Vendndodhja e Groenlandës në hartën botërore është arsyeja kryesore pse rëndësia gjeopolitike e shtetit autonom është rritur.
Deti përreth Groenlandës, lidh ishullin me Islandën dhe Britaninë, në rrugën strategjike detare të quajtur GIUK, sigurimi i të cilës ka qenë një sukeses i përpjekjeve të mëdha të SHBA dhe Natos për parandalimin e nëndetëseve të Rusisë. Në ishullin më të madh të botës janë aktualisht funksionale 3 baza ushtarake amerikane, me profil kontrollues dhe në aviacion, çka i lejojnë Amerikës të ketë një mbrojtje më të mirë ndaj sulmeve të mundshme të saj. Ato janë funksionale dhe janë ndërtuar falë një marrëveshje të SHBA me Danimarkën në 1951.
Vendodhja e Groenlandës ka një domethënie mjaft të fortë ekonomike, pasi aty kalon rruga e transportit detar arktik të mallrave I cili ka pësuar një rritje me mbi 30 përqind gjatë 10 viteve të fundit. Marrja e ishullit do të sillte zbulimin e më shume rrugëve detare në zonë. Groenlanda është gjithashtu një depozitë gjigande e rezurseve natyrore, si uranium, minerale hekuri, kobalt zink, litium, madje edhe gurë të çmuar si rubin. Shumë nga këto materiale lejojnë elektrifikimin e ekonomisë sidomos në prodhimin e energjisë eolike dhe prodhimin e makinave me bateri. Nga 34 minerale të konsideruara të rralla nga Komisioni Europian 25 ndodhen në Groenlandë.
Përfitimet do të ishin kolosale edhe në fushën e mbrojtjes.
"Diçka tjetër që ka tërhequr vëmëndjen e organnizatave si NATO, është përbërja materiale e shumë sistemeve të armatimit. Është tronditëse të dish sesa përbrje të këtyre mineraleve ka nëpër tanke, raketa dhe anije. Shumica e këtyre mineraleve konsiderohen në risk ose ekstremisht në risk në kuptimin e sigurisë dhe të furnizimit të saj. Dhe sa i takon mineraleve të rralla, Kina është një lojtar dominues" thotë Klaus Dods Profesor në Gjeopolitikë, Universiteti i Londrës.
Ekspertët ngrenë pikëpyetjen nëse shfrytëzimi i mineraleve të Groenlandës do të bëhet vetëm për benefitet e SHBA dhe aleatëve apo për të penguar Kinën e cila vepron aktualisht në ishull që të krijonte një pikë mbështetjeje më të fortë në përdorimin e resurseve të ishulli dhe të vendoste më pas një dominin në arktik.
Mundësitë që Groenlanda ti bashkohet SHBA si shteti I 51-të, apo ti bashkohej Alaskës si një zmadhim I shtetit të 50-të, janë të pakta. Këtë Janar, kryeministri I Groenlandës tha se kërkon të ngushtojë forcojë marrëdhëniet për mbrojtjen dhe industrinë e minierave me SHBA., port ha se kjo do të ndodhte me kushtet e vendosura nga Groenlanda. Ndërkohë zërat që kërkojnë pavarësinë nga Danimarka sa vijnë e shtohen.
Në rast të një pavarësie, udhëheqësit e ishullit duhet të mendojnë mirë se nga do të financohen, pasi aktualisht, ishulli financohet nga Danimarka me 511 milion dollarë në vit në formë granti, çka përbën 20 përqind të PBB të vendit dhe gjysmën e buxhetit publik të tij.
Sipas ekspertëve, opsionet në rast të shpallje së pavarësisë janë dy:
'Groenlanda mund të kërkojë një Bashkim të lirë me SHBA' thotë Klauss Dods.
"Kompaktësia e një Bashkimi të Lirë me SHBA të cilat e kanë aplikuar këtë mënyrë që në 1986, do të sillte një autonomi lokale, me detyrime në mbrojtje dhe sigurinë kombëtare por edhe garanci për të dyja palët" shton Brent Sadler Kërkues në “The Heritage Foundation"
Ndërhyrje mund të bëjë edhe BE.
Bashkimi Evropian mund ti qaset Groenlandës kështu: A mund tju mbajmë si anëtare të BE dhe ne në këtë rast, t’ju furnizojmë me resurse financiare por duke qenë pjesë e mbretërisë së Danimarkës? Thotë Klauss Dods.
Por pikëpyetjet mbeten aty. Shqetësimi kryesor që Trump thotë si arsye për marrjen e Groenlandës është ajo e sigurisë kombëtare. Sipas ekspertëve për sa kohë që bazat amerikane vijojnë të funksionojnë dhe të mos cenohen nga prania armiqësore situata duket e pranueshme. Prania ekonomike kineze është ajo që shkakton shqetësim nga një perspektivë e inteligjencëse madje edhe operacionale ushtarake. Për sa kohë që këto standarde minimale nuk kapërcehen, shqetësimi numër një i SHBA është adresuar.