S’ndalen lëkundjet në Itali,frikë
mes banorëve,termet 4.8 ballë

S’ndalen lëkundjet në Itali,frikë<br />mes banorëve,termet 4.8 ballë
Nuk ndalen lëkundjet e tokës në Italinë qendrore. Mesnatën e sotme një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës rihter riktheu sërish frikën mes banorëve.
 
Epiqendra e tërmetit u shënua në Marche, por lëkundjet u ndien edhe në Romës. Ndërsa mediat italiane njoftojnë se dridhjet e tokës vijojnë, gjatë natës të së mërkurës janë regjistruar 105 lëkundje.
 
Por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima të plagosura dhe as shkatërrime të ndërtesave. Raportohet se shumë prej personave të pastrehë vijojnë të flenë nëpër makina.
 
Prej javësh Italia qendrore nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha material duke sjellë edhe rrënimin e shumë ndërtesave historike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin