'Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, arbitri nuk i bie bilbilit', Albin Kurti: Serbia dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë

'Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, arbitri nuk i bie bilbilit', Albin Kurti: Serbia dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake Der Standard ka thënë se Perëndimi po vazhdon politikën e qetësimit ndaj Serbisë.

Duke folur për zgjedhjet në veri, ai ka thënë se nuk do kryetarë komunash shqiptarë në veri – siç janë aktualisht, pasi sipas tij, ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se thekson se janë plotësisht të ligjshëm.

Kurti ka shtuar se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë.

“Unë kam qenë disa herë në veri dhe kam takuar serbët, por këto takime nuk bëhen publike sepse njerëzit më kërkojnë. Familjet e tyre janë nën presion. Një serb që e emërova si këshilltar dha dorëheqjen pas dy orësh sepse gruas së tij i humbi menjëherë gjysma e pagës. Vetëm këtë vit në veri janë djegur 15 vetura me targa të Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa ka folur për takimin e fundit në Bruksel ai ka thënë se ka dashur të nënshkruajë edhe marrëveshjen kornizë me Serbinë edhe propozimin për Asociacionin, por sipas tij, Vuçiçi donte që Serbia dhe Kosova të nënshkruanin ndaras me BE-në.

“Nuk kam për të normalizuar marrëdhëniet me BE-në, por ato me Serbinë. Vuçiç ka kërkuar edhe një nen ku thuhet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se Kosova nuk do të ketë vend në Kombet e Bashkuara dhe se Serbia nuk do ta pranojë integritetin territorial të Kosovës. Negociatorët më pyetën se çfarë mendoja për këtë. Thashë që arbitri duhet t’i bie bilbilit nëse ka pasur shkelje të marrëveshjes. Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, bilbili nuk fishkëllehet. A mund ta imagjinoni një arbitër që ka humbur bilbilin dhe tani thjesht ndjek lojtarët? Kjo ndoshta ka të bëjë me politikën e qetësimit. Por për shkak se Perëndimi është kaq i butë ndaj Serbisë, në mënyrë paradoksale po e shtyn atë drejt Rusisë, edhe pse synohet e kundërta. Sepse Beogradi ka më shumë dashuri dhe frikë ndaj Moskës sesa Brukselit”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se Serbia ka qëndrim të ngjashëm ndaj Kosovës si Rusia ndaj Ukrainës. Megjithatë, sipas tij, trupat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO janë të stacionuara në Kosovë – dhe kjo sipas Kurtit ishte padyshim një faktor vendimtar që Serbia të mos pushtonte më 24 shtator.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?