Durrës- Një karburant është grabitur gjatë natës te Ura e Dajlanit.
 
Sipas policisë rreth orës 02:00 autorët, që dyshohet se kanë qenë dy, u futën në karburant pasi thyen derën e pasme, e cila nuk ruhej me kamera sigurie.
 
Autorët kanë marrë 150 mijë lekë që gjendeshin në kasafortë dhe disa tollona.
 
Grabitja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga punonjësit e karburantit, që kanë lajmëruar policinë për të nisur hetimet.
 
Blutë e Durrësit kanë marrë në pyetje punonjësit, ndërsa kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së karburantit.

karburanti durres
Pika e karburantit e cila u grabit me thyerje

dy.b/shqiptarja.com