S'respektohen oraret e autobusëve
Tiranë-Elbasan, agjensia në grevë 

S'respektohen oraret e autobusëve<br />Tiranë-Elbasan, agjensia në grevë 
Një protestë një orëshe është organizuar sot nga linja e transportit ndërqytetase Tiranë-Elbasan, "El-alba 2" për shkak të dublimit të linjës me kompaninë partnere. Kujtim Mema kryetar i shoqatës së transportit ndërqytetas tha se shkak i protestës është moszbatimi i partneritetit.

Shoqata kërkon orare të barabarta për të dyja shoqëritë e linjës e në rast se nga bashkia nuk gjendet një zgjidhje ata shprehen se nga e hëna do të vazhdojnë protestat disaorëshe duke bllokuar stacionin.

Aktualisht në linjën ndërqytetase Tiranë-Elbasan operojnë dy kompani për të cilat ka një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me oraret. Shoqëria që proteston ka një kontratë 20 vjeçare me bashkinë e Tiranës për këtë linjë ndërsa dhe më herët nuk kanë munguar akuzat për tenderimin e një shoqërie të dytë nga Bashkia e Tiranës në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos