Numri i personelit shëndetësor të prekur me COVID-19 në Shqipëri është 52. Ndër ta, 36 janë të shëruar. Ndërkohë, nga 16 të infektuarit aktivë vetëm një është i shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë, tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Ajo tha se nuk ka moshë të re në terapi intensive.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha ndër të tjera se vaksinimi vazhdon të bëhet normalisht në Shqipëri, ashtu si dhe kujdesi shëndetësor edhe për sëmundje të tjera në popullsisë.
Lajmi kryesor:
Vdes 90-vjeçari me COVID! Sot 19 raste, vatra të reja në Lezhë, Kurbin e Petrelë! Sërish më shumë të shëruar se të infektuarit aktivë!
