TIRANE - Shefi i Antiterorit në Policinë e Tiranës, Sazan Cani, është shkarkuar nga detyra e tij, duke u transferuar si shef Rendi në Kamëz. Urdhëri për shkarkimin e tij është firmosur nga kryepolici Hysni Burgaj, i cili e ka motivuar shkarkimin me performacën e dobët të Canit, për sa i përket mbledhjes së të dhënave për hetimin e dosjes së ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, i ekzekutuar në 24 shkurt.
Cani kishte disa kohë që mbante detyrën e Shefit të Antiterrorit dhe se gjatë kësaj kohe duket se ai nuk ka kryer aq sa duhet detyrën e tij. Nisur nga kjo situatë ka ardhur dhe shkarkimi i tij duke e dërguar si shef Rendi në Kamëz.
Ndërkohë që pas këtij ndryshimi, drejtori i Policisë së Shtetit ka firmosur dhe disa transferime të tjera. Kështu gjatë ditës së djeshme, janë ndryshuar shefat e komisariateve të Mallakastrës, Përmetit dhe Tepelenës. Fitim Veizaj që deri gjatë kësaj kohe mbante postin e shefit të komisariatit në Tepelenë, është transferuar në Mallakastër.
Ndërkohë që në drejtim të komisariatit të Tepelenës, është emëruar Viktor Agaj, i cili deri më tani ishte shefi i komisariatit të Përmetit, ndërsa në krye të komisariatit të Përmetit është emëruar Arben Jaupi, i cili mbante detyrën e shefit të Mallakastrës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com