TIRANE - Nuk i kishte larë në kohë fotografitë dhe për këtë e u godit me qytën e pistoletës. Protagonistë të ngjarjes së rrallë të ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet janë një gardist dhe një punonjës në një fotostudio.
Viktimë e sulmit ka mbetur shtetasi Qazim Taga, i cili është dërguar në spital për të marrë edhe ndihmën mjekësore, mësohet nga burime policore. Ndërsa identiteti i gardistit, që me sa duket i priste me padurim fotografitë që kishte porositur, nuk është bërë publik nga autoritetet. Ai është dërguar në komisariatin nr. 3 të kryeqytetit ku dhe ka dhënë një deponim për ngjarjen.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com