Përgjimet që zbuluan aferën korruptive në gjykatën e lartë ku u paguan 50 mijë euro për një vendim gjyqësorë janë të ligjshme dhe hetimet e prokurorisë duhet të vazhdojnë për të zbardhur rolet e të dyshuarve.

Ishte ky vendimi i kolegjit penal të gjykatës së lartë i cili këtë të mërkurë rrëzoi kërkesën e të dyshuarit Ilia Çabiri për të shpallur të paligjshëm përgjimi dhe po ashtu rrëzoi kërkesën e tij për lirim duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë burime për ReportTv sqaruan se e pandehura Eleni Dardha ka pranuar të bashkëpunoj me drejtësinë duke treguar të gjithë skemën e korruptimit deri në pagimin e 50 mijë eurove të cilat nga vëzhgimet e policisë në terren rezulton se i ka marrë Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares së lartë Majlinda Andrea.

Ndërkohë avokati i Çabirit që do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve e cilësoi të gjithë hetimin si një sajesë.

"Të gjitha janë sajime të një personi  që të mos paguajë përqindjen e tokës. E ka improvizuar të gjithë situatën vetë  që gjoja do i jap lekë dikujt, ka marrë një qese plasmasi  ca lekë dikund", shprehet avokati Ndue Pjetra 

Në prangat e policisë për korrupsionin në të cilin u përfshi gjyqtarja Andrea përfundon Petraq Dashi, Eleni Lino dhe Ilia Çabiri ndërsa në kërkim rezulton Odhise Andrea.
Hetimet për këtë rast sqaruan burime nga Akuza janë drejt fundit dhe pritet që brenda muajit tetor prokurori Arben Kraja ti komunikoj të dyshuarve akuzën.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)