TIRANE - Dy punonjësit e policisë të cilët shoqëronin kryekomisarin Adem Tahiraj gjatë aksionit në Shijak, ku ky i fundit mbeti i vrarë më 13 shtator në Katund të Sukthit nga Ilir Xhakja, ndiqen penalisht pasi mbi ta rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Njoftimi erdhi sot nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli i cili tha në lidhje me këtë ngjarje se është bërë ndalimi i Fatmir Hoxhës, ndërsa është shpallur në kërkim Kastriot Gosturani, të dy të pranishëm në aksionin që i mori jetën shefit të komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Sipas Ollit, ndalimi i Hoxhës dhe shpallja në kërkim e Gosturanit janë bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.
Dy punonjësit e policisë nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre ligjore dhe nuk kanë kryer asnjë veprim për të parandaluar vrasjen, neutralizuar vrasësin apo për ta kapur dhe arrestuar atë.
Ndërkaq, nga gazetari i A1 Report Arsen Rusta, njoftohet se është bërë i mundur edhe arrestimi i punonjësit Kastriot Gosturani.
Materialet i janë referuar për ndjekje penale dhe kompetence, prokurorise së rrethit Durrës.
(Redaksia Online)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Policet qe ishim me Adem Tahiraj u pyeten serish me19 shtator