S'ka prova për vrasjen e Julianit
Pedofili çohet prapë në Sharrë

TIRANË - Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit burg për Ardian Prrenjasin vetëm për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë ndaj 10 vjeçarit me inicialet A.C. Pedofili serial të dielën e kaluar pranoi edhe vrasjen e vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela, por për shkak se trupi i Julianit nuk është gjetur ende, prokuroria nuk ka prova për të dokumentuar veprën penale të vrasjes.

Menjëherë pas përfundimit të seancës Prrenjasi i hipur në një furgon policie u shoqërua në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë. Pedofili monstër ka treguar dhe dy parcela të tjera se ku mund të kishte parë trupin për herë të fundit, ndërkohë që kërkimet kanë nisur në parcelën me mbetje ku më 18 mars ai u tregoi fillimisht grupit hetimor se aty e kishte parë trupin e Julianit për herë të fundit. Ky moment u filmua ekskluzivisht dhe u transmetua nga Tv A1 REPORT!.

K
ËRKIME TË SPECIALIZUARA NË SHARRË, POR ENDE ASNJË GJURMË

Ora 16: 15
Kërkime të specializuara  janë kryer sot në fushën e mbetjeve në Sharrë për trupin e Julian Çelës. Ato kanë vazhduar deri në orën 16:15. Gërmimet sot u bënë në tri gropa të ndryshme, të piketuara prej vrasësit. Interesimi i familjarëve gjatë ditës së sotme ka qënë shumë i madh, por nuk u gjend asnjë gjurmë e trupit apo veshjeve të fëmijës.

D
ËSHMITË KONTRADIKTORE TË VRASËSIT
 
Ora 12: 08
Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prrenjasi ka dhënë një dëshmi tjetër se ku mund të ishte hedhur trupi i 11 vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera. Aktualisht gërmimet kanë nisur në parcelën nr 1 të mbetjeve, informon gazetari i TV A1 REPORT! Arsen Rusta i cili po ndjek hap pas hapi cfarë ndodh në Sharrë. Pikërisht në atë parcelë më 18 mars Prrenjasi i tregoi grupit hetimor se ku e kishte parë trupin e Julianit për herë të fundit. Ky moment u filmua ekskluzivisht nga Tv A1 REPORT!.
ARSENI NGA SHARRA

(Foto: Arsen Rusta duke raportuar nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Sharrë, 20 mars)

PRRENJASI D
ËRGOHET SERISH NË SHARRË 

Ora 11: 30
Pas dhënies së masës së sigurisë Prrenjasi është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë për të ndërtuar skenën se ku e ka parë për herë të fundit trupin e Julian Çelës. Prrenjasi është sjellë me një furgon policie.  Në dëshmitë e tij ai ka qenë kontradiktor, dhe policia ka rrethuar 3 zona ku sipas Prrenjasit mund të jetë i hedhur trupi i 11 vjeçarit.

Prokuroria ngriti akuzën e rrëmbimit marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë vetëm për 10 vjeçarin A.C.  Mediat janë lejuar vetëm në pjesën e parë të seancës gjyqësore kur i është komunikuar akuza Prrenjasit.  Avokatja Vjollca Pustina mbron 45 vjeçarin nga Librazhdi  

MONSTRA E LAPRAKËS NË GJYKATË, ME NJE QETËSI TË JASHTËZAKONSHME

Ora 10:30
Prrenjasi është shfaqur i qetë. Ai mbante veshur të njëjtat rroba me të cilat u arrestua në banesën e tij në Laprakë, (të dielën) madje edhe këpucët e tij ishin pa lidhëse. Ndoshta policia është kujdesur që Prrenjasi të mos ketë asnjë mjet për të kryer ndonjë veprim ekstrem siç mund të jetë vetëvrasja. Dy ditë më parë Prrenjasi, u dërgua në banesë për të treguar skenën e krimit dhe u prit me irritimin e fqinjëve të tij, ndërsa kohë më parë familja e kishte braktisur për të njëjtin motiv mbi të cilin u arrestua vite më parë: Rrëmbim dhe abuzimin me një të mitur në Librazhd.

PRRENJASI N
Ë GJYKATË: AKUZOHET VETËM PËR DHUNIMIN E 10-VJEÇARIT

ORa 10:30
Ardian Prrenjasi mbërriti në Gjykatës e Tiranës rreth orës 10:30, ndërkohë që për ditën e sotme ende nuk kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës në vendgrumbullimin e Sharrës. Arrestimi në flagrancë i tij dhe rrëfimi i ngjarjes së përdhunimit nga vetë i dëmtuari A.C., si dhe prova të tjera kanë mundur të dokumentojnë akuzën. Prrenjasi u arrestua më 17 mars, brenda në banesën e marrë me qira prej tij në rrugën “Bujar Kaloshi” në Laprakë, ku gjatë ndërhyrjes së policisë, burri u gjet poshtë lavamanit të banjës, teksa mbante me forcë nën kërcënimin e thikës, 10-vjeçarin. Afërsia gjeografike e banesës së tij, së të miturit të dhunuar dhe të djalit tjetër të humbur në lagje, Julian Çela, çoi policinë në dyshimet e para se ai kishte gisht edhe në zhdukjen e 11-vjeçarit, i cili ishte denoncuar i humbur nga familjarët që në 30 nëntor të vitit të kaluar. Këmbëngulja e punonjësve policorë ka çuar që 45-vjeçari të pranojë se e kishte vrarë e më pas i kishte hedhur trupin në plehra. Pavarësisht verifikimit të thënieve të tij, se është autori i vrasjes, dhe pavarësisht kërkimeve 3-ditore të policisë, trupi i Julian Çelës nuk është gjetur ende. Për këtë arsye, organi i akuzës nuk mund t’a çojë Prrenjasin në gjykatë për vrasje.

Në Sharrë pritet të nisin kërkimet me mjete të specializuara për gjetjen e trupit të Julianit. Forcat xheniere nuk kanë ndërhyrë pasi nuk i është komunikuar me shkrim kjo kërkesë.
 
SOT KËRKIMET ME MJETE TË SPECIALIZUARA

Ora 07:00 Në bazë të deklarimeve të Ardian Prrenjasit, policia ka lokalizuar zonën ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 11-vjeçarit, dhe do të nisin kërkimet shpejt. “Me ndihmën e mjeteve të specializuara do të ndërhyjmë në masivin e plehrave në Sharrë, pasi kemi lokalizuar fillimisht zonën ku dyshohet se është trupi. Pasi të realizojmë zhvendosjen e të gjithë atij masivi, më pas do të kalojmë në sitë gjithçka, derisa të arrijmë tek trupi”, theksuan burimet e grupit hetimor. Por, nuk janë dukur kaq optimistë familjarët e të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë që nga momentet e para të nisjes së kërkimeve. Përgjatë ditës së djeshme ata janë shprehur të zhgënjyer duke kërkuar gjetjen sa më parë të trupit të vogëlushit.

PRRENJASI - PROFILI I NJË PEDOFILI SERIAL

Edhe pse për të vërtetuar akuzën për vrasje, prokuroria nuk ka prova shkencore dhe nuk ka gjetur ende trupin e Julian Çelës, burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ardian Prrenjasi është autori i dyshuar i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, ata kanë mundur të ndërtojnë profilin kriminal të 45-vjeçarit.
Nisur nga ky profil, nga mënyra se si Prrenjasi ka realizuar skemën e mashtrimit të të miturve, si i ka futur në banesë, dhe se si ka finalizuar objektivin e tij, nuk ka vend për dyshime se ai mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. Jozyrtarisht, pas ngjarjes, u tha se një ndër pistat ku po hetohej ishte edhe ajo e një rrjeti trafiku apo rrjeti të gjerë pedofilie.

Por profili i Prrenjasit, sipas grupit hetimor, nuk linte asnjë dyshim: ai ka vepruar i vetëm dhe ka sjellje kriminale tipike të një pedofili serial. Një tjetër detaj evidentohet nga burimet. Prrenjasi i përdhunonte fillimisht fëmijët, e më pas i vriste që të mos kallëzohej prej tyre, në rast se i linte të lirë.
Frika nga opinioni apo burgimi e bënte atë të dhunshëm. Por të dyja rastet i dolën nga parashikimi. Sipas tij, Julian Çelën nuk arriti t’a përdhunonte pasi ishte shumë i lëvizshëm, dhe e mbyti menjëherë pasi e futi në banesë. Ndërsa në rastin e dytë, atë të 10-vjeçarit, kreu përdhunimin, por fati i mirë shpëtoi të miturin, pas ndërhyrjes në kohë të kolegëve të Prrenjasit dhe më pas policisë.

julian cela me logo
(Foto: Julian Çela, djali 11 vjeç të cilin Ardian Prrenjasi pranon ne polici se e ka vrarë)

Redaksia online
(arsh/bm/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes