S' respektonin radhën në doganën e Hani Hotit, turistët francezë u japin 'leksion' shoferëve shqiptarë

S' respektonin radhën në doganën e Hani Hotit, turistët francezë u japin 'leksion' shoferëve shqiptarë

HANI I HOTIT-Ditën e djeshme turistët francez i kanë dhënë një leksion të mirë shoferëve shqiptarë.

Ditën e djeshme, në pikën kufitare të Hanit të Hotit është regjistruar një fluks i madh automjetesh që prisnin në radhë. Të gjendur përpara sjelljeve të shoferëve shqiptarë, që nuk respektonin radhën, ata kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar.

Kjo është një problematikë e cila është kthyer në një normalitet në doganat shqiptare. Teksa shumica e shoferëve zgjedhin që të ankohen brenda makinës së tyre, të nervozohen apo t'i bien borive, duke sjellë edhe më tepër përkeqësim të situatës, turistët francezë kanë dhënë shembull të një reagimi qytetar.

Francezët kanë veshur jelekët e verdhë, që tashmë janë kthyer në një simbol të protestuesve në Francë duke bllokuar kalimin e mjeteve në korsinë tjetër. Kjo gjë ka nervozuar shoferët shqiptarë, pasi shkaktoi më shumë trafik nga çfarë ishte...megjithatë duhet thënë që mesazhi u përcoll.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rfdewsqa: 06/08/2019 15:50

    POLICIA SHUME DOBET, ZERO, KEQ E ME KEQ

    Përgjigju
  • Skender: 05/08/2019 19:08

    Atje asht nje katastrofe te kalosh duganen kur edhe kur hyn be shqiperi erdha para 1 jave nga Mali i zi me duganen hotit katastrofe 2 fiks me ka marr te kaloj shtet I sishte kurrkun veturat hishin kuntravajtje pa rradh kam nje vidion se cka u bate Si deshten me pa rradh be qoft se u interesting report tv tjou dergoj asht e papame kafsh vetem me shqiperi e shef kyt shok sjedhjet net hun te polocit.

    Përgjigju
    • Selim: 05/08/2019 21:47

      Skender ne znam paruski znash shqiptarski ti se asgje skuptuam nga kjo qe ke provuar te shkruash.

  • tmerr: 05/08/2019 18:25

    te Hani i Hotit tmerr i vertete ishte le qe punohet me nje sportel dhe nje pike doganore shume primitive, rrinim ne radhe me femije me ore te tera ,dhe kur u futeshin edhe pa radhe pa pike respekti dhe edukate,shikoni ne here piken doganore te Kroacise me Bosnjen nje pike moderne dhe me shume sportele

    Përgjigju
  • Alvanos: 05/08/2019 18:17

    Nuk kishin fare nevoje qe te turistet franceze te na jepnin ate lloje leksioni, se ishin barkderrat qe mbajne veten per police qe duhej te nderhynin. Por kshu ndodh gjithmone, ata barkderra kane autoritet vetem kur duan noj pesmileksh per kafe kur te nalin rruges se sa per autoritet qe kane qe ua var kush

    Përgjigju
  • Xll: 05/08/2019 17:42

    Police qe nuk respektojn rregullin duhet te largohen nga detyra keta rrumpallat rrumuje duan per te perfituar bakshishin

    Përgjigju
  • emigrant: 05/08/2019 16:37

    Te gjith policet qe nuk kan respektuar rregullat duhen liruar nga detyra per kete skandal qe lejojne ne gjitha pikat e kufirit....keto gjoja polic qe u nxijn fytyren shtetit lejojne te kalojne te fortet duke shkelur cdo rregull e ligj.Po kur ministri merret me kryetar bashkish e jo me policine kshu shkojn kto pune.Dergo foto dhe denonco thote Rama....ja ku i ke me foto e filmime cfar skandali.....cfar masash more ndaj policeve???Asgje,vetem fjal.Turp

    Përgjigju
  • Ermiri: 05/08/2019 15:08

    Ska shtet jo ketu ska ngelur asgje! Kaq e veshtire eshte qe te gjithe ketyre kafsheve kokeshtrembet tu merret patenta 1 vit aty ne vend! Vetem dhuna i ve ne shina keta kafshe qe vetem njerez smund te jene! Kur degjon e shikon keshtu veprimesh vetem trishtim te vjen. Su beme njerez n3 me rregulla e norma qytetare ngelem keshtu sepse keshtu eshte koka e drejtimit shtwtit e keshtu ben edhe me i fundit ne rradhe.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 05/08/2019 14:16

    Kjo eshte gjendja edhe ne Muriqan!! Paguan 5-10 evro dhe as te regjistron njeri ne sistem!!

    Përgjigju
  • Gezim: 05/08/2019 13:05

    Faktikisht Shqiptaret bejne keshtu gjithmone ne trafik,qofte te brendshem qofte kufitar.por kur trafiku eshte ne shtet tjeter ose ne nje kufi te huaj rrine ne rradhe,Kjo eshte sjellja tipike e atij qe nuk meriton liri,dhe diktatura eshte nje pasoje per nje popull qe lirine e keqperdor,ose e jeton pa pergjegjesi.Shqiptari respeton rregullat vetem aty ku ka ndeshkim.

    Përgjigju
  • Deni: 05/08/2019 11:07

    Qe nga respektimi rradhes duket se nga vjen Kot i shajme politikanet Ata produkti jone jane

    Përgjigju
  • Ariu: 05/08/2019 11:04

    Duhet ta theksosh që nervozoi cornutot jo të gjithë shoferët Shqipëtar.

    Përgjigju
    • Lepri: 05/08/2019 21:49

      O Ariu po cornuto si i bie shqip ketyre qe ju q*hen grate apo e kam gabim?

    • Ben: 05/08/2019 15:00

      Fiks plako

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur