Rutte: Viktimat e avionit MH17
nesër arrijnë në Holandë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se trupat e parë nga rrëzimi i avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës, do të arrijnë në Holandë më 23 korrik.
 
Treni-frigorifer me mbetjet e rreth 280 njerëzve arriti sot para mesditës në Harkov, që është nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës. Nga 298 viktimat e tragjedisë, 193 kanë janë hollandezë. Rutte ka thënë se ky proces mund të marrë muaj.  
 
kutia



















Ndërkohë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës i kanë dorëzuar kutitë e zeza të avionit ‘Boeing 777’ ekspertëve malajzianë. Dorëzimi është bërë në qytetin e Donetsk-ut nga një udhëheqës i lartë i rebelëve.

Ky veprim i separatistëve erdhi vetëm pak orë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi unanimisht që të lejoheshin ndërkombëtarët të kryenin hetime në vendin e rënies së avionit.

Ekspertët thonë se me anë të të dhënave të ruajtura në kutitë e zeza do të zbulohet koha e saktë e incidentit si edhe pozicioni i avionit. Ata shtuan gjithashtu se kutitë janë të pajisura edhe me regjistrues audio, nga ku mund të dilet në përfundimin për shkakun  e rrëzimit të avionit.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi

Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi