Punëtorët e uzinës së Ballshit kanë protestuar sot përpara godinës së Institucionit të Prefektit të Qarkut të Fierit, pasi kanë muaj që nuk marrin pagat e tyre për punën që kanë bërë në këtë uzinë.

Sipas protestuesve, Prefekti duhet të ndërmjetësojë me qeverinë që problemi i tyre të zgjidhet dhe ata ti rikthehen jetës normale, pasi nuk kanë të ardhura të tjera për të mbajtur familjet e tyre.

Të gjithë këta zotërinjtë këtu janë pa bukë. Nuk ka më grevë të qetë për ne. Ka humbur durimi. Të gjithë jemi pa bukë” tha një protestues.
Një tjetër shtoi se, ‘Nuk ka më llafe. Nuk ka më diskutime. Të gjithë të protestojmë”.


Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra punonjës të kësaj uzine, të cilët prej muajsh nuk po gjejnë një dakordësi me administratorët e uzinës për tërheqjen e pagave.

Redaksia ONline
(F.T/shqiptarja.com)