S'kishte lekë për varrimin,Rudina mes dhimbjes e solidaritetit 1 muaj më pas
Apelit të thellë për ndihmë pasi nuk paguante dot shpenzimet për varrimin e vajzës ju përgjigjën qytetarë të ndryshëm, që ofruan mbështetje njerëzore dhe monetare në ditët e saj të vështira.
Rudina Hoxhën e njohëm përmes dhimbjes së saj, teksa ju drejtua Report Tv pas humbjes së foshnjes 1 muajshe.
Apelit të thellë për ndihmë pasi nuk paguante dot shpenzimet për varrimin e vajzës ju përgjigjën qytetarë të ndryshëm, që ofruan mbështetje njerëzore dhe monetare në ditët e saj të vështira.
Rudinën e takojmë në barakën e saj, në Breg të Lumit të Tiranës. Nën sytë kureshtarë të fqinjëve për praninë tonë aty, ajo gjen forcën të na buzëqeshë e të na tregojë dicka më shumë.
’’Jam më e qetë pasi tërhoqa trupin e vajzës dhe e varrosa, të paktën e kam një vend që shkoj për të’’- thotë Rudina.
Mbledhja e kanaceve i zë pjesën më të madhe të kohës, por kjo nuk i zgjidh vështirësitë që i duhet të përballet cdo ditë.
Ndaj, mirënjohjen për gjithë mbështetjen e marrë gjatë kësaj kohe nga njerëzit mund t’ia lexosh kollaj në sy.
Admir Kadeli është njëri prej qytetarëve që ofroi kontributin tij me të dëgjuar në Report Tv historinë e trishtë të nënës 37 vjeçare.
’’Cdo person mund të heqë pak nga vetja për të dhënë aty ku mund të duhet më shumë.
S'duhet të harrojmë kush jemi dhe nga vijmë’’ është mesazhi që sjell qytetari nga Lezha.
Për Rudinën dhimbja për foshnjen e humbur është e ndarë mes mungesës dhe përpjekjes që duhet të bëjë cdo ditë për të kaluar ditët.
Ndërsa historia e saj nxori edhe njëherë në pah anën humane, që edhe pse e zënë nga problemet që sjell përditshmëria, ndodhet mes nesh.
[gallery]21680[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
Po
47.6%
Jo
39.5%
Nuk e di
13%
Vota total: 4539
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?