S'ndalet 'hemorragjia' në LSI,3
këshilltarë në Elbasan ikin te PS

S'ndalet 'hemorragjia' në LSI,3<br />këshilltarë në Elbasan ikin te PS<br /><br>
Vijon largimi i këshilltarëve bashkiakë të LSI dhe bashkimi i tyre me PS. Pas Gjirokastrës dhe Fierit, janë 3 këshilltarë të LSI në Belsh, që i janë bashkuar PS. Bashkë me këshilltarët e LSI kanë ikur drejt të majtës edhe 1 këshilltar i PLL dhe 1 i Ballit Kombëtar.

Bëhet fjalë për zyrtarët Besmira Xhaferri, Pëllumb Dervishi, Ramadan Elezi nga LSI, Ismail Paja i PLL dhe Ruzhdi Fejzullahu nga Balli Kombëtar, të cilët kanë lënë partitë e tyre dhe janë pozicionuar pranë socialistëve.

Këshilltarët e LSI kanë hedhur akuza të forta ndaj partisë, ku ata bënin pjesë deri tani, duke thënë se u krijua për integrimin evropian, por doli kundër, ndërsa kanë përmendur dhe çizmen e Monika Kryemadhit në Kuvend, teksa janë shprehur se nuk bëhet opozitë duke gjuajtur me çizme, apo duke sharë me libër shtëpie si Petrit Vasili, e më keq akoma me Berishën e Bashën, që sipas tyre. kanë vrarë e vjedhur. 

“Kur 3 vjet më parë garuam për këshillin bashkiak nën siglën e LSI ishim të bindur se bashkimi i të majtës kishte ndodhur njëherë e mirë. Dhe se koalicioni i Ilir Metës me Berishën më 2009 ishte thjesht një gabim rastësor, që ishte harruar e nuk do të përsëritej më kurrë. Por ja ku jemi, 8 vjet më vonë, e sërish LSI është në koalicion me PD, duke punuar jo vetëm kundër të majtës, por duke kundërshtuar pa asnjë sens çdo gjë të mirë që është bërë në 5 vitet e fundit. Nuk bëhet opozitë duke gjuajtur me çizme si Monika Kryemadhi, duke sharë me libër shpie si Petrit Vasili, e më keq akoma, nuk bëhet koalicion me Sali Berishën e Lulzim Bashën, që kanë vrarë e vjedhur Shqipërinë e shqiptarët. Fatkeqësisht LSI i është verbuar shikimi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset