Ryan: Nuk mbështes më Trump
Sondazhe:Clinton thellon diferencën 

Ryan: Nuk mbështes më Trump<br />Sondazhe:Clinton thellon diferencën 
Debati nuk arrin të shpëtojë Trump.  Madje rivalja e tij Hillary Clinton thellon diferencën në sondazhe duke siguruar 46% të mbështetjes.  Por mesa duket këto nuk janë aspak ditë të mira për kandidatin republikan i cili ka humbur mbështetjen edhe të  disa anëtarëve të partisë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan Paul Ryan ka deklaruar se nuk do ta mbështesë më manjatin.

 I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Trump i cili u shpreh në tëitter se Ryan duhet të kujdeset më shumë për emigrantët ilegalë dhe të mos harxhojë kohën  duke luftuar kandidatin republikan.

Ryan pak ditë më parë kritikoi manjatin për videon ku ai bënte deklarata denigruese ndaj grave. Zyrtarisht, një nga zëdhënësit e kryetarit Ryan tha se ai do t’i përkushtohet mbrojtjes së republikanëve të Kongresit për pjesën e mbetur të fushatës.

Por beteja e 8 nëntorit nuk do të jetë vetëm mes kanditatëve për president, por do të luftohet edhe për dhomën e përfaqësuesve, për senator dhe guvernatorë. 

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011