Rusia zbulon imazhet satelitore të
MH17, u godit nga avion luftarak

Rusia vijon të këmbëngulë se nuk është e përfshirë në rrëzimin e avionit Malaysia Airlines në korrikun e këtij viti në Ukrainën lindore. Për këtë, televizioni shtetëror rus ka transmetuar disa foto të kapura nga një satelit spiun i huaj pak sekonda para rrëzimit të fluturimit MH17.

Sipas arsyetimeve të ekspertëve rusë, ka qenë një avion luftarak ai që ka goditur motorin e djathtë të avionit dhe jo një raketë tokë-ajër siç pretendohet deri më tani. Një tjetër tregues se avioni në fjalë ishte ushtarak është se ai nuk i është përgjigjur sinjaleve nga radari, siç ndodh me avionët civilë.

“Me shumë gjasë Rusia dhe Ukraina janë palët më logjike që mund të kenë dërguar avionë luftarakë në atë zonë”, shtoi eksperti rus, por sipas tij, “Rusia do ta kishte të pamundur një gjë të tillë pa u zbuluar nga radarët e Ukrainës dhe NATO-s”, duke ia vënë fajin në këtë mënyrë palës ukrainase.

Fotot tregojnë një avion që qëllon drejt MH17, rrëzimi i të cilit rezultoi fatal për 298 personat në bord. Malaysia Airlines që po udhëtonte për në Amsterdam, u rrëzua në Kuala Lampur më 17 korrik në lindje të Ukrainës, 60 km larg kufirit rus. 

MH17

Të dyja palët e përfshira në konflikt kanë akuzuar njëra-tjetrën për rrëzimin e avionit. Kievi dhe Perëndimi kanë bërë Rusinë përgjegjëse, ndërsa kjo e fundit akuzon Ukrainën.

MH17

mh17

MH17

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës