Ndër 22 postimet e publikuara nga Donald Trump në Truth brenda më pak se gjysmë ore, ishte edhe ai që paraqiste një hartë të Lindjes së Mesme të mbivendosur me flamurin amerikan, me një seri shigjetash që drejtohen nga Irani, diçka që duket si një tjetër kërcënim për të rinisur sulmet kundër Republikës Islamike.
Ndërkohë, në klubin e tij të golfit në Virxhinia, Trump mblodhi këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë për të diskutuar mbi luftën në Iran. Në takim morën pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe i dërguari special Steve Witkoff, por ‘pasojat’ e këtij takimi do të shihen më vonë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se “operacioni Liria u bllokua për shkak të kërkesës së Pakistanit.” Sipas tij, Islamabadi kishte shpjeguar se, nëse operacioni do të ndalej, një marrëveshje do të ishte e mundur. “Prandaj vendosëm ta ndalonim”, tha Rubio.
Një sulm me raketa izraelite në Libanin lindor shkaktoi vdekjen e një komandanti xhihadist dhe së bijës.
Lajm në përditësim…
Komente







