TIRANE- Brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 persona për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë Rrugore, këta persona janë vënë në pranga drejtonin mjetin kryesisht në gjendje të dehur.
 
Të arrestuar janë shtetasit Endrit Harizi, 26 vjeç; Dritan Pema, 20 vjeç; Arsuela Çoku, 26 vjeç; Klodian Koka, 18 vjeç; Kevi Bylykbashi, 18 vjeç; Albert Lleshi, 26 vjeç; Arben Zakja, 31 vjeç; dhe Theron Misha, 18 vjeç.
 
Policia Rrugore ka shtuar masat dhe kontrollet për personat që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, apo duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)