Një mama e re në moshë është diagnostikuar me kancer në qafën e mitrës pak pasi iu refuzua kërkesa për të bërë një kontroll rutinë me justifikimin se 'ishte shumë e re'.

21 vjeçarja Jade Pateman beson se nëse do t'i ishte dhënë mundësia për të bërë testin do ta kishte parandaluar përhapjen e kancerit dhe do të shpëtonte.

Mamaja e një djali 2-vjeçar mendohet të ketë 18-24 muaj jetë, ndërsa ka nisur një fushatë për të gjitha femrat që mund të kenë të njëjtin fat si ajo, që mosha për të kryer pap-testin të shkurtohet nga 25 në 20 vjeç.

Znj. Pateman ka nisur të zhvillojë kancerin në qafën e mitrës në fund të vitit 2014 dhe pati simptoma të dukshme në Shkurt të këtij viti.
pateman
pateman
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)