shqiptar ne BE.

    Përgjigju
  • Dropulliti shqipfoles: 04/03/2022 16:17

    Γεια! Kam nje porosi nga Athina per shoket e mi qe kryejn fushata “informuese” ne virtualitetin shqiptar. Bombardoni portalet me komente qe shfrytezojn luften ne Ukraine per te sulmuar SHBA-te, ne menyre qe te ushqehet sa me shume anti-amerikanizmi te populli i poshter alvanos! Shtiruni sikur ju vjen keq per Ukrainen, ose sikur po kritikoni Putinin, dhe pastaj shtoni kritiken edhe ndaj SHBA-ve. Per shembull: “Putini eshte Hitleri i koheve tona. Tmerr! Bombardon qytete dhe civile te paarmatosur ne shekullin e 21. Po te donte Amerika mund te nderhynte sepse ka mjaft menyra me gjithe ate teknologji qe zoteron, dhe te ndalonte gjakderdhjen. Pse nuk vendos nje ‘no-fly zone’ ne hapsiren ajrore ukrainase sic kerkon Zelesky, ose t’u japi armatim te rende sic po kerkon ushtria ukrainase? Apo thjesht e fut Ukrainen ne lufte kunder Rusise dhe pastaj e le te masakrohet? … I njejti stil gjithmon kjo loja e SHBA-ve… te shfrytezon deri ne palce dhe pastaj te le ne duart e Talibaneve ose te Ruseve.” Ky ishte vetem nje shembull. Ju mund te gjeni shume kende te ndryshme per te keqinformuar ndyrsirat alvanos… Mos e vrini mendjen se sa te verteta jane ato qe shkruani. Shqiptaret jane idiota. Nuk e kuptojn qe NATO nuk eshte e detyruar t’a mbroj Ukrainen sepse nuk eshte antare e NATOs. Thjesht prezantoni Ukrainen si aleate te SHBA-ve dhe vendosni vemendjen te fakti qe SHBA nuk po ben veprime te mjaftueshme per ta ndihmuar. Te sulmohet ndjenja miqesore ndaj SHBA-ve, sidomos ne kete kohe kur Berisha ka nevoj per mbeshtetje ne luften e tij politike kunder qeverise se SHBA-ve. Mos harroni poashtu te komentoni edhe gjendjen e ushtrise shqiptare si te mjere, te deshperuar, dhe mundesisht te pashprese dhe te rrezikshme. Nuk ka rendesi fakti qe Shqiperia eshte teresisht e sigurt si antare e NATOs, dhe se per momentin Shqiperia nuk ka nevoj te rendoj financat e shtetit duke shpenzuar miliarda euro per pajisje ushtarake. Vazhdoni beni detyren sic e keni bere per shume vite dhe financimi juaj nga Athina do vazhdoj edhe sikur borxhi shteteror te behet 500% i Prodhimit te Brendshem Bruto. Do vazhdoni te paguheni, dhe portalet tuaja do vazhdojn te reklamohen ne Google ne menyre qe te kene ndikim ne cdo vend ku ka shqiptar. Rrofte helenizmi. Rrofte Vorio Epiri! Efharisto

    Përgjigju
    • Dropulliti shqipfoles: 04/03/2022 20:44

      Braaaavo! Taktik fantastike kur e mbron ceshtjen shqiptare me argumenta qesharak (duke e lidhur etimologjine e fjales Epir me fjalen Shqiperi), dhe kur njekohesisht ben sikur tallesh me argumentat greke qe jane me te arsyeshem se ato qe prezanton si ne favor te shqiptareve. Por e rendesishme eshte qe pozicionin shqiptar ta ndertojm ne nje menyre te varfer dhe qesharake, dhe jo te nxjerrim argumentet e tyre me te forta. Pse te mos tallemi me intelektin dhe dijen e turkoshqiptareve te ndyre? Ky popull injorant ndoshta beson se meqenese kuptimi i emrit Epir eshte ne Greqisht atehere edhe vete krahina duhet te kete qene greke. Turkoshqiptaret nuk e din se emri Epir (ne greqisht do te thote ‘toke kontinentale’) qe perdorej ne lashtesi mund ta kete origjinen e perdorimit nga kolonet grek ne Kofuz dhe ne ishujt Jonian. Turkoshqiptaret thjesht do mendojn ‘perderisa emri e ka origjinen greke ndoshta e atille ka qene edhe popullsia’). Ku di ky popull injorant te arsyetoj se kuptimi i fjales nuk mjafton per identitetin e popullsise qe banon ne ate hapsire. Kolonet grek i referoheshin hapsires perball Korfuzit thjesht si Epir, pra toke kontinentale sepse e atille ishte nga kendveshtrimi i koloneve ne ishuj. Po te ishin shqiptaret njerez te librave, do u hidhnin nje sy botimeve nga historian te besueshem (nga akademik shqiptar) dhe do shikonin mijera dokumenta nga lashtesia deri ne periudhen osmane, dhe qindra studime arkeologjike, qe tregojn identitetin iliro-shqiptar te Epirit. Rrace idiote keta shqiptaret… thjesht hyjn ne wikipedia, ku mund te shkruaj kushdo dhe te mashtroj sipas deshires. U besoj mashtrimeve ne internet njesoj si shqiptaret ortodoks te Epirit para nje shekulli qe u besonin prifteve dhe agjentures greke qe i asimilonin ne grek! Me fal nese pa dashje demaskova taktikat e propagandes - nuk ishte qellimi im. Por fundja edhe nese behet e kuptueshme, pune e madhe… idiotet shqipfoles nga Dropulli dhe Himara qe perdor Athina jane aq te pakujdesshem sa e kane treguar vete identitetin e tyre sa e sa here kur bejn propagand edhe kur shtiren si shqiptar. Askush nuk eshte perfekt ;)

    • Avvej: 04/03/2022 18:15

      Me idiota jane greket mre jahu. Harroje mbeturinat sllave perreth. Mos u shqeteso shume per lajmet genjeshtare putiniste. Sa per helenizmin tend, pse perdor fjale qe nuk i kupton? S’ka grek qe e di se cfare do te thote helenizem dhe te jete i zoti te shpjegoje ku eshte ndryshimi i fjales grek me helenizem. Sa per Epir…Fjala do te thote Shqiperi. Ne greqisht fjala Epir nuk ka kuptim po qe se nuk perdridhet ne nje menyre sic perdridhni vrimen mbrapa. Fjala e perdredhur qe perdor greqia si pretekst i pretendimeve territoriale ndaj shqiperise eshte thjeshte etimologjia (domethenia e emrit) epir qe per greket eshte Aipeirus. Ne greqisht aiperius dmth kontinent. Ne Shqip, Aiperus do te thote toke e Shqiptarit. A = Asht, Ipe = Shqipe, r = ria, us = mbrapashtrese. Gerrqia eshte nje komb pa heronj dhe i pa identitet. Nje rrumpalle etnike qe i frikesohet dy gjerave Shqiptare. 1. Vrullit te Shqiptarit. 2. Genjeshtres se madhe kombetare greke qe zhbehet vetem nga Shqiptaret! Liri dhe lavdi minoritetit Etnik Shqiptar ne Greqi! Kur do vije ajo dite e bardhe qe minoriteti Shqiptar ne Greqi te kete te drejtat e tij te pandara dhe te patjetersueshme pa parazitine dhe kangrenen greke perreth!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës