GJIROKASTËR- Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për 2 doganierët si dhe 6 shoferët e arrestuar në 24 dhjetor për kalimin e mallrave kontrabandë në pikën doganore të Kakavijës.

Gjykata ka vendosur lirimin e të arrestuarve por me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit. Në vendimin e publikuar nga gjykata, theksohet se të akuzuarit do të lihen të lirë vetëm nëse do të paguajnë garancinë pasurore të caktuar.

Konkretisht: 

Ardit Abrija, përgjegjës i doganës së Kakavijës, duhet të paguajë shumën prej 1 milionë lekësh, i ndalohet dalja jashtë vendit.

Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, duhet të paguajë shumën prej 700 mijë lekësh si garanci pasurore dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.

Ndërsa shoferët e arrestuar, Rigent Ismaili, Arjan Mustafaj, Thanas Malaj, Valter Dosti, Fatjon Osmani duhet që secili të paguajnë shumën prej 500 mijë lekësh në këmbim të lirimit dhe më pas u ndalohet dalja jashtë vendit.

Ndërkohë që ende nuk janë arrestuar personat e tjerë të përfshirë në kontrabandën e mallrave, Arben Marvataj (doganier i parkimit) si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani) të cilët u shpallën në kërkim në 24 dhjetor.

Komisioni Disiplinor i Doganave mori pezulloi të 3 doganierët dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës në doganën e Kakavijës të cilët akuzohen si të përfshirë në skemën korruptive. Gjatë operacionit të organizuar me urdhër të prokurorisë së Korçës, dhjetëra tonë mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.