Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi tentoi t'i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.

Nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjitokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Anesti Mërkuri, banues në Sarandë, (taksist).

Ky shtetas u arrestua pasi në vendin e quajtur “Ish Fabrika e Fosforit”, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Tepelenë, për arsye se, duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedez”, me targa AC 482 T (taksi), ka bërë parakalim të gabuar.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Ndërkohë, edhe në Korçë e Gjirokastër janë dy goditur dy raste të tjera "mitdhënie"

Dy drejtues automjeti, për të shmangur masën administrative dhe kontrollin e dokumentacionit, i ofruan ryshfet punonjësve të policisë rrugore. Sulejman Cycllari, 54 vjeç, banues në fshatin Porodinë dhe Ardian Ravolli, 47 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, u arrestuan nga policia. 

Në aksin rrugor Korçë-Bilisht, shtetasi Sulejman Cycllari duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” me targa KO 2091 B, është ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, për mospërdorim të sinjalizimit pamor. Ky shtetas i ka ofruar 500 lek këtyre të fundit, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e bërë.

Ndërsa shtetasi Ardian Ravolli, në hyrje të qytetit të Pogradecit, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, duke udhëtuar me automjetin tip“Mercedes-Benz”,me targë KO 9649 B, i ka ofruar 500 lekë punonjësve të policisë, për të shmangur kontrollin e dokumentacionit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com