SHBA- Rusia vendos veton mbi draft-rezolutën e OKB-së që kundërshtonte referendumin në Krime që do të zhvillohet nesër për të përcaktuar statusin e ardhshëm të këtij rajoni. Zyrtarë të lartë të SHBA-ve, vazhdimisht janë shprehur se nuk do të njohin rezultatin e referendumit, ndërsa Rusia vijon të shtojë trupat e saj ushtarake rreth Krimesë.
 
Drafti ka marrë 13 vota pro ndërsa Kina ka abstenuar. Kina konsiderohet si një aleat rus në çështjen e referendumit dhe jo vetëm, raportojnë mediat ndërkomëtare. 

Në Kombet e Bashkuara, 13 anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbështetën rezolutën dhe apeluan për të gjitha kombet të respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe ta konsiderojnë rezultatin e referendumit të paligjshëm.
 
Draft-rezoluta theksoi se qeveria e Kievit nuk e ka autorizuar referendumin dhe tha se ai nuk mund të jetë i vlefshëm.

Diplomatët perëndimorë kanë pritur Rusinë të vërë veton ndaj dokumentit, por ishin duke shpresuar që Kina të votonte pro-rezolutës.

SHBA, RUSIA DO TË PËRGJIGJET PËR VEPRIMET E SAJ
Pas votimit ambasadorja amerikane në OKB,  Samantha Power ka përdorur fjalë të ashpra adresuar Rusisë. “Rusia do të duhet të përgjigjet për veprimet e saj dhe mund të jetë subjekt i një izolimi diplomatik dhe ekonomik. Nëse do të vazhdojë shtimi i trupave ruse në Ukrainë, ky “do të jetë një përshkallëzim skandaloz.”
 
UKRAINA: PO SHTOHEN USHTARËT NË JUG
“Kolona e kamionëve rusë janë nisur drejt Sevastopol. Një kolonë me dhjetëra kamionë të gjeneratorëve është duke marshuar përgjatë rrugës ndërmjet Simferopol dhe Sevastopol. Kolona është ndoshta duke u drejtuar për në qytet, ku është dhe selia e Flotës ruse të Detit të Zi.
 
Edhe ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Yuriy Sergeyev tha se " trupat ruse hynë në pjesën jugore të vendit nga Krimea".

KINA, PALËT TË PËRMBAHEN PËR PËRSHKALLËZIMIN E VEPRIMEVE
Nga ana tjetër, Kina e cila ishte e vetmja që abstenoi, bën thirrje për përmbajtje sa i përket deklaratave për përshkallëzim të situatës, ndërsa thekson nevojën për të vepruar në bazë të ligjit.
 
Diplomati i Pekinit, Liu Jievy ka thënë pas votimit se situata po degjenerohetdhe kërkon përmbajtje nga ana e palëve sa i përket përshkallëzimit. 

RUSIA, DUAM DIALOG ME PERËNDIMIN, IZOLIMI EKONOMIK ABSURD
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimr Putin, Dmitri Peskov , në një intervistë për televizionin "Ren" ka thënë se ne duam dialog me Perëndimin.
 
“Ne duam dialog me Perëndimin. Ne jemi të interesuar për zhvillimin e bashkëpunimit dhe nuk na  pëlqen ajo që po ndodh në Ukrainë "- ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.
 
Ndërsa paralajmërimet e SHBA-së se do të izolojë Rusinë dimplatikisht dhe ekonomiksht, ai i ka quajtur absurde.

"Do të ishte e palogjikshme, joreale dhe absurde sot në epokën e globalizimit ndërvarësia ekonomike është e pakuptimtë",-  tha ai. Sipas tij, Rusia varet nga Perëndimi në të njëjtën shkallë që varet edhe Perëndimi nga Rusia.

Ndërsa Ministria e Jashtme ruse, deklaron se do t’u përgjigjet kërkesave të shumta për ndihmë që vijnë nga lindja e Ukrainës.

"Moska ka marrë thirrje të shumta për të mbrojtur qytetarët  dhe ne po e shqyrtojmë këtë",- ka thënë Kharkiv Donetsk.

NDËRHYJA NË KRIME 
Rusia ndërhyri në gadishullin e Krimesë pas rrëzimit të Presidentit pro-Moskës Viktor Janukoviç më 22 shkurt. 

Janukoviç kishte ngjallur prej muajit nëntor trazira në të gjithë Ukrainën pasi u tërhoq nga një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, duke rrezikuar kështu lidhjet me Rusinë.

Rajoni i Krimesë ishte pjesë e Rusisë deri në vitin 1954 dhe pjesa më e madhe të qytetarëve janë rus etnikë që do të votonin pro qeverisjes nga Moska dhe jo nga Kevi. 
Por Rusia ka nënshkruar marrëveshje sipas të cilës do të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës.
 
Parlamenti kombëtar në Kiev e quajti referendumin jo-kushtetues, dhe më herët të shtunën votoi për shpërbërjen e Kuvendit rajonal të Krimesë, që ka nxitur referendumin për bashkimin me Rusinë.
 
Redaksia online
(erneta shevroja/shqiptarja.com)