Një vajzë 17-vjeçare u vra dhe 9 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në qytetin Berestyn në rajonin e Kharkivit. Sipas autoriteteve, mbrojtja ajrore arriti që të rrëzojë 101 nga 114 dronë të lëshuara gjatë natës.
Rusia, nga ana e saj, njoftoi se shkatërroi 31 dronë ukrainas në 8 rajone. Voronej dhe Tambov ishin objektivat kryesore. Nga sulmet ajrore, u mbyllën përkohësisht aeroportet në Saratov dhe Penza.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të jetë nesër në Turqi për të rinisur bisedimet me Rusinë. I pranishëm do të jetë edhe i dërguari amerikan Steve Witkoff, sipas burimeve të Reuters.
"Ne po përgatitemi të nisim negociatat dhe kemi zhvilluar zgjidhje që do t'ua propozojmë partnerëve tanë. Prioriteti kryesor i Ukrainës është t'i japim fund luftës me të gjitha forcat tona. Ne gjithashtu po punojmë për të rivendosur shkëmbimet e të burgosurve dhe kthimin e të burgosurve", shpjegoi Zelensky.
Por Kremlini thotë se nuk do të dërgojë përfaqësues të saj. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Për momentin, këto kontakte po zhvillohen pa pjesëmarrjen ruse. Do të presim informacion se çfarë do të diskutohet në të vërtetë në Stamboll", u citua Peskov nga agjencia e lajmeve Interfax.
Lajm në përditësim…
Komente









