Rusia ua ndalon hyrjen 54 zyrtarëve, gazetarëve dhe avokatëve britanikë

Rusia ua ndalon hyrjen 54 zyrtarëve, gazetarëve dhe avokatëve britanikë

Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe specialistëve për marrëdhënie me publikun, gjoja për shkak të qëndrimit “anti-rus” të Londrës.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten më 18 gusht se i ka shtuar në listën e zezë të Kremlinit ministren e Kulturës së Britanisë së Madhe, Lucy Frazer, si dhe Annabel Goldie, politikanen në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është përgjegjëse për furnizimin e Ukrainës me municione të uranium.

Në përgjithësi, 300 britanikë janë tani në listën e zezë të Kremlinit, në mesin e shumë njerëzve nga shumë vende të Perëndimit, të cilat janë duke e mbështetur Ukrainën në luftën e vazhdueshme pushtuese që Rusia e nisi në shkurt 2022.

Në mesin e të sanksionuarve janë edhe specialistët ligjorë dhe të sigurisë, si Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë. Kjo gjykatë ka lëshuar urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime të dyshuara të luftës në Ukrainë.

Moska e ka sanksionuar edhe menaxhmentin e një firme konsultuese, e specializuar për rreziqet në zonat e luftës se gjoja e ka përkrahur ushtarakisht atë që Kremlini e quan “regjimi” në Kiev.

Kjo kompani i ofroi Ukrainës informata të inteligjencës dhe i përgatiti grupet e sabotimit dhe zbulimit për t’u vendosur në zonat e luftës, sipas Moskës.

Ky vendim i Moskës i përfshin në listën e zezë edhe gazetarët nga transmetuesi publik britanik, BBC, grupi i medias The Guardian dhe gazeta The Daily Telegraph, për gjoja “fabrikimin e shpifjeve kundër Rusisë”, tha Ministria ruse pa dhënë ndonjë shembull.

Kremlini theksoi se në listën e zezë është duke u punuar ende. Këto ndalesa shihen dukshëm si hakmarrje për numrin e madh të sanksioneve që Perëndimi ia ka vendosur kundër Rusisë gjatë luftës së saj të vazhdueshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja