Nëse ju jeni një nga 65 milion ndjekësit e Kendall Jenner në të gjitha rrjetet sociale, atëherë po e ndihmoni atë të bëjë shumë, po shumë para. Miliona.
Frank Spadafora, drejtor ekzekutiv i një aplikacioni që mat fuqinë e modeleve, në një intervistë për CR Fashion Book tha se modelet që fitojnë më shumë nga postimet në rrjete sociale, janë: Kendall Jenner, Cara Delevigne dhe Gigi Hadid.
Një postim i vetëm në profilin e tyre paguhet nga 125,000 – 300,000 dollarë. Të tjera modele me më pak influencë tek publiku janë Karlie Kloss, Behati Prinsloo dhe Miranda Kerr, që fitojnë 25,000 - 50,000 dollarë për një postim.
Pjesa më interesante në të gjithë këtë është që këto modele paguhen më shumë duke reklamuar diçka në llogaritë e tyre, sesa fitojnë në ditë me punën si modele.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com