Shumica e ditëve të verës kalohen në plazh, festa në pishinë, pikërisht koha më e përshtatshme për pushime, por gjithashtu një kohë e shkëlqyer për ta shfrytëzuar për kujdesin ndaj lëkurës.
Orët më të gjata të ditës, moti i nxehtë dhe i thatë mund të ndikojnë në lëkurën tonë, e cila në krahasim nga periudhat e tjera të vitit është me e ekspozuar nga rrezet e forta të diellit. Kujdes ndaj lëkurës në verë është i domosdoshëm.
Për një kujdes të mirë në këtë kohë, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar me mbrojtësin e diellit. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose më i lartë mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e personave.
Shpesh herë vërehet se hidratuesit me përmbajtje të trashë sjellin pore të bllokuara, inflamacion, dhe akne, sidomos nëse keni një fytyrë me akne aktive ose lëkurë të yndyrshme, duke zgjedhur një hidratues / SPF mund të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lëkurës.
Vitamina C është e rëndësishme gjatë gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit, në përmirësimin e shfaqjes së rrudhave të imëta, dhe mund të ndihmojë në prodhimin e kolagjenit.
Është shumë e rëndësishme po ashtu që produktet kozmetike që vendosni mos të bllokojnë poret e lëkurës. Ekspertët, gjithashtu rekomandojnë mbajtjen e syzeve të diellit dhe kapele të gjera, e rëndësishme është të shmanget dielli i mesditës.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
90.4%
-
Të gabuar
6.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 616
Lajme të tjera
-
‘Verë e pafundme’, Dua Lipa rikthen momentet më të bukura nga pushimet
2 Shtator, 17:00
-
Rënia e konsumit, qeveria franceze do të shpenzojë 200 milionë euro për të shkatërruar verën dhe për të mbështetur prodhuesit
26 Gusht, 11:19
-
Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë
16 Gusht, 17:21
-
Somalieri më i mirë në botë merr titullin 'Qytetar nderi' në Dimal për promovimin e verërave shqiptare
8 Gusht, 19:53
-
FOTOT/ Dua Lipa nuk 'i ndahet' bregdetit shqiptar! Qetësia për të është Ksamili
1 Gusht, 15:38
-
Vapa nuk ka ikur, gushti dhe shtatori me temperatura ekstreme! Frikë për Evropën, së shpejti një valë tjetër i nxehti
1 Gusht, 10:47
-
4 mënyrat kryesore për të parandaluar pickimin e mushkonjave këtë verë
14 Korrik, 18:09
-
I nxehti përvëlues përfshin edhe Evropën Jugore! Alarmi i kuq për 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën
13 Korrik, 09:32
-
10 arsye për të vizituar bregdetin e Baltikut
13 Korrik, 09:03
-
Nëse doni të bëni pushime dhe të kurseni këtë verë, mos u mendoni dy herë! Ja cili është vendi më i lirë në botë
12 Korrik, 14:26
-
Siklet dhe shqetësim! Nga se shkaktohet pagjumësia e verës dhe si ta shmangni
9 Korrik, 15:52
-
S’do zhgënjeheni! 5 ide për pamjet më të freskëta të verës! Kombinime elegante që mund t'i riprodhoni lehtësisht
9 Korrik, 08:43