"S'e duam politikën në kauzën tonë
 Dëbuam edhe Berishën e Bashën"

 Dëbuam edhe Berishën e Bashën"">
TIRANE- Lëvizja studentore që qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama, në vitin 2012 kanë “dëbuar” ishkryeminsitrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha nga sheshi para Kryeministrisë, gjatë protestës së armëve kimike. Në atë kohë Berisha dhe Basha shkuan pranë protestusve dhe u ulën këmbkryq me ta, por thirrjet “jo politikë”, vërshëllimat dhe goditja me letra e më shishë uji, bëri që ish-kryeminsitri Berisha dhe kreu i PD-s Basha, të largoheshin me shpejtësi.

Dëbimin e tyre e konfirmon për “Shqiptarja. com” edhe një nga studentët që qëlloi me vezë ndaj Kryeministrit Edi Rama, Vitori Cipi, e cila thotë se lëvijza e tyre nuk ka lidhje me politikën. Studentja tregon planet për të ardhmen e kësaj lëvizje, ku thotë se protestat nuk do të ndalen por edhe format e tjera përfshirë goditjen me vezë.

Pasi keni goditur me vezë Kryeministrin, lëvizja juaj kundër ligjit të Arsimit të Lartë është bërë edhe më e njohur, cila do të jetë lëvizja e radhës, do të vazhdoni të godisni përsëri Kryeministrin me gurë?
Ne kemi qëllim që zëri ynë të dëgjohet edhe më shumë, pasi e kemi kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë për muaj me radhë. Ligji ka hyrë në fuqi dhe ne si lëvizje studentore jemi të vendosur për ta kundërshtuar me të gjitha format. Hapi i radhës do të jetë edhe më i fuqishëm pasi protestat nuk do të ndalen në asnjë moment. Ne i referohemi deklaratës së Kryeministrit, pak kohë më parë kur tha “nuk keni parë gjë akoma”. Edhe ata ende nuk e kanë parë zërin e vërtet të studentëve dhe ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë ligjin e arsimit të lartë, në çdo mënyrë.

Si është organizuar kjo formë proteste, pati një planifikim të hershëm apo ishte diçka spontane?
Jo kemi vendosur rreth 30 minuta para se të vinte Kryeministri që të përdorim këtë formë. Vet ai nuk dha rëndësi fare, edhe në momentin kur na kaloi afër pranë Universitetit, na pa me ironi dhe u largua. Pasi kemi zhvilluar shumë protesta, Kryeministri na u drejtua me fjalët “ju nuk jeni student”.

Kemi parë disa studentë që kanë qëlluar, a ke qënë mes tyre, të paktën a tentove që ta qëlloje Kryeministrin?
Nuk ishte një veprim i mi, por i gjithë studentëve. Është një veprim që e menduam të gjithë, kjo lëvizje nuk mund të personalizohet me emra, por më vullnetin e të gjithë studentëve. Ligji i arsimit të lartë, do të rrisë tarifat dhe heq një sërë të drejtash studentore dhe këto ne nuk i pranojmë.

Për çfarë ju kanë pyetur në Polici, a ju kanë bërë presion për veprimin që bëtë?
Në Polici kemi qëndruar rreth 7 orë dhe nuk është se na kanë bërë presion, vetëm se u treguan të habitur për veprimin që kishim bërë.
Na bënë shumë pyetje në lidhje me veprimin, si e organizuam dhe a kishte pjesmarrës të tjerë, por nuk mund të them që na kërcënuan. Na kanë bërë shumë pyetje por vetëm kaq, në fund na thanë që do liheni të lirë, por hetimi do të vazhdojë për kundërshtim të forcave të policisë. Duhet të theksoj se kjo nuk është një lëvizje politike por një lëvizje studentore dhe në asnjë rast nuk mbështetmi tek partitë politike.

Ju jeni një lëvizje studentore jo politike prej disa vitesh.Keni protestuar edhe kundër armëve kimike?
Po në atë kohë unë isha në shesh, para Kryeministrisë.

Po në momentin që aty është “dëbuar” ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha, a keni qënë pjesë e atyre të rinjve?
Shiko kjo lëvizje nuk është politike dhe ne nuk duam mbështetjen e politikës. Por në atë kohë unë isha aty dhe i kemi larguar politikanët pasi protesta për armët kimike ishte një lëvizje e studentëve dhe e gjithë shqiptarëve. Ne ishim aty dhe kur erdhën disa politikanë, përfshirë dhe këta që ju thoni, nuk pranuam që të bëheshin pjesë e protestës, pasi ata nuk kishin punë aty. I kemi vërshllyer në momentin që janë ulur dhe janë larguar. Njësoj si për ligjin e arsimit ku politikanë na kanë kërkuar të na mbështesin, por ne nuk kemi pranuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 04 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos