Britani - Një djalë 8-vjeçar është diagnostikuar me një çrregullim të rrallë gjenetik që e bën atë të duket sikur është shtatzënë. Adem Asim është vetëm një nga 17 njerëzit në Britaninë e Madhe që vuajnë nga kjo sëmundje.
Sëmundja 'Nieman-Pick' i llojit B shkakton një zmadhim të mëlçisë dhe të shpretkës. Mjekët zbuluan vitin e kaluar se 8-vjeçari vuante nga kjo sëmundje.
Fatkeqësisht kjo sëmundje nuk ka shërim dhe bartësit e kësaj sëmundje nuk jetojnë gjatë. Djaloshi e ka trashëguar sëmundjen nga i ati dhe e ëma e tij. Babai i 8-vjeçarit nuk e kishte idenë se i ai dhe ish-gruaja e tij ishin të dy bartës të kësaj sëmundje.

(Në foto: Djaloshi 8-vjeçar që vuan nga sëmundja e rrallë)
I ati i Adem tha se djali i tij nuk ka forcën që kanë gjithë shokët e tij. Ai gjithashtu shtoi se frymëmarrja e tij ishte shumë e rëndë.
"Adem është i vetëdijshëm se ka diçka që nuk shkon, por ai është trim dhe gjithmonë i buzëqeshur. Jam krenar për të", tha babai i 8-vjeçarit.

Një mjeke e specializuar për sëmundjen 'Nieman-Pick' tha se nuk ka asnjë shpresë për kurimin e kësaj sëmundje.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com