Ryanair 'zbarkon' në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore

Ryanair 'zbarkon' në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore

Avion i Ryanair

Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘low cost’ (çmime të ulëta), 'Ryanair'. Ky zhvillim është edhe një ‘sulm frontal’ për kompaninë Wiz Air që jo pak herë ka shfaqur problematika për qytetarët shqiptarë shpesh herë duke u anuluar udhëtimet apo duke pasur vonesa të shumta në nisjen e fluturimeve.

Së fundmi pati edhe një notë proteste ndaj kompanisë hungareze nga ana e delegacionit arbëreshë që pritej të vinte në Shqipëri por u braktis nga kompania e cila siç bën pothuajse gjithmonë anuloi fluturimin e caktuar.

Nga 31 tetori kompania e njohur ‘Ryanair’ nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja e arritur është një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë të cilët tashmë nuk duhet të përjetojnë më ndjesinë e kthyer në zakon nga kompania ‘Wizz Air’ që shpesh herë i braktis në aeroport duke u anuluar fluturimet në momentin e fundit.

Konkretisht kompania Ryanair në 17 linja ajrore:

Për Italinë

Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori

Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën

Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Belgjikë

Daily Chaleroi nga 31 tetori

Rumani:

Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

Poloni

Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

Gjermani

Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën

Skoci

Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Britani e Madhe

London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë

Manchester nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

Francë

Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën

Republika Çeke

Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Suedi

Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 04/08/2023 18:00

    Ore po kto Jan te papare . Edhe linje ajrore Irlandeze , Edhe nuk ka linje direkte me IRELANDEN .DUBLIN

    Përgjigju
  • Xha Mema: 11/06/2023 13:13

    Siq po shifet kjo kompani nga shum shtete fluturon ,Pse nuk kemi nga Norvegjia ,a po ndoshta e keni parasyshe edhe nga Osloja apo Sande Fjordi

    Përgjigju
  • Shaip: 10/06/2023 21:41

    Irlandeze o njerez po a ka shanse qe te hapet linja Dublin-Tirane ose Prishtine

    Përgjigju
  • engri: 10/06/2023 10:07

    Kam udhetuarr me rianerr nga athina ne varrshovi she bukurr dhe shume njerrezorre dhe lirre tani kan ndrryshuarr gjerrat po me rianerin do jet me mirr perr ne shqiptarret nuk Jane avion serbe ska rendesi rendesi ka qe te vijm dhe te ikim si njerrez se u lodgement rrugeve te kurrbetit me autobuza dhe making nje pyetje I bej rianerit athin tiran do funksionoj ta dij se 3 Linda ne dit nuk do ti dalin

    Përgjigju
  • Etien: 09/06/2023 21:15

    Ryanair DAC is an Irish ultra low-cost carrier founded in 1984. It is headquartered in Swords, Dublin, Ireland!! Informohuni o njerez!! Kompania s'ka lidhje me Serbine! Eshte kompani IRLANDEZE!

    Përgjigju
    • Gramos Tara: 09/06/2023 22:37

      Malta Rinas nuk esht e mundur te behet direkt?

  • Emiliano beqiri: 09/06/2023 17:39

    Po me malten a do keni linje direkte malt rinas

    Përgjigju
  • Ani: 09/06/2023 17:01

    Po me Finlanden do kete linje direkt ?

    Përgjigju
    • Andi: 10/06/2023 10:37

      Veshtire ska shume shqiptare

  • haki: 09/06/2023 14:47

    Norvegjija gjithashtu ka nevojë për këto lloj fluturimesh.

    Përgjigju
  • Tani: 09/06/2023 13:48

    Irlanda ka ma shum nevoje se cdo vend tjeter. Un jetoj ne londer por irlanda ka problem se ska fluturim direkt.

    Përgjigju
  • aloisjogjura: 09/06/2023 09:04

    po me irlanden do kete

    Përgjigju
    • Koli: 09/06/2023 11:23

      Ne irlande paguan taksat se fitimet i con ne Serbi. Eshte kompani Serbe.

  • Koli: 08/06/2023 22:27

    E solli kompanine Serbe legeni! Kjo eshte kompani Serbe!

    Përgjigju
    • Dr Ardi Asllani: 10/06/2023 13:38

      RYANAIR Ështē irlandeze. ÇKE që bërtet AirSerbia 4 her në ditë fluturon nga Rinasi

    • zak: 09/06/2023 13:59

      është kompani irlandeze o kërriç

    • koli: 09/06/2023 11:20

      Eshte Serbe mos e diskutoni fare se eshte info e sigurt, mund te jete regjistruar ne Irland por eshte Serbe me korporim Irlandez.pervecese eshte info e sigurt ka dhe shenjen. SR-RKU

    • Caku: 09/06/2023 09:25

      Serbe ka pase vjehrren mo zotni

    • Shqiptari: 08/06/2023 23:07

      Ryanair asht kompani irlandeze. Shiko ketu: https://en.wikipedia.org/wiki/Ryanair

    • Shoku: 08/06/2023 23:03

      E ke gabim shoku, eshte kompani Irlandeze ska lidhje me Serbine.

  • Rayair: 08/06/2023 20:41

    Duhet te kete dhe linja te tjera si Tirana Malte , Tirane -Paris etj pasi ndihmon shume ne turizem pse jo edhe aeroporti kukes te kete destinacione te veqanta ndryshe nga destinacionet e rinas ! Pra Tirane - Luksemburg me rayanair etj do hapnin me shume njohjen shqiptare , pse jo edhe Tirane Skoci apo Tirane Wells apo Island Tirane ! Pse jo shume linja tjera psh Tirana Casablanca Marok me lindje rayanai direkt ! Sa me shume linja deri kur te hapet aeroporti ne vlore i cili do lidhe dhe sjelle turiste shume ne jug kryesisht ne vlore

    Përgjigju
    • Xhoni: 09/06/2023 15:52

      do hapi Wizzair Malte-Shqiperi nga mars 2024

  • WC muhabet: 08/06/2023 20:12

    Do na shkoj jeta në aeroplane tani se shumë lirë është, hip zbrit hip zbrit

    Përgjigju
    • tualeti: 26/10/2023 20:41

      Ke bëre komentin më të bukur.Do udhëtojmë dhe për xhiro.

  • Ex: 08/06/2023 20:10

    bravo,biletat me Stansted £24 qenkan

    Përgjigju
    • babloku: 09/06/2023 19:16

      kush ju tha se qenka 24 pound.. fillimisht ishalla realizohet pastaj dihet se po pati konkurence bien cmimet..

  • Analizza: 08/06/2023 20:02

    Rayanair eshte kompani irlandeze veriut dhe nuk ka nje linje direkte nga Tirana ne Dublin ? Do kishte shume turiste per ne plazhet e jugut nese ka linje direkte

    Përgjigju
    • Per riza: 08/06/2023 23:28

      Vjen irlandesi ne plazh ne shqiperi sic Po vijne nga Barcelona ! Pra edhe britanik shume shpejt do vijne ne plazhe ne shqiperi ! Sot britaniket ikin ne spanje pasi e kane si treg qe ne vitet 60’ apo 80’

    • Riza: 08/06/2023 22:28

      O bisha, ku e gjete plaxhin ne Irlanda ti

    • Doni: 08/06/2023 21:12

      Shoku Dublini ska lidhje me irlanden e veriut

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja