Sa dhe kë imitojnë vipat shqiptarë?

Sa dhe kë imitojnë vipat shqiptarë?
Origjinaliteti dhe veçantia janë mjaft të rëndësishme dhe primare për artistët. Identifikimi me një sjellje apo stil në caktuar nuk përbën rëndësi vetëm për artin e tyre qoftë në këngë, aktrim, muzikë apo fusha të tjera të artit, por edhe në veshje, mënyrë të sjelluri, etj.

Megjithatë sërish artistëve shqiptarë u nevojitet "një ndihmë" e vogël për të qenë gjithnjë në trend me kohën.

Padyshim që në raste të caktuara hidhet një sy në tendencat e personazheve të famshëm të botës së showbizit të huaj.

Por cilët janë artistët që parapëlqejnë të luajnë më shumë me këtë pjesë?

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një nga artistet kosovare, e cila parapëlqen të luajë dhe të ndryshojë pamjen e saj por edhe stilin e paraqitjes në skenë.

Megjithatë tendencat e ndryshimeve duket sikur anojnë më shumë në ato të këngëtares nga ishujt Barbados, Rihanna.

Stili I flokëve të prera shkurt apo edhe mënyra e bërjes së make-up, të kujtojnë këngëtaren me fame botërore.

Një tjetër personazh i njohur i ekraneve shqiptare por edhe kosovare është Zanfina Ismajli.

Ajo gjithnjë ka patur një stil të veçantë por në disa raste duket se burim frymëzimi ka stilisten dhe fashionisten Viktoria Beckham.

Edhe këngëtarja me origjinë kosovare Ora po tenton të imitojë vokalisten e njohur të grupit "No Doubt".

Flokët bjonde plantin, stili "casual" por njëkohësisht komod dhe sportiv janë elementet kryesore dhe më të dukshme të ngjashmërisë midis dy artisteve.

E sapo kthyer nga Spanja këngëtarja e njohur Soni Malaj është tashmë pjesë e jurisë në edicionin e dytë të X-Factor Albania.

Vetë ajo është shprehur se një here në Paris e kanë ngatërruar me këngëtaren Nicole Scherzinger.

Mesa duket edhe stilimi i flokëve nga ana e saj ka nisur ti përngjasojë mjaft artistes me famë botërore.

Ndonëse artistet shqiptare mundohen ti përngjasojnë atyre të kalibrit botëror sërish ato kanë karakteristikat e tyre të veçanta dhe dalluese.

Por gjithsesi ngjashmëritë dhe "imitimet" janë të pranishme edhe tek ato.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?