Rusia zgjat sanksionet ndaj Shqipërisë, ndalon importin e ushqimeve

Rusia zgjat sanksionet ndaj Shqipërisë, ndalon importin e ushqimeve

Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur dje zgjatjen e sanksioneve deri në fund të vitit 2019 si përgjigje reciproke për disa vende që kanë marrë të njëjtën masë kundër Moskës. Aktualisht janë në fuqi disa sanksione ndaj Rusisë, masa ekonomike, individuale kufizuese dhe sanksione mbi Krimenë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Më 9 korrik, Bashkimi Europian vendosi shtyrjen e sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa Putin është përgjigjur menjëherë në mënyrë reciproke duke firmosur dekretin për zgjatjen e kundër sanksioneve për disa vende, mes tyre edhe Shqipëria.

Prej 2014, Rusia ka vendosur një sërë kundër-sanksionesh, duke ndaluar importimin e disa mallrave nga SHBA, BE, Australia, Kanadaja, Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lihtenshtajni dhe Ukraina. Lista e produkteve që janë vendosur në embargo nga Rusia janë; mishi, qumështi, peshku, perimet, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 14/07/2018 22:57

    Te na e rruaje Putini se skemi nevoje per ushqimet e tij.

    Përgjigju
    • Sinan Gjiza: 16/07/2018 07:52

      Je kaq budall sa nuk kupton qe flet per eksportim nga Shqiperia me Rusi .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë