Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj nuk tërhiqet nga padia për fyerje ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha dhe më 15 mars i është caktuar seanca e përballjes në gjykatë.

Siç dhe shihni në këtë faksimile të siguruar nga Report Tv padia e re nga ministri i Shëndetësisë është depozituar më 22 shkurt 2016 dhe Basha akuzohet për fyerje sipas nenit 119 të kodit penal.

beqaj-basha
(Padia e re e Beqajt ndaj Bashës)

Seanca do të zhvillohet më 15 Mars ora 10.00 në Gjykatën e Tiranës me gjyqtar Lazër Sallakun, i njëjti gjyqtar që shqyrtoi dhe padinë e parë duke e pushuar atë me argumentin e mosparaqitjes së paditësit.

Padia e re e Ministrit Beqaj është depozituar në gjykatë pesë ditë nga pushimi i padisë së parë për të cilën rezulton se është bërë dhe ankim më datën 3 Mars 2016.

beqaj
(Padia e pushuar)


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)