Rusia e ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe raketa gjatë natës, duke i vrarë dy njerëz në rajonin e Kievit, ndërsa qyteti jugor i Odesës u sulmua për natën e dytë radhazi, thanë zyrtarët të mërkurën.
"Një burrë dhe një grua u vranë në rajonin e Kievit dhe katër njerëz të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kërkuan ndihmë mjekësore", tha guvernatori Mykola Kalashnyk në Telegram.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi një raketë balistike Iskander-M dhe 146 dronë gjatë natës, 103 prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, një ndërtesë banimi 17-katëshe u godit, duke pësuar dëme të lehta në çati dhe në dritare në katet e sipërme.
Në Odesa - e cila shpalli një ditë zie pasi një sulm me dronë vrau tre njerëz të martën - tre persona u plagosën, tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Lysak.
Infrastruktura e portit në rajonin përreth, ku ndodhen portet e Ukrainës në Detin e Zi, u dëmtua gjithashtu, tha guvernatori rajonal.
"Në qytetin qendror ukrainas të Krivi Rih, dy persona u plagosën nga një sulm me raketa gjatë natës", tha kreu i administratës ushtarake, Oleksandr Vilkul.
Komente






