S'ka fitues në "Elbasan Arena"
Skënderbeu- P.Beogradit 0:0

S'ka fitues në Skënderbeu- P.Beogradit 0:0
">
Mbyllet ndeshja me rrjeta të paprekura mes Skënderbeut  dhe Partizanit  të Beogradit në stadiumin "Elbasan Arena".

Përballja e të dyja ekipeve ishte e fortë, ndërsa nuk munguan raste ku secila skuadër mund të shënonte në portën e kundërshtarit.

Të dyja skuadrat kishin disa raste në 45 minutat e para, ndërsa korçarët mund dhe të shënonin  me Xhejms Adeni. Kjo ndeshja është e vlefshme për fazën e grupeve të “Euefa Europa League”,ndërkaq mediat e kanë cilësuar si një përballje e fortë.

Ndeshja ka nisur  në orën 21:05 minuta, ndërsa të dy skuadrat do të luajnë me formacionet si më poshtë:

Para se të niste  ndeshja Policia e Elbasanit ka kontrollur në mënyrë të imtësishme të gjithë tifozët që ishin drejtuar stadiumit.

Zhvillimet minut pas minute:

1’ Ka nisur ndeshja në “Elbasan Arena”

2’ Korçarët e nisin  me sulm, sulmuesi Soue  merr një goditje nga këndi

3’ Të dyja skuadrat qarkullojnë topin, ndërsa përpiqen të kundërsulmojnë

4' Korçarët  sërish goditje nga këndi, Taku shkelmon topin, por del jashtë

6’ Sërish goditja nga këndi, Trashi kroson, por  lojtarët e Partizanit të Beogradit e largojnë topin.

7’ Kapiteni serb Vuliçeviç, godet në portën e Shehut, por topi përfundon në duar të tij

10' Bruno Dita godet fuqishëm në  në drejtim të portës, por  topi shkon jashtë.

14' Bie tempi i lojës, të dy skuadrat gabojnë në qarkullimin e topit

17' Korçarët qarkullojnë topin, por asnjë rrezikshmëri në portën e kundërshtarit.

23’  Një shans  i pastër për të kaluar në avantazh me Xhejms, por nuk shënon dot

33’ Kroati  Radas lëndohet dhe detyrohet të largohet nga fusha, në vendin e tij Fidan Aliti

36' Taku fiton goditjen e dënimit, por nuk sjellë asgjë

39' Sabien Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë

46' Mbyllet pjesa e parë, nuk ka gola mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit

47' Fillon pjesa e dytë në "Elbasan Arena"

48' Mici shkakton faull ndaj lojtarit Jovetic të Partizanit

51' Tawamba shkakton faull ndaj Vangjelit

54' Goditje këndi për skuadrën e Skëndërbeut, por pa rrezikshmëri për portën e Partizanit të Beogradit

58' Një shans i mirë për beogradasit, një zbritja nga krahu i majtë i fushës, por pa problem për Shehun

59' Ndërhyrje e gabuar e Jashanicës, goditje e lirë për Partizanin, ndëshkohet me karton të verdhë

66' Ndërrim tek Partizani, Tawamba lë fushën e blertë, në vendin e tij Oþegoviã

72' Jovetiç godet në drejtim të portës, por jo me shenjestër në portën e Skënderbeut

76' Soumah fiton goditje nga këndi,tentojnë drejt portës së Skënderbeut, por pa rrezikshmëri

80' Ndërrim tek Skënderbeu, futet  Shkodra del nga  loja  Dita

83' Goditje e lirë për Partizanin pas faullit të Lilajt, topi përfundon jashtë kuadratit të portës 

87'  Ndërrim tek Partizani i Beogradit, futet Iliã del nga fusha e blertë Jankoviã 

90' Goditje dënimi për Partizani e Beogradit, Shehu bën mrekullinë dhe grushton topin në goditje këndi

91' Gjyqtari i katërt  akordon  kater minuta shtesë në stadiumin "Elbasan Arena"

90+4 Përfundon ndeshja me rrjeta të paprekura në "Elbasan Arena"

el

[gallery]24335[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës