Mbi 1 milion fuçi naftë janë dërguar nga Rusia në Korenë e Veriut. Kjo është një pjesë e shpërblimit që Rusia I paguan vendit aziatik komunist në këmbim të ndihmës që Kim Jong Un po jep në fushëbetejat e luftës në Ukrainë.
Koreja e veriut u përfshi në luftën e Ukrainës muajin e kaluar, duke dërguar atje 10 mijë ushtarë të cilët janë hedhur menjëherë në front nga rusët, një zhvillim që ishte mjaft shqetësues për mbarë botën, pasi përfshirja koreancoveriore në Ukrainë u pa me frikën e një zgjerimi të konfliktit.
“Nafta është pagesa për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskën për të nxitur luftën e saj në Ukrainë”, thanë për BBC ekspertët kryesorë dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
BBC NEWS raporton se Putin ka dërguar rregullisht ndihma ndaj Koresë, madje që prej marsit të këtij viti. e ka furnizuar korenë vec karburantin edhe me armatime dhe ndër të tjera edhe me para. Kjo lëvizje ruse ndërkohe, është në shkelje të sanksioneve të OKB që ndalon Korenë të blejë naftë në tregun botëror. Sanksionet limitojnë korenë që të mos kaloje blerjen e 500 mijë fuçive të naftës në një vit.
BBC shfaq pamje satelitore dhe citon dokumente sipas të cilave, koreja është furnizuar të paktën 48 herë këtë vit me anije cisternë ruse. Rusia dhe Koreja e veriut ndahen në një rrip kufitar toke të gjatë rreth 17 km me njëra tjetrën ndërsa lidhen të dyja edhe nëpërmjet detit.
Koreja e Veriut është i vetmi vend në botë që nuk lejohet të blejë naftë në tregun e hapur. Numri i fuçive të naftës së rafinuar që mund të marrë është kufizuar nga Kombet e Bashkuara në 500,000 në vit, shumë më poshtë sasisë që i nevojitet.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.5%
-
Të gabuar
55.7%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32