S'ka Frexit,Macron fiton zgjedhjet
Le Pen pranon humbjen, e uronTusk: Francezët zgjodhën lirinë

S'ka Frexit,Macron fiton zgjedhjet<br />Le Pen pranon humbjen, e uronTusk: Francezët zgjodhën lirinë
PARIS- Emmanuel Macron do të jetë presidenti i ri i Francës, pasi ka fituar rreth 65% të votave, sipas Exit-polleve. 

Zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele në Francë duket se do të kenë fitues pikërisht Macron përballë euroskeptikes Marine Le Pen e cila i përket ekstremit të djathtë. 

Sipas të dhënave të deritanishme, Macron fiton garën me 65.5% të votave. Ndërsa rivalja e tij, Le Pen ka marrë 34.9%. 

Gjatë një deklarate për mediat, presidenti i ri francez nga partia e majtë, Emmanuel Macron tha se do punojë për Europën e Bashkuar. 

"Sot hapet një faqe e re shpresë dhe gjetje e besimit. Është nder i madh dhe përgjegjësi e madhe. Unë do ta mbroj Europën. Do punoj me të gjitha forcat kundër përçarjeve, do punoj me përulje dhe vendosmëri. Detyra ime është të lehtësoj frikën dhe të sjell optimizëm", u shpreh Macron.  

Macron bëhet presidenti më i ri në moshë në historinë e Francës, dhe po ashtu presidenti i parë që nuk vjen nga dy partitë kryesore tradicionale franceze, që nga themelimi i republikës moderne franceze në 1958.

[gallery]22161[/gallery]
Le Pen pranon humbjen, uron Macron
Edhe kundërshtarja e tij, Marine Le Pen duket se ka pranuar humbjen dhe ka uruar Macron për fitoren, nëpërmjet një telefonate. 

Zgjedhjet Presidenciale në Francë

Ora 21:50 Macron: Do punoj për të mbajtur Europën të Bashkuar
Gjatë një deklarate për mediat, presidenti i ri francez nga partia e majtë, Emmanuel Macron tha se do punojë për Europën e Bashkuar. 

"Sot hapet një faqe e re shpresë dhe gjetje e besimit. Është nder i madh dhe përgjegjësi e madhe. Unë do ta mbroj Europën. Do punoj me të gjitha forcat kundër përçarjeve, do punoj me përulje dhe vendosmëri. Detyra ime është të lehtësoj frikën dhe të sjell optimizëm", u shpreh Macron.   

Ora 21:45 Bushati: Fitorja e Macron, lajm i mirë dhe për shqiptarët
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka uruar fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, Emmanuel Macron.

Në mesazhin e shefit të diplomacisë shqiptare nënvizohet: “Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren!”

“Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian”, nënvizohet në mesazhin e ministrit të Jashtëm Bushati për Presidentin e ri francez, Macron.

Europianisti Emmanuel Macron fitoi zgjedhjet Presidenciale përballë euroskeptikes së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. 

Ora 21: 42 Tusk: Francezët zgjodhën lirinë, jo 'Fake News'
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka uruar fitoren e Emmanuel Macron si president i Francës. 

"Urime për Emmanuel Macron dhe francezëve të cilët kanë zgjedhur lirinë, barazinë dhe vëllazërinë dhe i thanë 'jo' tiranisë së "lajmeve të rreme'"", thuhet në mesazhin e urimit të Tusk drejtuar shefit të ri të Elysee.  

Ora 21: 40 Merkel: Fitore për Europën e Bashkuar
Angela Merkel ka uruar gjithashtu Macron, për fitoret në zgjedhje. "Fitorja e Macron është fitore një fitore për Evropën e Bashkuar", tha kancelarja gjermane. 

Ora 21:30 Trump: Urime Macron, pres të punojmë së bashku
"Urime për Emmanuel Macron për fitoren e tij të madhe sot si presidenti i ardhshëm i Francës".

Ky ishte urimi i presidentit të SHBA, Donald Trump pas pranimit të humbjes nga Marine Le Pen e cila uroi presidentin e ardhshëm, Emmanuel Macron.

"Unë pres që të punojmë së bashku", shkroi në Tëitter Donald Trump. 

Ora 20:25 Le Pen pranon humbjen, uron Macron
Edhe kundërshtarja e tij, Marine Le Pen duket se ka pranuar humbjen dhe ka uruar Macron për fitoren, nëpërmjet një telefonate. 

Ora 20:20 Exit pollet: Macron presidenti i ri me 65% të votave
Emmanuel Macron do të jetë presidenti i ri i Francës, pasi ka fituar rreth 65% të votave, sipas Exit-polleve. 

Zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele në Francë duket se do të kenë fitues pikërisht Macron përballë euroskeptikes Marine Le Pen e cila i përket ekstremit të djathtë. 

Ora 20:00 Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin
Qendrat e votimit në të gjithë vendin në Francë janë mbyllur sipas orarit të parashikuar nga Komisioni i Zgjedhjeve. 

Në këto zgjedhje presidenciale kandiduan Emmanuel Macron i pavaruri centrist dhe liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen. 

47.5 mln francezë u ftuan në votime
Rreth 47,5 milionë francezë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës franceze në zgjedhjet që po shihen si përcaktuese për të ardhmen e vendit.

Kjo është hera e parë që në zgjedhje nuk konkurrojnë kandidatë nga partitë tradicionale.

Votuesit kanë dy alternativa: Emmanuel Macron, një centrist nga e majta që është pro-biznesit, pro-Evropës dhe Marine Le Pen, një nacionaliste që kërkon daljen e Francës nga Bashkimi Evropian dhe ndaljen e emigracionit, veçanërisht nga vendet muslimane.

Qendrat e votimit u hapën në Francë në orën 8 me orën lokale dhe do të mbyllën në 19:00. Vendet e votimit do të mbeten të hapura në disa qytete të mëdha deri në orën 20:00 lokale.

Macron: Sot e kanë në dorë francezët
"Votuam, tashmë në dorë e kanë francezët.Ftoj të gjithë francezët të vijnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e tyre” u shpreh kandidati proevropian pasi votoi së bashku me bashkëshorten e tij.

Edhe kandidatja e ekstremit të djathtë Le Pen e hodhi votën e saj ndërsa nuk mungoi edhe protesta e aktivistëve top less të cilat herë pas here kanë manifestuar kundër Madame Frexit.
 
Për shkak të frikës nga sulmet terroriste  Franca është e blinduar nga forca të shumta sigurie.

Rreth 50 mijë policë  xhandarë dhe 7 mijë  ushtarë janë të shpërndarë në të gjithë vendin .Kjo pasi një ditë më parë militantë të ISIS bën thirrje që të vriteshin kandidadët presidencialë por edhe për shkak të sulmeve që kanë goditur së fundmi vendin.

Kujtojme se për herë të parë në historinë e vendit fushata presidenciale është realizuar nën kushtet e emergjencës.


Macron pritet gjerësisht të fitojë, por analistët kanë thënë se shkalla e lartë e mospjesëmarrjes mund të dëmtojë shanset e tij.

Në sondazhet e fundit të opinionit, Macron ka qenë në epërsi, që prej përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 23 prill.

Fushata ka qenë e ngarkuar emocionalisht, ndërsa Franca vendos nëse do të qëndrojë në rrjedhën e globalizimit, apo do të ndjekë një rrugë të re jashtë Bashkimit Evropian, duke forcuar kufijtë dhe duke e vënë theksin te politikat e brendshme, në përputhje me prirjen që po shihet edhe në vende të tjera.

Macron, 39-vjeçar, ka bërë fushatë me një platformë pro-evropiane, ndërkaq Le Pen, 48-vjeçare,ka thënë se dëshiron që Franca të largohet nga BE-ja dhe të braktisë eurozonën.

“Strategjia e vetme e Le Pen që ta dëmtojë Macronin, ishte që ta përshkruante atë si një kandidat globalist, politikat e të cilit janë të rrezikshme për Francën”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Martin Michelot, zëvendësdrejtor i Institutit për politika evropiane, EUROPEUM.

Presidenti francez ka një mandat 5-vjeçar. Në zgjedhjet e 7 majit, 48 milionë qytetarë të Francës kanë të drejtë vote. Dalja në zgjedhje pritet të jetë e lartë, ndërsa 77.8 për qind e votuesve të përgjithshëm kanë votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Babai i Le Pen: Marie s'ka cilësitë e duhura për të qenë Presidente
“Marine ka karakter, askush nuk mund ta mohojë, por nuk ka mjaftueshëm cilësi për të qenë presidente”, kështu është shprehur babai i kandidates Marie Le Pen, Jean Le Pen.

Gjatë një interviste për "Sunday Times", themeluesi i partisë Fronti Nacional, Jean shprehet se vajza e tij është mosmirënjohëse. Ai tregon se pas raundit të parë, i ka dërguar një e- mail vajzës së tij duke e uruar për fitore, por ajo as nuk e ka marrë mundimin që t’i ktheje përgjigje.

(d.b/e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre