S'ka konsensus, Mazhoranca
çon Artan Hoxhën në Kuvend

S'ka konsensus, Mazhoranca<br />çon Artan Hoxhën në Kuvend
TIRANE-Perfundoi pas 3 oresh takimi ne kryesine e Kuvendit pa konsensus mes palëve. Mazhoranca con në Kuvend kandidaturën e analistit Artan Hoxhes. Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi, pais Berisha e sakrifikoi atë për një emër.

Takimi i nisur në 19:00 ne kryesine e Kuvendit mes Ramës, Berishës, Metës e Idrizit përfundoi pa konsensus. Mazhoranca con në Kuvend kandidaturën e analistit Artan Hoxhes. Lideri i opozites deklaroi se ishte i pamundur konensusi, pais Berisha e sakrifikoi atë për një emër. Rama: Berisha sakrifioi konsensusin për një emër. Berisha: Rama refuzoi një tjetër kandidat para Zaganjorit dhe Artan Hoxhës. Meta: Kandidati ynë zyrtar analisti, Artan Hoxha

BERISHA: RAMA REFUZOI DHE NJE KANDIDAT PARA ZAGANJORIT DHE HOXHES
Ora 22: 55- Kryeministri Berisha deklaroi menjëherë pas takimit se nuk u arrit konsensusi, por mazhoranca bëri gjithcka për ta arritur atë. “Ishte një takim i zgjatur në të cilin palët diskutuan hapur. Mazhoranca bëri një përpjekje të madhe që të aferohej përsëri me opozitën. Për këtë qëllim ne përzgjodhëm kandiodatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse . Ministra që kanë vlerësimin e dy palëve për punën e tyre. Përzgjodhëm personalitete të shquara. Megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve nuk u arrit në kandidaturë konsensuale, ndaj vendosëm që nesër të paraqesim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës”.-theksoi Berisha.

Kryeministri theksoi se zgjedhja e presidentit po behet sipas Kushtetutes, ndersa zbuloi se opozita ka refuzuar edhe kandidatura te tjera para asaj të Xhezair Zaganjorit dhe Artan Hoxhës. I pyetur se kjo mënyrë për zgjedhjen e Presidentit do të kritikohet nga ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar një kandidat konsensual, Berisha deklaroi se opozitës i ka munguar vullneti për konsensus.

“Rama ka refuzuar cdo kandidaturë të paraqitur nga mazhoranca. Hoqëm dorë nga kandidatura politike, megjithatë Rama nuk pranoi as juristin Xhezair Zaganjori dhe as analistin Artan Hoxha, madje as një tjetër kandidaturë që nuk është bërë publike, por që ka qënë një personalitet i shquar, i cili meritonte konsensusin.” Gjithsesi kryeministri Berisha nuk ka preferuar të zbulojë emrin e këtij kandidati.

META: ARTAN HOXHA, KANDIATI YNË ZYRTAR
Ora 22: 30 Pas deklaratës së Ramës, ka qënë kreu i LSI, Ilir Meta që iu drejtua gazetarëve për t’i informuar ata në lidhje me zhvillimin e negociatave.
Meta theksoi se nesër paradite mazhoranca do të zyrtarizojë kandiatin e saj për president të vendit zotin Artan Hoxha.“Emri që kemi vendosur si kandiat zyratr gëzon një konsensus më të gjërë sesa ai i mazhorancës, ai gëzon konsensus në opinionin publik dhe mediatik. Besojmë se ka të gjitha cilësitë për të përmbushur me përgjegjësi e dinjitet funksionin elartë të Presidentit. Ai do të dijë të ndërtojë urat e domosdoshme të komunikimit edhe me opozitën” –theksoi Meta

Besoj se gjithcka do të ecë në këtë drejtim dhe zoti Artan Hoxha do të jetë presidenti i ri i vendit. Për shkak të përvojës dhe profesionalizmit të tij ai do të japë kontributin e tij për ecurinë e reformave në vend.- ka deklaruar Meta pas takimit

PERFUNDON TAKIMI, RAMA: BERISHA SAKRIFIKOI KONSENSUSIN PER NJE EMER
Ora 22:20 Rama u shpreh pas takimi se: "Bëmë një përpjekje të gjatë intensive të plotvullnetshme për ti dhënë Shqipërisë atë që në këndvështrimin tonë meritojnë një president konsensual dhe familjes evropiane një sinjal që pa asnjë dyshim që duhej të jepte politika shqiptare në këtë proces nuk gjetëm atë gjetëm atë mirëkuptim që duhet të shprehte qeveria shqiptare

Është një zhvillim që parathotë gjëra jo të mira për 12 tetorin, kur për të tretën herë Shqipëria do të merret në provim. Ne paraqitëm në mënyrë të detajuar vizionin tonë. Unë u përpoqa të shpjegoj me durim se cfarë kërkojmë ne opozita shqiptare, ne nuk kërkuam një President të opozitës por një president konsensual që t'i hapet rrugë një procesi ku qeveria dhe opozita duhet të nxitojnë që brenda qershorit të kishim mundësinë ti thoshim Europës se Shqipëria edhe pse me vonesë e bëri të sajën dhe se statusi i kandidati është dicka që duhet marrë në konideratë si tejet i rëndësishëm për Shqipërinë e sotme dhe të ardhme."

Rama shtoi më tej se zhvillimi i tryezës ishte i tillë saqë e bëri të pamundur dialogun dhe bashkërendimin e energjive dhe forcave për të arritur në zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi në me një ofertë të kufizuar brenda oborrit të saj ishte një ofertë që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë për emrat e ofruar.  I pyetur nga gazetarët së pse opozita nuk mbështeti kandidaturën e Artan Hoxhës, një emër që vjen nga media, Rama u përgjigj: Zgjedhja ishte e qartë mes konsensusit dhe një emri. Nuk mund të sakrifikohej konsensusi për një emër. Ajo që është fakt mazhoranca nuk arrit të ngrihet dot mbi një emër, nuk shkoi tek konsensusi.

NEGOCIATAT JANE PERQENDRUAR TE KANDATURA E ARTAN HOXHES
Ora 22:00 -Burime te rezervuara bejne te ditur se emri i analistit Artan Hoxha, eshte kandidatura ku jane perqendruar bisedimet, pasi PS hodhi poshte ashtu sic ka paralajmeruar kohe me pare emrat e lidhur me politiken, dhe ne rastin konkret emrat e ministrave Nishani dhe Imami. Nderkaq emri me i pranueshem mes dy kandidaturave Petraq Milo dhe Artan Hoxha, eshte ai i analistit Hoxha, por mesa duket serish mungon konsensusi edhe per kete kandidature.

NEGOCIATAT MUND TE SHTYJNE PER PASDITE RAUNDIN E 4-t PER PRESIDENT
Ora 21:00- Mendohet se negociatat e vështira do të zgjasin për orë të tëra dhe kjo mund të cojë dhe në shtyrjen e seancës së nesërme të planifikuar për t’u zhvilluar në orën 10: 00 paradite, për në orën 17: 00 të pasdites së nesërme.

PS RREZON KANDIDATURAT POLITIKE
Ora 20:30- Burime të ‘Shqiptarja.com’ bëjnë të ditur se PS ka hedhur poshtë propozimet e mazhorancës për dy ministrat e kabinetit qeveritar, Nishani dhe Imami, ndërsa debati në tryezë është përqendruar mes kandidaturës së analistit Artan Hoxha dhe këshilltarit ekonomik, Petraq Milo. Gjithë vëmendja është përqenduar tek ky takim, që nuk dihet sa do zgjasë për të bërë të ditur në fund, në rastin më të mirë një konsensus mes palëve, por nuk përjashtohet mundësia e votimit në Kuvend të një kandidature të njëanshme, pasi në raundin e katërt kërkohen 71 vota për Presidentin e Ri, ose në rastin më të keq djegien e raundit të 4-t, pra mungesën e një kandidature ashtu si në 3 raundet e para.

MAZHORANCA HEDH NE TRYEZE KATER EMRA, PS PA ASNJE PROPOZIM

Ora 20:00- Mësohet se mazhoranca është paraqitur në tryezë me disa propozime, ndërsa PS nuk ka propozuar asnjë kandidaturë për postin e presidentit, por po negocion rreth propozimeve të hedhura në tryezë. Mësohet se 4 janë emrat kryesorë rreth të cilëve po zhvillohen negociatat. Bëhet fjalë për analistin Artan Hoxha, propozuar nga LSI, ndërsa 3 kandidaturat e paraqitura nga PD janë : Petraq Milo, këshilltar i Kryeministerit për Ekonominë, Arben Imami, ministër i Mbrojtjes dhe Bujar Nishani, ministër i Brendshëm.

Ndërkaq po sipas burimeve mësohet se PD ka dhe një ‘listë rezervë’, nëse PS nuk jep konsensus për asnjë prej 4 emrave të mësipërm.
Pjesë e kësja liste janë: Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit, Ridvan Bode, ministër i Financave, Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Sandër Lleshi, zv.shef i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Fillimisht u përfol se emri i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është më i favorizuari për të qënë kandidate për Presidente. Vitore Tusha prej vitit 2008 ushtron detyrën e anëtares se Gjykatës Kushtetuese, propozuar për këtë post nga kreu aktual i shtetit, Bamir Topi, ndërsa 8 vjet më parë opozita e sotme, në atë kohë në mazhorancë ka rrëzuar kandidaturën e saj për këtë post. Socialistët në atë kohë rrëzuan kandidaturën e Vitore Tushës, propozuar nga presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu me pretendimin "për shkak të bindjeve të saj të djathta, të treguara gjatë viteve të para të pluralizmit."
Nga ana tjetër Tusha ka qënë pjesë e trupit gjykues që mori vendimin për të dënuar me burg ish-kreun e PS, Fatos Nano. Këto argumenta mund ta bëjnë shumë të debatueshme këtë kandidaturë, ndaj edhe pse përflitet si kandidatura më e mundshme, duket se nuk ka gjasa të ketë konsensusin e të dy paleve.

NIS TAKIMI I 4 LIDERVE POLITIKE BERISHA-RAMA-META-IDRIZI
Ora 19:30 Ka nisur në kryesinë e Kuvendit takimi mes lidervë kryesorë politikë Berisha, Rama, Meta dhe Shpetim Idrizi, prania e të cilit ka qënë e papritur në këtë tryezë negociatash. Të pranishëm në tryezën e bisedimeve edhe kreret e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Ruci dhe Patozi. Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të raundit të 4-t të votimit për zgjedhjen e presidentit të vendit.

I pari ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit, kreu i LSI, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Më pas ka hyrë në ambjentet e Kryesisë lideri i opozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci dhe në fund ka mbërritur kryeministri Berisha.

Takimi Rama-Berisha- Meta-Idrizi vjen vetëm disa ditë pas dorëheqjes së kandidatit të mazhorancës për president, Xhezair Zaganjori, që u refuzua që në fillim nga opozita si një kandidaturë e njëanshme. Pritet që në takim të jenë dhe dy krerët e grupeve parlamentare, Patozi e Ruçi e ku mendohet të dilet me një konsensus për seancën e ditës së hënë kur votohet raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit