Rusia urdhëroi futjen e trupave në Ukrainë, Trump: Putin urdhër gjenial! Biden nuk u përgjigj
Donald Trump dhe Vladimir Putin
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur "gjeniale" urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë.
“Putini deklaron një pjesë të madhe të Ukrainës. si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: 'Është e pavarur', një pjesë e madhe e Ukrainës. Unë thashë sa e zgjuar ishte kjo lëvizje. Dhe tani ai do të hyjë brenda në këto territore dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes… Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor”.
Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin më vonë, duke përçmuar Presidentin aktual të SHBA, Joe Biden
“Duhet të thuash se është shumë e zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje", u shpreh ai.
Presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi sot vendosjen e sanksioneve të rënda financiare ndaj bankave ruse, oligarkëve rusë dhe familjarëve të tyre, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën. Sanksionet përfshijnë jo vetëm bankat ruse, por edhe borxhin sovran të Rusisë.
Orët e para të mëngjesit të sotëm Ukraina u zgjua më shumë se kurrë me “shijen” e keqe të luftës, pas njoftimit të mbrëmshëm të Putin që urdhëroi futjen e trupave ushtarake ruse në zonat separatiste të Ukrainës Lindore. Ndërsa Rusia thotë se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën
23 Nëntor, 22:43
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
23 Nëntor, 18:05
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
Robte ku ti kete ky dhe ata shqiptare qe mbeshtesin kete
PërgjigjuTrump dashka te ngordhe si zagar besnik i Putinit.
Përgjigju