S’ndryshon trupi gjykues,Veliaj:
I vendosur për pezullim ndërtimi

S’ndryshon trupi gjykues,Veliaj:<br />I vendosur për pezullim ndërtimi
Gjykata apelit administrative rrëzon kërkesën e Bashkisë së Tiranës për përjashtimin e trupës gjykuese e cila ditën e enjte do të shqyrtojë në themel padinë për pezullimin e ndërtimit tek diga e liqenit.
 
Vendimi u mor nga relatori Bari Shyti dhe anëtarët Lindita Sinana e Artur Malaj.
 
Sipas Bashkisë gjyqtarja Enekleida Metaliaj kishte lidhje farefisnore me Artur Metaliajn i cili rezulton në lidhje biznesi dhe ortak i Bashkim Ulajt pronar i “Gener 2” që po ndërton pallatet te liqeni. Menjëherë pas vendimit të gjykatës ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer. Jam i revoltuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kjo nuk është mënyra e duhur dhe dinjitoze për t’iu përgjigjur interesit publik. Unë e di sesi do dalë rezultati nesër, e dija që një javë më parë. Të gjithë këtë organizim e bëra për të treguar sesi bëhen gjyqet në Shqipëri” tha Veliaj.

Veliaj tha se Gjykata e Apelit administrative nuk mund të gjykojë këtë çështje pa u shprehur me parë Gjykata e Lartë e cila ka marrë në shqyrtim kërkesën e komitetit të digave për të mos lejuar ndërtimet.

Bashkia e Tiranës sapo ka depozituar një padi, e cila kërkon që pa u shprehur më parë Gjykata e Lartë me një vendim konkret, që ka marrë në shqyrtim opinionin e Komitetit të Digave për të mos ndërtuar, atëherë ky gjyq duhet të pezullohet” shtoi ai.

Por Veliaj garantoi se ndërtimet tek diga e liqenit nuk do lejohet dhe për këtë ai tha se po merren disa masa, pavarësisht nëse Gjykata do lejojë punimet, këto masa ai nuk pranoi t’i bëjë publike

Edhe unë kam të gjithë të drejtën time që pa i deklaruar strategjitë tona në publik, të kem filluar punën paralele për bllokimin e punimeve. Një gjë është e sigurt që ndërtim nuk do të ketë” përfundoi ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan