Televizioni rus Russia Today transmeton live protestën e opozitës përpara kryeministrisë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar video të medias ruse, “Russia Today”, e cila ka transmetuar direkt protestën e opozitës. Sipas Ballës, politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi dhe duan të dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE.
“E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri? RT transmeton live nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan Balla
Lajmi kryesor: