Rusia mund të jetë e gatshme t'i përgjigjet me armë bërthamore një agresori që shkel integritetin e saj territorial, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov.
Sipas mediave të huaja, Ryabkov theksoi gjithashtu se ky do të ishte "skenari më i keq".
"Një shkelje e Rusisë dhe integritetit të saj territorial nga agresorët, përfshirë ata që mund të mos posedojnë armë të tilla, mund të na çojë, në skenarin më të keq, të na çojë drejt përgjigjes me këto mjete", u tha Ryabkov gazetarëve në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me doktrinën bërthamore ruse.
Lajmi kryesor:
Dronë ukrainas mbi Shën Petersburg në ditën e parë të 'Davosit rus', u goditën terminali i naftës, ndërmarrje ushtarake dhe anije në portin e Kronstadtit (VIDEO)









