S’pagoi lekët, Çiljeta
rrezikon fakultetin

S’pagoi lekët, Çiljeta<br />rrezikon fakultetin
Në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për këngëtaren dhe shoëgirl-n seksi Çiljeta Xhilaga, por për të gjithë ata studentë që nuk kanë paguar ende tarifën e shkollimit. Megjithatë, në listën e gjatë të studentëve debitorë, që po ndjekin studimet pranë fakultetit të Shkencave Sociale, nuk ka se si të mos të të bëjë përshtypje se midis emrave të studentëve të thjeshtë, është edhe emri i këngëtares së njohur Çiljetës. Në listën e gjatë emërore, ajo rezulton të jetë studente e vitit të tretë, në sistemin bachelor, për Shkenca Politike, por duket se angazhimet e saj të shumta te salloni i bukurisë, hapja e butikut së fundmi, pjesëmarrjet në koncerte apo aktivitete të ndryshme muzikore, por edhe në aktivitete e Partisë Demokratike, ia kanë larguar vëmendjen Çiljetës nga librat dhe shkolla dhe kanë bërë që ajo, jo vetëm të mos jetë e pranishme në një pjesë të madhe të lëndëve, por të mos paguajë dot as tarifën e shkollimit. Dekanati i këtij fakulteti ka nxjerrë një njoftim, sipas të cilët të gjithë studentët debitorë, që nuk kane paguar ende tarifën e shkollimit, nuk do ta kenë emrin në listën e studentëve që klasifikohen për t’u futur në sezonin e qershorit që nis pas datës 17 qershor. Dhe në këtë listë të gjatë është edhe emri i Çiljetës, që nëse nuk futet në këtë sezon rrezikon edhe diplomimin. Tarifa e shkollimit është një tarifë fikse, të cilën e paguajnë të gjithë studentët, në fillim të çdo viti akademik, në varësi të degës së studimeve. Nëse nuk e paguajnë, atëherë fakulteti merr masa që të mos futen në sezonin e provimeve, duke u djegur vitin akademik. Por, emri i Çiljetës në këtë listë të gjatë emërore ka shërbyer si ironi edhe për studentët e tjerë, që rrezikojnë njësoj si Çiljeta, të mos futen në provime, por jo sepse nuk kanë qenë të pranishëm në auditore, por sepse nuk kanë paguar tarifën e shkollimit prej 30 mijë lekësh të reja. “Po është krizë ore, ku kemi lekë?, - i thonë studentët njëri-tjterit teska shikojnë listën. - Se shikon as Çiljeta nuk ka lekë për të paguar shkollën dhe jo më ne”, - tallen të rinjtë.

ÇILJETA NË POLITIKË
Këngëtarja e shumëpërfolur Çiljeta Xhilaga, e cila tërheq vëmendjen e të gjithëve me gjithçka që ajo bën, tashmë është edhe pjesë e politikës. Ajo jo vetëm është parë disa herë krah për krah, kryeministrit Sali Berisha, në hapje të koncerteve të ndryshme të organizuar nga Partia Demokratike, por është edhe anëtare e këshillit drejtues të PD-së. Duke i hyrë kësaj rruge, Çiljeta nuk e ka fshehur ambicien e saj në politikë, megjithëse herë pas here e fsheh faktin nëse i ka mbaruar studimet e larta apo jo, dhe nëse e ka marrë diplomën apo jo. Në vitin 2010 ajo do të deklaronte se i pëlqen shumë politika dhe ndoshta në një të ardhme jo shumë të largët e sheh veten edhe si ministre, pra në një post në kabinetin drejtues të qeverisë shqiptare. Ashtu siç ka deklaruar në intervista të ndryshme të dhëna në media se rrugën drejt politikës ia lehtësojnë disi edhe studimet për Shkencat Politike, që po sipas saj, herë deklaron se e ka marrë diplomë e herë të tjera se i ka mbaruar studimet prej vitesh, por ende ka ca provime të mbartura....

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën